AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Xhafa: Sali Berisha, komunist i zjarrtë apo “kalë troje” i shërbimeve të huaja?!

by SHT Media
10/06/2025
in Politikë
6
0
Xhafa: Sali Berisha, komunist i zjarrtë apo “kalë troje” i shërbimeve të huaja?!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një skenë ku e kaluara dhe politika bashkohen në një duel pa fund, figura e Sali Berishës vazhdon të ngjallë debate të zjarrta dhe kundërshti të thella. Ish-komunisti që sot akuzohet si “kalë troje” i shërbimeve të huaja, është një nga personazhet më kontroversë të historisë politike shqiptare. Muharrem Xhafa, ish-shefi i Edukimit në Komitetin Qendror të PPSH, i përmbys narrativat zyrtare dhe hedh dritë mbi një dosje të errët që përmban fakte dhe detaje të pakëndshme për kreun e Partisë Demorkatike, Sali Berisha.

Në këtë intervistë ekskluzive për “SOT”, Xhafa trajton me guxim qëndrimet e Berishës ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, mohimin e 29 nëntorit si ditë çlirimi dhe lidhjet e dyshimta me ish-Sigurimin dhe agjencitë e huaja. Një portret i ndërtuar mbi fakte të hidhura, të cilat rrëzojnë legjendat dhe zbulojnë njolla të errëta në biografinë e një prej figurave më të forta dhe më të diskutueshme të Shqipërisë postkomuniste.

Madje kjo intervistë e ish-funksionarit të Lartë të Partisë së Punës, Muharrem Xhafa me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, hap dyert e kujtesës historike, duke sfiduar atë që sot quhet e vërtetë dhe duke kërkuar drejtësi për kujtesën kolektive të kombit. Një bisedë që nuk duhet humbur për këdo që kërkon të kuptojë thelbin e politikës shqiptare dhe të kaluarës që ende ndikon në të ardhmen tonë.

 -Zoti Xhafa, pavarësisht se jemi në një klimë politike të tensionuar, do të dëshiroja një bisedë përtej aktualitetit, konkretisht për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) dhe figurën e Sali Berishës, veçanërisht për periudhën para viteve ’90, por edhe për faktin se ai vijon të këtë alergji nga lufta partizane. Në mënyrë të përsëritur, Z. Berisha ka deklaruar se LANÇ ka qenë vëllavrasëse dhe ka akuzuar partizanët për gjenocid. Si e gjykoni këtë qëndrim? A deformon kjo historinë? Dhe a ka ndonjë të vërtetë në atë që thotë?

Shiko, shoku Rigels. Kjo pyetje, ndonëse jashtë temës së ateizmit që kam trajtuar për gazetën “Sot”, është bërë me zgjuarsi dhe qëllim të qartë, ndaj do t’i jap një përgjigje të merituar. Qëndrimi i z. Berisha ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk është as i ri, as befasues. Është një qëndrim i vjetër, i përdorur dhe ripërdorur në funksion të interesave politike të tij, që sot tingëllon si një jehonë e zbehtë dhe e zhurmshme e një të shkuare që ai vetë është përpjekur ta mohojë e ta deformojë. Kjo deklaratë nuk është veçse një kopje e zvetënuar e frazave të dikurshme të tij, që në thelb synojnë të justifikojnë devijimet e qëndrimeve të mëparshme kur ishte në pushtet.

Nuk duhet harruar se Berisha, dikur, kur pushteti popullor ishte ende në fuqi, nuk lejonte askënd të cenonte figurën e LANÇ-it apo datat historike si 29 nëntori. Por sot, ndryshe nga dje, “dallëndyshja ka kthyer drejtimin”. Historikisht, LANÇ-i është luftuar e baltosur nga organizatat balliste e zogiste, të cilat bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë dhe i shërbyen interesave të huaja. Edhe pas çlirimit, këto mbeturina politike e ideologjike vazhduan ta përçmonin LANÇ-in, edhe pse në publik shpesh hiqeshin si mbështetës të pushtetit. Me shumë gjasë, z. Berisha, në atë periudhë, ka qenë në një linjë të heshtur me këto qëndrime, edhe pse formalisht i kishte dënuar. Pas vitit 1990, kur këto forca dolën sërish hapur në skenën politike, Berisha, tashmë President, u bë zëdhënësi i tyre i ri.

Që atëherë nisi dhe një fushatë e gjatë për ta rishkruar historinë dhe për të zhbërë lavdinë e LANÇ-it. Por është e papranueshme të cilësosh si “vëllavrasëse” një luftë që e kanë njohur dhe vlerësuar si çlirimtare vetë aleatët e mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore – SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik – dhe që nuk është cilësuar e tillë as nga vetë pushtuesit italo-gjermanë. Partizanët shqiptarë, të organizuar në 24 brigada sulmuese, luftuan për çlirimin e vendit dhe jo për hakmarrje apo krime. Po të ishin kryer gjenocide, Shqipëria do të ishte përmendur në rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, veçanërisht si vend socialist në një kontekst të përhershëm vëzhgimi.

Këto akuza janë trashëguar nga gjuhët e humbësve të luftës – ballistë, zogistë dhe bashkëpunëtorë të pushtuesve – dhe sot përçohen nga trashëgimtarët e tyre ideologjikë dhe nga zëra që janë në shërbim të agjenturave antishqiptare. Por historia nuk shkruhet me inat politik apo urrejtje personale. LANÇ-i ishte, është dhe do të mbetet një nga faqet më të ndritura të historisë së popullit shqiptar. Ajo do të jetojë sa të jetojë kujtesa kombëtare dhe ndjenja e drejtësisë në këtë vend.

– Sali Berisha duket i vetmuar në betejën e tij kundër 29 nëntorit, një datë e shenjtë për shqiptarët, që shënon çlirimin e vendit nga okupatori nazi-fashist dhe fillimin e një epoke të re të lirisë dhe pavarësisë… Pse Berisha ka ketë urrejtje për LANÇ?

Sali Berisha nuk është i vetëm në betejën e tij kundër 29 nëntorit; ai ka edhe mbështetës që e ndjekin në këtë qëndrim. Megjithatë, as ai dhe as ata nuk e njohin 29 nëntorin si Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, jo për shkak të mosnjohjes së së vërtetës së LANÇ-it, por sepse kështu u është urdhëruar të veprojnë nga interesat që përfaqësojnë. Unë, nga ana ime, jam kundër rendit shoqëror borgjez dhe për pasojë kundër padrejtësive që vijnë prej tij, por nuk mund të pranoj mohimin e 29 nëntorit si një datë historike e shenjtë për shqiptarët.

Berisha dhe aleatët e tij kanë urdhëruar një narrativë të ndryshme, e cila është në kundërshtim me realitetin historik të luftës çlirimtare. Kjo luftë, që nisi në vitin 1942, kaloi kufijtë e tokës shqiptare dhe është dëshmi e lavdishme e rezistencës dhe bashkimit të popullit tonë kundër okupatorëve nazi-fashistë. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij e urrejnë LANÇ-in jo sepse nuk e njohin të vërtetën, por sepse kështu u kërkohet nga ata që duan të minojnë unitetin dhe krenarinë kombëtare. Në fund të fundit, historia e vërtetë nuk mund të mohohet dhe 29 nëntori do të mbetet gjithmonë një simbol i çlirimit dhe shpresës për shqiptarët.

-Pse PD-ja nuk e njeh 29 nëntorin si Ditë Çlirimi?

Së pari, duhet të theksoj se 29 nëntori është një festë zyrtare dhe ditë pushimi kombëtar, e përcaktuar qartë në Kushtetutën e Shqipërisë. Pavarësisht nëse dikush është dakord apo jo me këtë, zbatimi i Kushtetutës është detyrim për të gjithë, dhe më së paku, kushdo duhet të respektojë këtë fakt dhe të heshtë. Së dyti, qëndrimi i Sali Berishës për 29 nëntorin është njësoj si ai i Partisë Demokratike. Pyetja është: cilat nga arritjet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe rendit socialist i ka njohur PD-ja dhe Sali Berisha? Edhe pse brenda PD-së ka njerëz që me zemër e pranojnë 29 nëntorin, pak kush ka guxim t’i kundërvihet Berishës. Ai nuk është vetëm ish-komunisti antikomunist i PD-së; shumë prej anëtarëve të saj janë bij e bija, nipër e mbesa të ish-komunistëve dhe kuadrove të sistemit socialist.

-A kanë dhënë ballistët dhe zogistët ndonjë kontribut në çlirimin e vendit?

Nuk kam qenë vetë pjesë e ushtrisë partizane, por në studimet e mia kam përmendur se disa bijë të ballistëve dhe zogistëve, për shkak të bindjeve personale dhe mosmarrëveshjeve me familjet e tyre, janë bashkuar me radhët partizane dhe disa prej tyre dhanë edhe jetën për çlirimin e Shqipërisë. Megjithatë, unë i konsideroj ata pjesë të LANÇ-it, jo të ballistëve apo zogistëve, pasi kanë luftuar si partizanë. Ballistët dhe zogistët në përgjithësi nuk iu bashkuan luftës çlirimtare, përkundrazi, ata bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë dhe sulmuan partizanët dhe popullin që kërkonte lirinë. Prandaj, nuk mund të quhen kontribues të LANÇ-it ata që kanë bashkëpunuar me okupatorët.

– A ka të dhëna që e lidhin Sali Berishën me ish-Sigurimin e Shtetit apo me agjenturat e huaja?

Dua të theksoj qartësisht se në intervistat dhe shkrimet e mia për gazetën “Sot” nuk jam marrë drejtpërdrejt me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, as me agjenturat e huaja apo me dokumentacionin e tyre. Kjo temë është shumë sensitive dhe kërkon hetime dhe përgjegjësi të posaçme nga organet kompetente, ndaj unë nuk kam ndërmarrë ndonjë hulumtim apo denoncim të drejtpërdrejtë në këtë drejtim. Megjithatë, bazuar në informacionet që kam lexuar nga media të ndryshme dhe nga gazetat që merren me këtë fushë, përfshirë edhe publikimet e gazetës tuaj, del një tablo që Sali Berisha ka pasur lidhje me agjenturat e huaja, madje në disa raste është përmendur si agjent apo madje super agjent i tyre.

Kjo është një çështje tepër serioze dhe e rëndësishme, që patjetër duhet të trajtohet dhe të verifikohet me përgjegjësi nga institucionet shtetërore që kanë kompetencën për hetimin e çështjeve të sigurisë kombëtare. Mungesa e ndonjë përgjigjeje apo sqarimi zyrtar nga ana e zotit Berisha, përkundrazi heshtja e tij në këtë çështje, ngjall natyrshëm shumë dyshime dhe spekulime. Është po ashtu e rëndësishme të përmendet se ata që kanë folur dhe shkruar për këto lidhje nuk janë persona të rastësishëm apo me interesa personale të parëndësishme, por figura serioze dhe institucione me peshë në arenën publike dhe mediatike, çka i bën akuzat dhe aludimet edhe më domethënëse.

Prandaj, për të sqaruar plotësisht dhe për të vënë të gjitha faktet në vend, duhet një hetim transparent dhe i thelluar nga organet përgjegjëse, që të zbardhet e vërteta dhe të mos lihen hapësira për keqkuptime apo spekulime të mëtejshme.

Intervistoi: Rigels Seliman

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.