• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Kodi zgjedhor të ndryshohet urgjentisht”, Baçi: Berisha duhet të heqë dorë nga politika

23/05/2025
in Politikë
“Kodi zgjedhor të ndryshohet urgjentisht”, Baçi: Berisha duhet të heqë dorë nga politika

Analisti Agim Baçi, i ftuar në “Opinion” në News, u shpreh se Shqipëria ka nevojë urgjente për një kod të ri zgjedhor, pasi me aktualin nuk shprehet realisht vullneti i qytetarëve në votime.

Sipas Baçit, ka ardhur koha për një ridimensionin të politikës, me gjithë forcat opozitare, të vogla e të mëdha, që duhet bashkohen, qoftë edhe me një kompromis që politika i njeh, por këtë nuk mund ta bëjë Sali Berisha me “sektin” e vet në PD.

“Sali Berisha e dinte që pa hyrë në zgjedhje presion e administratës apo ndikime të tjera, por shkoi në zgjedhje. Berisha e ka deklaruar me pathosin e madh: Kryetari që humb zgjedhjet, largohet. Madje e quajti neni Basha. Berishizmi është një lloj sekti që nuk largohet, kujtojnë ’92, 2005 dhe plot gjëra të tjera. Edhe në 85’ kur vdiq Enver Hoxha thonin ‘u bubu’ kush do na drejtojë tani. Por e pamë që nuk ndodhi asnjë gjë, ashtu është edhe për Berishën.

Kreu i PD-së fshihet pas një termi të ri, me fjalën misionar.Nuk e kuptoj sa pika të përbashkëta duhej të kishin partitë e vogla që të bëheshin bashkë. Në politikë ka gjithnjë kompromis, partitë e vogla u vetëndëshkuan. Berisha nuk ka pse akuzon tani partitë e vogla kur ai nuk arriti t’i bëjë bashkë para 11 majit. Me listat e mbyllura u gabua, e tregojnë më së miri votat e Tabakut dhe Alimehmetit, të cilët tani brenda forumeve kanë një kredibilitet tjetër. Ata që u zgjodhën nga listat e mbyllura tani nuk ndihen mirë karshi këtyre dy figurave.

Gjithë forcat politike që humbasin i nënshtrohen një lloj analize, edhe pse mund të mos jetë faji plotësisht i tyre si pasojë e represionit të pushtetit. Kemi nevojë për një ridimensionim të politikës. Personalisht nuk besoj se këtë mund ta bëjë Berisha. Partitë e reja duhet të gjejnë kurajon dhe të bëjnë hapa konkretë për të qenë bashkë, pavarësisht se sot janë të paktë në numër. Kodi zgjedhor nuk shpreh realisht vullnetin e popullit.

Nëse njerëzit llogarisin se kush është më pak i keqi, natyrisht që do të kemi këtë rezultat. Pastaj ka njerëz që janë të lodhur mes zënkave të vetë PD-së. Për hir të vërtetës kemi një hendek edhe mes votave të Diasporës. Kemi një lloj urgjence për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. PS duhet të ndërgjegjësohet dhe të ketë një ndershmëri në këtë që të pasqyrohet vullneti i qytetarëve.

Në Shqipëri, pavarësisht pretendimeve të palëve kur humbin, vetëm zgjedhjet e ’96 nuk janë pranuar nga ndërkombëtarët. Prisja nga Diaspora një emancipim me fshehtësinë e votës, por pamë se ndodhi edhe më keq me votimin kolektiv duke filmuar veten. Nuk e di se si, ata me pasaporta europiane, votuan Ramën, që kishte si pikën kryesore të fushatës këtë lajtmotiv, shumë habitshme. Ata kanë pasaportë europiane, nuk janë si qytetarët në Shqipëri” – u shpreh ndër të tjera analisti Agim Baçi.

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!