• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon, bashkuan votat në…

31/05/2025
in Politikë
Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon, bashkuan votat në…

“Pazari vazhdon”! Kështu shprehet ish-Presidenti Bamir Topi teksa analizon zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke ngritur dyshime për një pakt të heshtur mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Ai solli në vëmendje bashkimin e votave të përfaqësuesve të PS dhe PD në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ku u rrëzuan kërkesat e 4 kandidatëve të PD për rinumërimin e votave nominale. Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha pretenduan për parregullsi dhe vota të devijuara tek kandidatët e tjerë.

Vendimin e KAS, ish-kreu i shtetit Bamir Topi e quan si vijim të pazarit mes Ramës dhe Berishës.

Nisida Tufa: A ishte inspirues programi i PD, për të thithur elektorat dhe për të marrë votë?

Bamir Topi: Dëshiroj ta shpjegoj, por kam frikë se nuk do të kuptohem. Disa e kuptojnë. Këtu është çështja e një dominanti. Kush është dominanti? Pra, cili është dominanti, programi, jeta politike e një partie, apo dominanti se çfarë këta të dy kanë gatuar? Zgjidh ti emrin e një personaliteti me famë botërore, sille në Shqipëri të futet në zgjedhje me këtë kod elektoral, të jesh i sigurt që do të largohet i turpëruar. Pra, jo këta të dy, Edi Rama dhe Sali Berisha janë koshientë për çfarë kanë bërë. E pe çfarë ndodhi dje për ta bërë më konkrete historinë, disa zëra që vijnë nga PD që kërkojnë të rilexohet rezultati, praktikisht u rrëzuan me vota të përbashkuara të PS dhe PD në KAS. Pra, pazari vazhdon. Në rast se do të ishte titulli i një editoriali për të dhënë fizionominë e zgjedhjeve do të ishte: “Pazari vazhdon”! Dhe kur pazari vazhdon dhe dikush është në mandatin e 4-ët dhe dikush në disfatën e radhës, unë them që ky i dyti që është në disfatë e mirëpret sepse ka marrë monopolin e opozitës. Ju mendoni se është i dëshpëruar? Prandaj them unë që ka hipokrizi.

Nisida Tufa: Konferenca për shtyp çdo ditë, rreth mesditë, për zotin Berisha dhe nxjerrë të denoncimeve me zë dhe figurë se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj fushate dhe procesit zgjedhor. Si i lexoni këto denoncime zoti Topi?

Bamir Topi: Hipokrizi. I gjithë lajtmotivi i kësaj bisede kur flasim për opozitën, është hipokrizi e liderit të PD. Nëse do të ishte i vërtetë do të ishte inkurajuar dje në KAS që t’i jepte zë deputetëve që ankohen për vjedhje votash. Fenomeni i vjedhjes nuk vjen vetëm nga partia tjetër, por edhe brenda për brenda. Hipokrizia duhet të përfundojë. Këto zëra publikë që dalin i japin mundësi që njerëzit të vijnë në vete, të vijnë në terezi. Por nuk shkon në çdo lloj analize që të bësh, në 35 vjet vazhdimisht duke u ankuar pas çdo zgjedhje dhe para zgjedhjeve thotë që ne do të garantojmë votën. Kë të besojmë? Është ndonjë aktivitet promocional ky, tregtar që i bën reklamë një malli dhe pastaj ikën dhe zhduken? Jo, nuk shkon më kjo histori.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!