• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Ambasadorja zvicerane: Mbetemi partnerë strategjikë të Shqipërisë në zhvillim dhe integrim

27/06/2025
in Politikë
Ambasadorja zvicerane: Mbetemi partnerë strategjikë të Shqipërisë në zhvillim dhe integrim

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ka kryer sot një vizite në Lin të Pogradecit. Në një deklaratë për mediet, ambasadorja vlerësoi bashkëpunimin mes ekspertëve zviceranë dhe atyre shqiptarë në fushën e arkeologjisë. Ajo theksoi rëndësinë e këtij partneriteti në zbulimin dhe ruajtjen e historisë së liqenit të Ohrit.

““Për ne si ambasadë e Zvicrës në Shqipëri, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i ekspertëve të arkeologjisë nga universiteti i Bern me arkeologë të Shqipërisë, me një bashkëpunim që po zhvillohet tashmë prej disa vitesh. Kanë bërë shumë zbulime të rëndësishme për historinë e vjetër të këtij liqeni të vjetër të Ohrit në Pogradec. Për ne është shumë mirë që shohim këtë lloj bashkëpunimi mes ekspertëve, me trajnime të përbashkëta dhe shkëmbim njohurish, që tregon se ka një potencial të madh turizmi. Unë jam shumë e lumtur që jam këtu në Lin,” tha ambasadorja.

E pyetur mbi ndërprerjen e mundshme të fondeve për bujqësinë nga Zvicra, Huber sqaroi se projektet në Shqipëri nuk janë ndërprerë, por kanë përfunduar sipas planifikimit afatgjatë.

“Pikë së pari dua të them se aktiviteti këtu nuk është financuar nga ambasada e Zvicrës, por është përfshirë universiteti i Bern. Ambasada zvicerane në Shqipëri ka një përfshirje të madhe me programe në fusha të ndryshme me Shqipërinë. Jemi ende financues të fuqishëm për Shqipërinë, nuk ka një reduktim specifik për agrikulturën. Një nga projektet më të mëdha që kemi mbështetur për 12 vite po përmbyllet tani, është një përfundim i planifikuar i projektit 12 vjeçar për punësimin e të rinjve, turizmin, agrikulturën. Siç e shihni, projekti jonë ka qenë shumë i gjerë edhe në kohë, në mbështetjen e procesit të zhvillimit edhe institucional për kohë të gjatë”, shtoi ambasadorja.

Në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ambasadorja ripërsëriti mbështetjen e Zvricrës duke theksuar se vendi ynë ka bërë progres të shpejtë.

“Zvicra nuk është anëtare e BE, por shohim që integrimi i Shqipërisë në Europë është një prioritet i qartë i qeverisë shqiptare. Me programin tonë për zhvillim ne mbështesim integrimin në BE. Shpresojmë që në fusha të ndryshme që ne mbështesim për zhvillimin e mëtejshëm, kontribuojmë që Shqipëria të arrijë standardet e kërkuara dhe ato që duhen për integrimin në BE. Duam të forcojmë institucionet e ndryshme të shtetit shqiptar dhe shohim një progres shumë të shpejtë”, përfundoi ajo.

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!