• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

‘Dezinformimi’/ Miratohet strategjia kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja, Braçe: Forcon sigurinë kombëtare

26/06/2025
in Politikë
‘Dezinformimi’/ Miratohet strategjia kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja, Braçe: Forcon sigurinë kombëtare

Në mbledhjen e fundit për këtë legjislasturë, Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin, miratoi Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit. Kryetari i komisionit, Erion Braçe specifikoi 4 objektivat kryesorë dhe efektet që priten nga implementimi i strategjisë.

“I pari ngritja dhe konsolidimi i kapaciteteve institucionale për të parandaluar, zbuluar dhe analizuar ndërhyrjet e huaja në fushatat zgjedhore, përforcimi i mbrojtjes ligjore dhe mekanizmave të monitorimit, rritja e trasnparencës dhe mekanizmat për mbikëqyrjen e financimeve politike, forcimi i përgjegjësisë dhe koordinimi për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja. I dyti, mbrojtja e sigurisë kombëtare nga ndërhyrjet e huaja. I treti, mbrojtja e ekonomisë dhe sektorëve të tjerë kritikë. I katërti, mbrojtja dhe forcimi i lirisë së shprehjes dhe medias dhe rritja e ndërgjegjësimit së opinionit publik kundër dezinformimit.”, tha ai.

Ai solli si shembull ndikimin e lajmeve të rreme gjatë pandemisë së Covid-19 dhe konflikteve të armatosura, si lufta në Ukrainë, ndërsa shtoi se do të rrisin bashkëpunimin me NATO-n dhe BE në adresimin  e rreziqeve hibride.

“Në cilësinë e një vendi partner, Shqipëria synon të intensifikojë bashkëpunimin me NATO-në dhe BE-në për adresimin e rreziqeve hibride. Kjo nënkupton shkëmbimin e informacionit, ndarjen e praktikave më të mira dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj fushatave keqdashëse informative në nivel rajonal dhe global”, theksoi Braçe.

Braçe theksoi gjithashtu se, “është parashikuar ngritja e një Komiteti ndërinstitucional ose mekanizmi koordinues që do të mbikëqyrë zbatimin e strategjisë hap pas hapi në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin”.

Më të lexuarat

  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen edhe në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tenderët e AKSHI-t, Luan Basha në qendër të skandalit; dokumente false dhe miliona euro përfitime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në qytetin e Falcones dhe Borsellinos, Klodian Braho ‘mesazh’ bandave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në Serbi i gjithë populli në këmbë për të rrëzuar Vuçiçin… në Shqipëri votojnë Saliun

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump sinjalizon marrëveshje me Iranin, Teherani bën ofertën e madhe për programin bërthamor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!