• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Më i votuari i Tiranës, pakënaqësitë brenda PS, Gonxhja: Asnjë presion administratës

25/06/2025
in Politikë
Blendi Gonxhja parashikon rezultatin e PS në Tiranë: Synojmë mbi 20 mandate

Blendi Gonxhja, i cili arriti të renditej i pari në 11 Maj në Tiranë, në një intervistë për A2 CNN, iu përgjigj aludimeve brenda partisë së tij për përdorimin e pushtetit të ministrit, përmes presionit ndaj administratës së gjerë që dikasteri i tij ka në administrim.

“Nuk mund të vërtetojë dot askush, kurrë, një provë të vetme që unë, apo kandidatë të tjerë ministra, të kemi ndikuar apo ushtruar trysni për të ndikuar votën e administratës apo të atyre që punojnë për ne”, tha Gonxhja.

Për ata që nuk binden me deklarata, ai tregoi derën e drejtësisë. “Kush ka pretendime të tilla është i ftuar t’i çojë në organet kompetente për t’i vërtetuar ato”, shtoi ai.

I vetëdijshëm që emri i tij përflitet si kandidat potencial për t’i zënë vendin Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, Blendi Gonxhja tregohet i kujdesshëm për të qenë në një linjë me shefin e tij politik, që për momentin nuk ka shpallur zgjedhje në kryeqytet, shkruan A2 CNN.

“Kur përballesh me një pritshmëri pozitive, apo kur opinioni publik mund të mendojë pozitivisht për një kandidaturë, kushdo qoftë ai, natyrisht do të ishte një moment pozitiv. Nuk ka asnjë lloj ambicie timen në këtë drejtim dhe nuk ka asgjë konkrete që të lidhet me personin tim. Unë mendoj që nuk jemi fare në këtë moment për zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, ato kanë datën e tyre”.

Përveç dilemës së Bashkisë së Tiranës, Gonxhja, së bashku me kolegët socialistë, do të duhet të kalojnë një verë në ankth, derisa Kryeministri të vendosë për formacionet e reja qeverisëse dhe politike.

“Vera do të jetë e nxehtë, pasi stina është e nxehtë, por nuk ka asnjë rëndësi se sa keq do t’i bëjë vapa kujtdo, pra personit individualisht, pasi këtu rëndësi ka objektivi kryesor, ai që kishim në kokë: integrimi i Shqipërisë. Pjesa individuale është shumë relative dhe nuk besoj se do të më shqetësonte”.

Socialistët kanë nisur që tani përgatitjet në të paktën tre bashki: atë të Matit, Beratit dhe Tepelenës, ku në vjeshtë do të duhet të nisin fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme vendore.

Më të lexuarat

  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen edhe në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tenderët e AKSHI-t, Luan Basha në qendër të skandalit; dokumente false dhe miliona euro përfitime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në qytetin e Falcones dhe Borsellinos, Klodian Braho ‘mesazh’ bandave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në Serbi i gjithë populli në këmbë për të rrëzuar Vuçiçin… në Shqipëri votojnë Saliun

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump sinjalizon marrëveshje me Iranin, Teherani bën ofertën e madhe për programin bërthamor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!