• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Kjo rrugë po e çon Shqipërinë në diktaturë”, ankohet edhe Shehu: Zgjedhjet janë manipuluar tërësisht

05/06/2025
in Politikë
“Kjo rrugë po e çon Shqipërinë në diktaturë”, ankohet edhe Shehu: Zgjedhjet janë manipuluar tërësisht

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se procesi i votimit në zgjedhjet e 11 majit është manipuluar tërësisht.

Në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Shehu u shpreh se procesi është deformuar në shumë hallka duke filluar që në fillimet dhe zhvillimin e procesit zgjedhor

“Procesi i zgjedhjeve është manipuluar në tërësinë e tij, në thelbin e tij, në drejtime të ndryshme me taktika të ndryshme, duke filluar që tek presionet mbi administratën, që tek keqpërdorimi i pushtetit, shpërndarja e parave, grupet kriminale, terrorizimi i njerëzve dhe shumë elementë të tillë, për të shkuar pastaj tek asjo që ndodhi me emigrantët, duke marrë Greqinë, ku qartësisht ka një megamanipulim, megadeformim të procesit të zgjedhjeve duke bërë që zarfet të shkojnë të grumbullohen në qendra të ndryshme, të futen në thes dhe të vijnë të numërohen këtu ku duke shkelur edhe kontratën me DHL që nuk kishte të drejtë të kontraktonte nënkontraktorë por e bëri këtë për të hequr përgjegjësinë. Ky që po ndodh ka të bëjë vetëm me procesin final të hedhjes së votës , por nuk ka të bëjë  me tërrësinë e procesit të zgjedhjeve. Nuk sqaron asgjë në tërrësi. Procesi  është deformuar në shumë e shumë hallka duke filluar që në fillimet e krijimit dhe zhvillimit të procesit zgjedhor”, u shpreh Tritan Shehu.

Shehu ndër të tjera është shprehur se shqiptarët duhet të kuptojnë që kjo rrugë po i çon në një diktaturë.

“E para unë pres nga shqiptarët. Duhet të jemi të sinqertë.  Çdo popull duhet t’i dalë zot vetes së tij, t’i thotë jo shtypjes, jo deformimit të zgjedhjeve. Unë mendoj që tashmë është mbushur kupa. Populli duhet të mendojë qartësisht që kjo rrugë po e çon në diktaturë, jo në autokraci. Në një popull si shqiptarët që rrëzuan atë diktaturë aq të egër sa ishte unë jam i bindur që edhe diktatura tani nuk është më e lehtë se ajo”, u shpreh Shehu.

Ndërsa sa i përket nenit Basha, Shehu u shpreh se ai zbatohet kur ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Demokrati shtoi se Partia Demokratike do të bëjë analiza sa i takon zgjedhjeve, por momentalisht është fokusuar në pregatitjen e materialit për shkeljet në zgjedhje.

“Zbatohet kur ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse zgjedhjet deformohen unë mendoj që përgjegjësia e madhe duhet të kërkohet te ata që kanë shkatërruar procesin zgjedhor. Unë mendoj se së pari duhet të dënohen fort ato. Analizë PD do të bëjë, por tani jemi të përqëndruar të pregatisim materialin e plotë dhe të ballafaqohemi me opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar”, tha Shehu.

Më të lexuarat

  • Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë

    Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari i shkruan DASH-it: Takimi me Mediun mund të përdoret si mbështetje për Berishën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fytyra të nxira dhe të vrenjtura: Muli dhe “profesori” nxijnë në fjalimin e “fitores” së Berishës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Avokati i Berishës tregon pse kandidoi i vetëm në zgjedhjet për kryetar të PD: Ai kishte kundërshtar Saliun e djeshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e ka blerë Babloku “gjyshin” e PD, me para dhe leje ndërtimi për Zenin dhe dhëndrin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!