• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Zgjedhje të parakohshme dhe lokale njëkohësisht? Si përgjigjet Jorida Tabaku

11/06/2025
in Politikë
“3 vitet e shkuara nuk kanë qenë normale në PD”, Tabaku zbulon strategjinë e saj për fushatën elektorale: Do të fokusohem tek…

“Nuk i parashikoj dot”. Kështu u përgjigj deputetja demokrate, Jorida Tabaku, kur u pyet në studion e Klan News se çfarë pret në 4 vitet e ardhshme të qeverisë së Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë me gazetarin Drini Zeqo, ajo theksoi se Partia Demokratike do ta bëjë betejën e saj për zgjedhje të lira.

Paralelisht sipas saj duhen përdorur denoncimet, por njëkohësisht duhet të vijohet me kërkesën e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike.

Por a mund të ishte një propozim mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe zgjedhjeve lokale në të njëjtën kohë? Për Tabakun për momentin është e parakohshme të flitet diçka e tillë.

“Pa u zgjidhur situata dhe problematika e zgjedhjeve unë besoj që është e parakohshme që të flasim. Por nëse kemi një situatë të ndërmjetme me qeveri teknike dhe me shumë çështje të tjera të zgjidhura dhe ezauruara, pastaj është diskutim tjetër”, tha ajo.

Sipas Tabakut, Shqipëria ndodhet në një fazë që ka nevojë për reflektim si shoqëri.

Gjatë intervistës në Klan News, Tabaku komentoi edhe lajmin e ditës së sotme që parlamenti do hyjë në “shkollë”.

Bëhet fjalë për 53 deputetët e rinj socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit të cilët do të kenë një verë intensive.

Ata do të kalojnë një kurs trajnimi nga 20 qershori dhe lektori i parë i tyre do të jetë vetë kryeministri Edi Rama.

“Ku ka më mirë se ai që t’u mësojë çfarë është parlamenti. Ai ka katër vite pa ardhur në parlament. Kupton çfarë parodie e madhe është kjo. Nën drejtimin e Elisa Spiropalit, por edhe Lindita Nikollës deri në një farë niveli vlera e parlamentit ka rënë komplet. Nuk është parlamenti arena e debatit që prodhon argument, që prodhon mendim politik”, tha Tabaku.

E pyetur edhe për analizën që duhet të bëjë vetë Partia Demokratike pas zgjedhjeve, Tabaku tha se debati nuk duhet kaluar përtej partisë, një gabim që sipas saj është bërë në të shkuarën.

“Debatin e brendshëm nuk duhet ta bëjmë as debat televizionesh, as debat të përcaktuar nga jashtë. Nuk duhet të përsërisim gabimet që kemi bërë në të shkuarën. Për mua fakti që debati i Partisë Demokratike ka shkuar qoftë në studio televizive, qoftë në sallën e parlamentit nuk ka qenë faktor i mirë. Mund ta ketë dëmtuar publikisht. Le t’i lemë strukturat që pasi të përfundojë ky proces t’i marrin vendimet, të reflektojnë, të shohin hapat që duhen ndërmarrë”, tha Tabaku.

Më të lexuarat

  • Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë

    Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari i shkruan DASH-it: Takimi me Mediun mund të përdoret si mbështetje për Berishën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fytyra të nxira dhe të vrenjtura: Muli dhe “profesori” nxijnë në fjalimin e “fitores” së Berishës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Avokati i Berishës tregon pse kandidoi i vetëm në zgjedhjet për kryetar të PD: Ai kishte kundërshtar Saliun e djeshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e ka blerë Babloku “gjyshin” e PD, me para dhe leje ndërtimi për Zenin dhe dhëndrin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!