• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

2240 kuti hapen për rinumërim / Procesi nis nga Elbasani, më pas vijon me Tiranën, Fierin dhe Durrësin

15/06/2025
in Politikë
2240 kuti hapen për rinumërim / Procesi nis nga Elbasani, më pas vijon me Tiranën, Fierin dhe Durrësin

96 kutitë e para që do të hapen janë të Elbasanit, jo për t’u rinumëruar, por për të verifikuar nëse treni bullgar është ndaluar në stacionin e Gramshit dhe Peqinit me 11 maj sipas pretendimeve të PD.

Stafi i KQZ-së do të kontrollojë nëse ka mospërputhje mes numrit të votave të hedhura dhe numrit të votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Pas përfundimit të verifikimeve në Elbasan, procesi do të vijojë me rinumërimin e plotë të kutive në qarqet e tjera.

Në Tiranë do të hapen dhe rinumërohen 1 282 kuti votimi,  në Fier 587 kuti, ndërsa në  Durrës do të rinumërohen gjithsej 275 kuti votimi.

Gjithashtu, në këtë qark do të hapen edhe 126 kuti të tjera të përzgjedhura për verifikim shtesë, përfshirë edhe kutitë e votave të ardhura nga jashtë vendit, me kërkesë të Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja për Legalitetin.

Procesi i rinumërimit do të zhvillohet në dy faza. Fillimisht do të bëhet numërimi i votave për subjektet politike, ndërsa më pas do të numërohen edhe votat e kandidatëve për deputetë.

Në total, gjatë këtij procesi do të hapen dhe verifikohen rreth 2 240 kuti votimi në katër qarqe të vendit. KQZ ka bërë të ditur se për Tiranën procesi pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa në qarqet e tjera afatet do të përcaktohen në vijim, në varësi të ecurisë së punës.

Më të lexuarat

  • Kokalari i shkruan DASH-it: Takimi me Mediun mund të përdoret si mbështetje për Berishën

    Kokalari i shkruan DASH-it: Takimi me Mediun mund të përdoret si mbështetje për Berishën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fytyra të nxira dhe të vrenjtura: Muli dhe “profesori” nxijnë në fjalimin e “fitores” së Berishës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Avokati i Berishës tregon pse kandidoi i vetëm në zgjedhjet për kryetar të PD: Ai kishte kundërshtar Saliun e djeshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e ka blerë Babloku “gjyshin” e PD, me para dhe leje ndërtimi për Zenin dhe dhëndrin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen edhe në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!