• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Meta i pandehur për aferën CEZ-DIA, “ortaku” i tij kërkon drejtësi! Kërkesa e Kastriot Ismailajt në Kushtetuese

08/06/2025
in Politikë
Meta i pandehur për aferën CEZ-DIA, “ortaku” i tij kërkon drejtësi! Kërkesa e Kastriot Ismailajt në Kushtetuese

I vetmi i dënuar deri tani për skandalin me CEZ- DIA, teksa i pandehur është marrë edhe ish presidenti Ilir Meta, Kastriot Ismailaj nuk tërhiqet nga beteja me drejtësinë. Pasi ka humbur edhe në Gjykatën e Lartë, e cila një vit më parë vendosi të mos e pranonte rekursin e tij, Ismalaj kërkon pafajësi në Gjykatë Kushtetuese, edhe pse tashmë e ka lënë qelinë pas përfundimit të dënimit.

Kushtetuesja e ka kaluar çështjen për shqyrtim në seancë plenare, që do të zhvillohet mbi bazë dokumentesh më 19 qershor. Kastriot Ismailaj është dënuar me 11 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash. Ndërsa i janë konfiskuar rreth 4.5 milionë euro në 5 llogari të ndryshme bankare.

Kastriot Ismailaj u arrestua në 12 maj të vitit 2015, pasi u vu nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës se mori plot 6.5 mln dollarë nga kontrata e CEZ-DIA, për një shërbim të cilin nuk e ka kryer. Në një tjetër çështje, tashmë në ngarkim të një prej politikanëve më të rëndësishëm në vend, Ilir Metës, SPAK e konsideron Kastriot Ismailajn si njeriun e Metës në këtë aferë.

Historinë e aferës CEZ-DIA, SPAK e nis pikërisht me krijimin e kompanisë së Kastriot Ismailajt, “Debt Internacional Advisory” në offshore në “Virgin Island” më 5 korrik 2010, ndërsa dega në Shqipëri më 4 gusht të po atij viti. Ndërkohë që një marrëveshje me bordin e CEZ u firmos më 1 shtator. Pra as një muaj më pas. Duket qartë se Prokuroria këtu dyshon se qëllimi i krijimit të kësaj kompanie ka qenë pikërisht kjo marrëveshje.

Gjatë periudhës së krijimit të kompanisë dhe diskutimit për marrëveshjen, SPAK thekson se Ilir Meta dhe Kastrioti Ismailaj kanë komunikuar plot 115 herë me njëri-tjetrin, telefonata ose mesazhe, në vetëm 5 muaj. Jo vetëm kaq por Meta e merrte Ismajlajn me vete në mbledhjes e CEZ në Pragë, e bëri që të merrte pjesë në mbledhjes e Këshillit Mbikqyrës së CEZ-DIA por edhe Këshillit Mbikëqyrës të OSHE, edhe pse ligjërisht nuk i takonte. Ilir Meta kishte një objektiv, të përfitonte 10 milionë euro nga afera CEZ-DIA, thuhet në dosjen e SPAK, dhe për këtë do të shfrytëzonte Kastriot Ismailajn, i cili tashmë pret fjalën e Gjykatës Kushtetuese.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!