• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Çfarë parashikon ligji për bashkëpronësinë? E shpjegon ministri Mazniku

19/06/2025
in Politikë
Çfarë parashikon ligji për bashkëpronësinë? E shpjegon ministri Mazniku

Qeveria miratoi para pak ditësh ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, që do të garantojë pronën private, bashkëpronësinë, si dhe sigurinë e ndërtesave në vetvete. Ligji ka si qëllim përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të përbashkëta për të siguruar një cilësi më të mirë jetese për gjithë komunitetin urban.

Ligji gjithashtu mbart detyrime për bashkëpronarët dhe përcakton standardet e administrimit të ndërtesave, si dhe detyrimin për regjistrimin e aktit të bashkëpronësisë.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan sqaroi për publikun të gjitha masat de detyrimet që parashikon ligji i bashkëpronësisë. Ai shtoi se të gjithë njerëzit bashkëpronar të ambienteve të përbashkëta të pallatit ku jetojnë kanë detyra dhe përgjegjësi për mirëmbajtjen.

“Sot kemi rreth më shumë 40% të popullsisë që jeton në pallat, në këtë situatë bashkëpronësie. Unë besoj se shumë se pika e parë që duhet të bëjmë dhe që do të bëjë ligji, është qartësimi i njerëzve mbi bashkëpronësinë dhe akteve nënligjore. Kemi caktuar një ligj, ku duhet që ASHK-ja të prodhojë një certifikatë, që thotë se përshëmbull pallati 132 ka 175 metra ambient të përbashkët, ka një ashensor, ka 570 metra truall, ka tarracë dhe të gjitha këto janë në bashkëpronësi të familjes numër 1, apartamenti 25 A. I cakton ligji këto, cakton bashkëpronësinë duke e bërë të qartë në fakt se çdo person është në mënyrën proporcionale bashkëpronar i një sipërfaqeje të caktuar. Prej kësaj lind më pas edhe detyrimi i të gjithë njerëzve, që për këtë pjesë që janë bashkëpronarë, të kenë përgjegjësi për mirëmbajtjen. Kërkesa dhe pretendime.”

Ligji u jep të drejta organeve drejtuese si asamblesë së bashkëpronarëve, kryesisë dhe administratorit ose shoqërisë së administrimit në ndërtesa të kryejnë funksione të posaçme në kuadër të administrimit të pasurisë së përbashkët.

Ministri shtoi se administratori do të pajiset me NIPT. Në këtë mënyrë ai mund të lëshojë fatura të fiskalizuara të cilat nëse lind nevoja. Faturat që lëshohen do të kenë fuqi ekzekutive, çka i bën pagesat e detyrueshme dhe shmang refuzimin nga individë të veçantë për të kontribuar në shërbimet e përbashkëta.

Administratori do të ketë të drejtën që të krijojë një llogari bankare për gjithë pallatin dhe në këtë mënyrë pallati do të ketë buxhetin rezervë për mirëmbajtjen, suvatim apo restaurim.

“Pikë së pari ristrukturojmë në mënyrë se si funksionon Asambleja, pra mbledhja e përbashkët e banorëve, Kryesia dhe zgjedhja e administratorit. Administratori tani merr një numër NIPT-i, duke marrë një numër NIPT-i,a i ka mundësi që të lëshojë një faturë. Duke pasur këtë numër, administratori do të ketë mundësi që të hapë edhe një llogari në emër të pallatit, ku jo vetëm do të bëhet depozitimi i lekëve, por do të ketë edhe një fond rezervë.”

Arbjan Mazniku tha se ligji parashikon dhe “librin e bashkëpronësisë”, sipas tij çdo subjekt në qytet do të ketë librin e vet në të cilin do të shkruhen të gjitha të dhënat e pallatit, dhe çdo ndryshim që bëhet sqarohet në libër.

“Ligji parashikon detyrimin që të gjitha subjektet të sigurojnë ambientin e përbashkët. Libri i bashkëpronësisë është një element tjetër, çdo bashki detyrohet që të krijojë një libër për secilin subjekt, të gjitha subjektet e qytetit do të kenë librin e tyre të bashkëpronësisë, dhe çdo ndryshim që do të bëhet në pallat do të shkruhet në libër.”

Sa i takon ndërhyrjes në subjekt, nga një banues i pallatit, ministri shtoi se do të jenë vetë banorët e pallatit ata të cilët do e ndalojnë, apo i japin dritën jeshile, duke e cilësuar si një të mirë të përbashkët.

“Ligji strukturon në mënyrë të qartë se si mund të bëhen ndërhyrjet, ku duhet të bëhen ndërhyrje dhe kujt i merret leje. I merret leje bashkëpronësisë për të bërë ndërhyrje dhe në varësi të tipologjisë së ndërhyrjes ka edhe një sasie të caktuar.”

Më të lexuarat

  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!