AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Juristi Kara: Nuk fitohen zgjedhjet me Nokën e Vokshin, të vetmet vjedhje ishin në Primare! 

by SHT Media
21/05/2025
in Politikë
6
0
“SPAK duhet të reagojë”, juristi për dhunën në Kuvend: Vajti çyryku i PD-së Mul Noka…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për juristin Romeo Kara, kreu i selisë blu është i pandryshueshëm dhe do e mbajë peng partinë deri në fund, me njerëz si Flamur Noka dhe Albana Vokshi, për të cilët tha me ironi se “e meritojnë të jenë pasardhësit e Berishës”.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ ditën e sotme, ai u shpreh për Report Tv se “vjedhjet e vetme që u bënë në zgjedhje, ishin ato të Primareve të PD-së”.

Kurse për partitë e reja, nënvizoi se ishin eksperiment i dështuar, ku të 4 liderët duhet të ndjekin nga pas Shehin.

Në lidhje me kontratat e fshehuta të Berishës për lobim, ai tha se janë 4 të tilla dhe jo dy, që do zbardhen më tej.

Kara thotë se kreu i PD-së ‘as dëgjon dhe as shikon nga një vesh dhe jë sy’ që të veprojë si Dashamir Shehi me dorëheqje nga partia.

“Nuk mendoj se Sali Berisha sheh nga një sy dhe dëgjon nga një vesh për të marrë këshilla, e për më tepër nga Dashamir Shehi që u dorëhoq sot. Po të shohësh Berishën dhe kontratën me LaCivita dhe kompaninë amerikane, kontratë me dy vite, ka qenë e parapërgatitur, e ka ditur dhe se do godiste pikërisht rezultatin e zgjedhjeve. Për mendimin tim ky është produkt zgjedhor PS-PD sepse bashkë i kaluan, edhe numërues e komisionerë i kanë bashkë. Kurse Berisha kur pa humbjen doli dhe tha se nuk i pranon, edhe pse humbi në zona demokrate deri në Kukës apo Has. Nuk vidhen kollaj kaq shumë vota. Dy partitë kanë bërë një mur të madh. Ky që qahet se i vodhën zgjedhjet dhe ai tjetri që merret me bufin e kënetës, e deri te ai tjetri që është në burg, për kaq vite dhe që e kanë kapur sistemin”, u shpreh juristi për Report Tv.

Për të qytetarët zgjodhën të votonin të keqen më të vogël dhe të mos bënin hapa pas, duke u kthyer te Berisha dhe shpura e besnikëve të tij.

“Ndaj njerëzit kanë zgjedhur të votojnë të keqen më të vogël, sesa të kthehn te Berisha non grata, me probleme penale, i padëshiruar familjarisht e që duhet të ishte në burg, apo të dalësh krah për krah me njerëz që nuk kanë etikë qytetare si Flamur Noka dhe Albana Vokshi, t’i kërcënosh shqiptarët, t’u kërcasësh dhëmbet dhe ti i merr për të denjë këta njerëz, e dhe të fitosh zgjedhjet me ta. Ose një gjykatës i larguar nga vettingu, Gjin Gjoni, ish-prokurorin milioner me prona, që i futi në lista, e shqiptarët zgjodhën të mos bënin asnjë hap pas. Ose ke në krahun tjetër këta që i bëjnë presion SPAK si ministri i Drejtësisë. Këta po tentojnë zhbërjen e asaj shprese të vogël të shqiptarëve, te reforma në drejtësi. Alternativa ka qenë, “më mirë rrimë këtu, sesa të bëjmë një hap pas”, vijoi ai.

Për Kara kreu i PD nuk ndryshon dhe ka pasur strategji duke e ditur humbjen, ndaj edhe ka bërë kontratë 2-vjeçare me kompaninë amerikane. Juristi u shpreh se janë 4 kontrata dhe jo dy, siç është deklaruar,që do dalin së shpejti.

“Berisha nuk ndryshon, bëri demagogji me Primaret dhe derisa shkoi te skandali i lobimit me LaCivita. Njerëzit e panë dhe u tërhoqën. I shoqëruar me Nokën, e ti pret të fitojë. Me lajthitjet e pafundme në fushatë, me njerëz të dobët në fushatë. Ky është në hall të madh. Ai ishte nën akuzë nga SPAK, si mund të kandidosh ti? Pagesa 6 mln dollarë i vuri vulën, edhe pse unë mendoj se nuk janë dy dhe tre kontrata lobimi, por 4 të tilla dhe do dalin. Ku i gjeti paratë, janë miliona që nuk justifikohen. Ku janë paratë? Sa për vjedhjen e votave, mendoj se pati vetëm në Primaret e Berishës vjedhje. Kemi rastet e Dash Sulës dhe Alesia Balliut në Elbasan, kemi Shkodrën dhe Kavajën”, u shpreh Kara.

Teksa foli për partitë e reja dhe rezultatin e tyre, ai i quajti eksperimente të dështuara, ku të 4 liderët e tyre duhet të ndiqnin rrugën e Dsh Shehit dhe të doëhiqeshin. Madje shkoi edhe më tej, duke kërkuar një hetim financiar të sponsorizimeve të fushatës së tyre.

“Unë mendoj se partitë e reja dhe Berisha duhet të ndjekë Dash Shehin dhe të japë dorëheqjen, të largohet. Edhe pse për Berishën uroj që të mos largohet, le të qëndrojë. Partitë e reja nuk e arritën rezultatin që premtuan. Partia nuk është biznes personal siç ka thënë Agron Shehaj se ka invesuar 100 mijë euro për partinë e tij, ai ka bërë shkelje dhe të mos i njihet mandati. Madje na ka bezdisur në telefon mua dhe familjen, nga e ka gjetur numrin tim ai? Nga i gjeti të dhëna, ato janë private! Lapaj deri dje thoshte i besoj sistemit, kurse sot ankohet. Le të bëhet skaner i financimit ndaj tyre në fushatë elektorale, t’u përgjigjen akuzave. Pse nuk u bënë bashkë ata, nëse donin të sillnin ndryshimin, por ça bënë, rritën pazarin e vetes së tyre. Unë mendoj se ishin egoistë dhe morën rezultatin që meritonin. Këto ishin 4 eksperimente që dështuan, duhet të largohen dhe të vijnë të tjerë. Unë nuk e shoh se këta do e bëjnë Shqipërinë. Kush ua dha misionin atyre, Argita apo Saliu, se ai thotë kam mision?”, analizoi juristi në ‘Studio Live’.

A do të ketë PD pasardhës dhe a do largohet Berisha nga drejtimi? Kara zgjodhi të bënte ironi dhe sarkazëm me lidershipin e selisë blu.

“Për pasardhësin e Berishës unë mendoj se ka tre kandidatë potencialë me Flamur Nokën që e shoh një kryetar madhështor, Adriana Kalaja dhe Klevis Balliu, njerëz me integritet të lartë dhe që e meritojnë dhe në fund ta quajnë “Partia e Gallatës”, përfundoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.