AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Beteja e opozitës për rinumërimin, Mërtiri: Është aksion individual i kandidatëve, ja pasojat për PD-në

by SHT Media
05/06/2025
in Politikë
6
0
Ergys Mërtiri: Protesta ishte fitore për Berishën, por i shërben Edi Ramës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Ergys Mërtiri tha se rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës nuk është një aksion i opozitës, por aksion individual i kandidatëve.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me moderatorin Roland Zilin, Mërtiri deklaroi se rinumërimi i votave largon vemendjen nga fokusi kryesor i opozitës që është lufta për votën e lirë.

Analisti u shpreh se sistemi ka ndryshuar dhe se votat nuk vidhen në numërim, por gjatë fushatës në terren.

Ergys Mërtiri tha se forcat e reja duhet të këmbëngulin tek ndryshimi i kodit elektoral.

Intervista e plotë:

Shumë shpejt do të kemi rinumërim të votave në Tiranë, por jo vetëm. Si e shihni ju këtë strategji që po ndjek opozita sa i takon 11 majit? Çfarë pret ajo?

Mërtiri: Ky nuk është aksion i opozitës, është aksion individual i kandidatëve të opozitës që kërkojnë votat e tyre. Madje, opozita duket se nuk ka qenë e gatshme ta miratojë këtë aksion, sepse e ka vonuar. Sigurisht, kjo për opozitën e largon vëmendjen nga fokusi kryesor, lufta për votën e lirë, për të cilën pretendojnë se u është vjedhur nga qeveria.

Deri më tani, hapja e disa kutive ka rrëzuar pretendimet e opozitës. Sa pasoja mund të ketë kjo për vetë Partinë Demokratike?

Mërtiri: Prej kohësh tashmë është bërë e qartë se votat nuk vidhen në numërim. Sistemi i ri ka ndryshuar. Tani kemi të bëjmë me inxhinierim të votës përmes pushtetit, parave dhe në rastin më të keq përmes grupeve kriminale që blejnë vota në terren. Ky është problemi. Por, edhe ky inxhinierim ka një kufi. Mund të ndikojë në 2-3-4 mandate, por jo në një diferencë aq të madhe sa ajo mes PS dhe PD. Diferenca prej 300 mijë votash, për mua, tregon një humbje të thellë. Sa do të jetë inxhinierimi i Ramës, ai është shumë i vogël përballë kësaj humbjeje të PD-së.

Berisha deklaroi se do të bëhen protesta edhe jashtë shtetit. Ku e çon kjo rrugë opozitën?

Mërtiri: Kjo është një rrugë e provuar. Ka katër vite që ndjek të njëjtën strategji. Nuk është hera e parë që protestohet në Bruksel, apo gjatë samiteve në Tiranë. Nuk është hera e parë që sillet vërdallë, që godet me gurë apo bën mosbindje civile. Opozita ka humbur dhe tashmë nuk i beson më askush. Ajo ka nevojë për një alibi dhe për një aksion, por është e vështirë të ndërmerren në kushtet kur besueshmëria është zero.

PD po bën betejë në KQZ, në Komisionin e Ankimimeve e kështu me radhë, ndërkohë që forcat e reja politike nuk janë ankuar. Si e shihni këtë?

Mërtiri: Kjo është tipike për situatat kur zhurma dhe konflikti tërheqin totalisht vëmendjen. Partitë e reja e kanë të vështirë të përfshihen, sepse do të identifikoheshin me atë që po bën Berisha, dhe kjo në opinionin publik krijon një imazh negativ. Ajo që është problematike, dhe ku partitë e reja duhet të këmbëngulin, është kodi elektoral. Ndoshta ato sot mund të kishin 10-14-15 deputetë. Për më tepër, është klima polarizuese që kanë krijuar Rama dhe Berisha me idenë se duhet të mblidhemi përballë rrezikut tjetër. Kjo është një strategji që përdoret për të ndaluar aktorët e rinj të hyjnë në skenë. Rama dhe Berisha mbrojnë këtë bipolaritet, Rama të qëndrojë në pushtet dhe Berisha në opozitë. Bien dakord për këtë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.