• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Pas Berishës, dhe Flamur Noka betohet: Nuk e jap kurrë dorëheqjen. Kush kërkon dorëheqjen time i shërben Ramës

24/05/2025
in Politikë
Pas Berishës, dhe Flamur Noka betohet: Nuk e jap kurrë dorëheqjen. Kush kërkon dorëheqjen time i shërben Ramës

Në Partinë Demokratike nuk priten ndryshime të lidershipit të saj, si pjesë e reflektimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Duke e cilësuar procesin një farsë dhe jo një ushtrim demokratik të së drejtës për të zgjedhur, Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ndoqi të njëjtën linjë si kryetari Sali Berisha.

I pyetur nga Gazetasi.al, nëse do të japë dorëheqje për t’i lënë vend ndryshimit të lidershipit, zoti Noka nuk la vend për diskutim.

Madje ai thotë se dorëheqja apo ndryshimi i drejtuesve të PD tani është një tezë që i shërben Edi Ramës dhe nxitet prej tij për të marrë nën kontroll opozitën.

“E kuptoj këtë dëshirën që gjithë partia të japë dorëheqjen dhe ta marrë Edi Rama partinë. Kjo nuk do të ndodhë. Ne do të qëndrojmë në ballë të betejës. Opozitën nuk e zgjedh Rama, por e kanë vendosur demokratët. Rama ta harrojë se mund të kontrollojë opozitën dhe ta harrojë se do të krijojë opozitën që do”- u shpreh zoti Noka për Gazetasi.al.

Prania e kryeministrave të Bashkimit Europian në Tiranë dhe urimi i tyre për rizgjedhjen e kryeminstrit Rama nuk shihet nga Sekretari i Përgjithshëm i PD si pranim i rezultatit të zgjedhjeve prej tyre.

“Duhet të bëjmë durim. Institucionet dhe qeveritë e BE dhe SHBA po njihen me disa nga faktet kryesore të blerjes së zgjedhjeve, të përdorimit të burimeve shtetërore, të përfshirjes së krimit të organizuar në zgjedhjen e deputetëve të PS-së. Është një proces që merr kohë.

Ne do të bëjmë gjithçka për të arritur objektivin tonë që shqiptarët të votojnë të lirë nën drejtimin e një qeverie teknike”- tha Flamur Noka për Gazetasi.al, pa harruar të rreshtojë në krahun e Edi Ramës edhe Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

“Faktet treguan se SPAK ishte krejt i parëndësishëm në zgjedhje, pavarësisht denoncimeve tona. Ju e patë tani që, megjithëse zoti Berisha e denoncoi disa herë në zgjedhje eksponentin e krimit të organizuar në Durrës, megjithëse autoritetet italiane e kishin mbyllur hetimin që në shkurt, SPAK e vonoi dhe e shtyu operacionin për arrestimin e tij pas zgjedhjeve dhe nuk e arrestoi dot, sepse operacioni u dekonspirua”, u shpreh zoti Noka.

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!