• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Gazetari’: Berisha duhet të zbatojë statutin e PD-së pas humbjes! Në moment kyç për integrimin, kritikon Shqipërinë në Bruksel

06/06/2025
in Politikë
Gazetari’: Berisha duhet të zbatojë statutin e PD-së pas humbjes! Në moment kyç për integrimin, kritikon Shqipërinë në Bruksel

Gazetari Artur Nura u shpreh sot në ‘Studio Live’ se nëse vota e kandidatëve apo partive është prekur dhe do konkludojë nga rinumërimi, kjo duhet të shoqërohet edhe me procedim penal e ligjor.

Ai kritikoi sjelljen e kreut të PD-së, Sali Berisha, me baltosjen që po i bën Shqipërisë në Bruksel për interesat e tij, në kohën kur vendi ndodhet në momente kyçe për integrimin, teksa theksoi se duhet të zbatojë statutin që ka votuar vetë dhe të largohet nga drejtimi pas humbjes së zgjedhjeve më 11 maj.

Megjithatë sipas Nurës, Berisha doli më i fituar nga zgjedhjet dhe jo vetëm Rama, pasi mori vulën e partisë, konsolidoi pozitën si kryeopozitar me 50 deputetë në parlament dhe kontrollon partinë me besnikët e tij.

“Nëse vota i jepet dikujt dhe i kalon dikujt tjetër, kjo është një shkelje e qartë e ligjit. Kërkesat e ligjshme duhen zbatuar. Nëse vërtetohet pretendimi, në këtë rast i zotit Aulon Kalaja, atëherë duhet të ketë edhe përgjegjësi penale”, tha gazetari.

Ai nënvizoi se dy krerët epartive të mëdha janë të kënaqur nga ajo që morën politikisht prej zgjedhjeve të 11 majit. Por ai nënvizoi se Berisha duhet të zbatojë statutin e partisë që votoi edhe vetë, “Nenin Basha”.

“Nga ana tjetër edhe Rama është i kënaqur, pasi me Berishën në opozitë mban pushtetin. Sipas statutit Berisha duhet të ishte larguar nga PD-ja. Por Berisha duket i qetë, pasi doli i fituar nga kjo sfidë, ai është i kënaqur me fitoren që mori. Ai nuk e kishte partinë, mori edhe PD-në, edhe vulën, mori edhe deputetët tani duke përfaqësuar opozitën me 50 mandate, që në dukje janë edhe njerëz që i binden. U zyrtarizua si kryetar i PD-së dhe nuk do njohë zgjedhjet, mendoj kjo është rruga e tij”, vijoi Nura analizën e tij për Report Tv.

Nura kujtoi edhe sjelljen politike të kreut të PD-së ditët e fundit, ku bën vizita në Bruksel për të nxirë Shqipërinë, teksa vendi ndodhet në një fazë të rëndësishme të integrimit në BE.

“Shqipëria tani është pjesë edhe e gjeopolitikës ndërkombëtare. Raport i Parlamentit Europian u pa, në krahun tjetër ato që mund t’i kujtohen Ramës, i kujtohen edhe Berishës me Gërdecin. Pra u futëm në NATO pavarësisht ngjarjeve. Edhe sot në Bruksel po punohet që Shqipëria të jetë pjesë e gjeopolitikës dhe BE-së, të integrohet. Kurse ai, (Berisha), vete e kritikon atje Shqipërinë, kur ka një tjetër mision integrimi në Bruksel. Edhe pse duhet të themi se raporti kishte edhe kritika për të dyja palët”, komentoi Nura.

Më të lexuarat

  • Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë

    Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari i shkruan DASH-it: Takimi me Mediun mund të përdoret si mbështetje për Berishën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fytyra të nxira dhe të vrenjtura: Muli dhe “profesori” nxijnë në fjalimin e “fitores” së Berishës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Avokati i Berishës tregon pse kandidoi i vetëm në zgjedhjet për kryetar të PD: Ai kishte kundërshtar Saliun e djeshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e ka blerë Babloku “gjyshin” e PD, me para dhe leje ndërtimi për Zenin dhe dhëndrin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!