• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

PD kërkoi hetim administrativ, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak të votimit elektronik

02/06/2025
in Politikë
PD kërkoi hetim administrativ, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak të votimit elektronik

Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, lidhur me kërkesën e kësaj të fundit për një hetim administrativ për përmbajtjen e fletëve të votimit në të gjitha kutitë në mbarë vendin.

Në përgjigjen e Celibashit, sqarohet se 1,935,328 fletë votimi, janë të papërdorura për shkak të procesverbaleve të shënuara nga qendrat e votimit në vend.

Kështu, 27,340 fletë votimi nuk u përdorën në Bashkinë Vorë dhe Njësinë Administrative nr. 10 në Tiranë, për shkak të votimit elektronik. 99,455 fletë votimi nuk u përdorën pasi në procesverbalet u shënua gabimisht me “0” numri i fletëve të papërdorura. Sakaq, 5.369 fletë votimi, nuk janë përdorur pasi pasqyrohet të jenë me gabim në procesverbalet përkatëse, duke sqaruar se janë 1380 qendra votimi që kanë raportuar këto gabime.

“I nderuar Z. Nuri,

Në përgjigje të kërkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit të përdorura për zgjedhjet e datës 11 Maj 2025, ju informojmë se :
Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.
Këtij numri i duhen shtuar edhe:
a. 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;
b. 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;
c. 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi”, shkruhet në përgjigjen e KQZ-së për PD-në.

Partia Demoratike, më herët gjatë ditës së sotme, ngriti shqetësimin e mungesës së 130 mijë fletëve të votimit nga zgjedhjet e 11 majit, pasi u shpreh se nuk përputhet numri i numri i fletëve të votimit të prodhuara me votat e gjetura në kuti.

E ndërsa demokratët nuk pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, kanë kërkuar përsëritjen e tyre, pas pretendimeve për manipulim nga partia në qeverisje. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Demokratike dhe koalicioni “Shqipëria Madhështore” i udhëhequr prej saj, morën 50 mandate deputetësh.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!