• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

3 parti për herë të parë me 4 deputet në parlamentin e ri, Lapaj fitoi mandatin nga lista e hapur, “digjet” Arlind Qori

25/05/2025
in Politikë
3 parti për herë të parë me 4 deputet në parlamentin e ri, Lapaj fitoi mandatin nga lista e hapur, “digjet” Arlind Qori

Ndërsa në një krah socialistët, dhe përballë tyre, demokratët me aleatët vet, do të mbizotërojnë dhe parlamentin e ardhshëm, 4 deputetë të dalë nga tre forcat politike që garuan për herë të parë në zgjedhje, do të jenë ngjyrat e reja në sallë.

Edhe pse në të gjithë vendin, grumbulloi mbi 64 mijë vota, Nisma Shqipëria Bëhet mori vetëm një mandat në Tiranë.

E para në listën e fiksuar është Ana Dajko, por ajo sipas deklaratave të mëparshme të krerëve të koalicionit është vendosur formalisht dhe nuk do të marrë mandatin. Pasi humbën betejën për një sistem tërësisht me lista të hapura, kandidatët e këtij koalicioni janë dakordësuar që lista e fiksuar të shterohet përmes dorëheqjeve, dhe mandati t’i përkasë atij që ka marrë më shumë vota preferenciale.

Edhe pse Kodi Zgjedhor nuk i pranon dorëheqjet kolektive, dhe procedura pritet të jetë e gjatë, nga Nisma Shqipëria Bëhet më i votuari është vetë Adriatik Lapaj me 6436 vota dhe atij i takon mandati. Por, një bast publik i vënë nga ky i fundit se nëse nuk fiton më shumë se 2 vende deputeti, nuk do të ulet në parlament, mund ta kalojë mandatin te Endri Shabani, i dyti më i votuari.

Më pak vota në rang kombëtar, 49006 të tilla por “Mundësia”, krijesa politike vetëm 1 vjeçare e Agron Shehajt, arriti të marrë 2 vende në parlament. Me mbështetjen e siguruar në Tiranë, Shehaj, ruajti karrigen e vet në parlament, ndërsa do të ketë në krah edhe Erald Kaprin. Kapri historian dhe personazh i njohur publik do të jetë për herë të parë ligjvënës.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në rang vendi mori 24621 vota. Më shumë se gjysmën i pati në Tiranë, ku dhe arriti të fitojë dhe mandatin e saj të vetëm. Por vendi në sallë nuk do të jetë për Qorrin. Me shpresën se mund të merrte më shumë se 1 deputet, ai u rendit i dyti në listën e fiksuar të Lëvizjes Bashkë, kështu që në kuvend kjo parti çon vetëm Redi Muçin. Vetë Qorri ka mohuar ndonjë makinacion që mandati t’i shkojë atij, teksa thotë se luftën opozitare do ta bëjnë njëri në Kuvend e tjetri jashtë tij si kryetar partie.

Shtatori rikthen në Kuvend edhe Tom Doshin që me 49890 vota në total ruajti tre karrige në parlament. Ndryshe nga 202, kur vendosi ta linte mandatin, këtë herë Doshi do të jetë deputet i Shkodrës. Nga PSD, bashkë me të, deputete e Shkodrës do të jetë edhe Sabina Jorgo ndërsa Albana Pëllumbi deputete e Tiranës./ Shqiptarja

Më të lexuarat

  • Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë

    Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari i shkruan DASH-it: Takimi me Mediun mund të përdoret si mbështetje për Berishën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fytyra të nxira dhe të vrenjtura: Muli dhe “profesori” nxijnë në fjalimin e “fitores” së Berishës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Avokati i Berishës tregon pse kandidoi i vetëm në zgjedhjet për kryetar të PD: Ai kishte kundërshtar Saliun e djeshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e ka blerë Babloku “gjyshin” e PD, me para dhe leje ndërtimi për Zenin dhe dhëndrin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!