• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Kompania lobuese i shkruan DASH në emër të Berishës: Ia vodhën zgjedhjet! E lanë edhe pa Tik-Tok…

21/05/2025
in Politikë
Kompania lobuese i shkruan DASH në emër të Berishës: Ia vodhën zgjedhjet! E lanë edhe pa Tik-Tok…

Partia Demokratike ka dërguar një letër në Departamentin Amerikan të Shtetit, për të kundërshtuar zgjedhjet e 11 majit. Letra është dërguar përmes kompanisë së lobimit Continental Strategy dhe mban datën 16 maj.

Ankesa eshte bere përmes kompanisë se lobimit në SHBA për zgjedhjet.

Në qendër të akuzave qëndron përfshirja e grupeve kriminale në procesin zgjedhor. “Në 10 nga 12 qarqe të vendit, banda të njohura si grupi “Xhabafti” dhe klani “Bajri” thuhet se kanë vepruar për llogari të Partisë Socialiste, nën koordinimin e drejtpërdrejtë nga Kryeministria”, thuhet në raport.

PD akuzon gjithashtu se gjatë fushatës janë përdorur miliona euro nga buxheti i shtetit për qëllime elektorale. “Janë shpërndarë bonuse për pensionistët, janë dhënë licenca për kultivim kanabisi dhe janë punësuar mijëra persona në administratë në këmbim të votës. Për më tepër, ndalimi i TikTok-ut dhe kapja e mediave përmenden si mjete për të shtypur zërat kritikë dhe për të manipuluar opinionin publik”, thuhet në raport.

Rreth 70 milionë euro shpërndarë si bonuse për pensionistët gjatë fushatës.

138 licenca për kultivim kanabisi dhënë në këmbim të besnikërisë politike.

Punësimi i 10 mijë personave në administratë para zgjedhjeve.

Amnisti fiskale 200 milionë euro, 48 orë para ditës së votimit.

Nga letra e dërguar nga PD në DASH

Një tjetër shqetësim i PD është përdorimi i një rrjeti patronazhistësh dhe rikthimi i ish-agjentëve të Sigurimit për të monitoruar votuesit dhe për të ushtruar presion.

“Partia Demokratike kërkon hetim ndërkombëtar, ngritjen e një qeverie teknike dhe mbështetje për media të lirë. Raporti mbështetet edhe nga gjetjet e OSBE/ODIHR, të cilat evidentojnë abuzimin me burimet shtetërore, intimidimin e votuesve dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje”, thotë PD.

Hetim ndërkombëtar për zgjedhjet.

Qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Liri mediatike dhe pluralizëm informacioni.

Vazhdim i monitorimit ndërkombëtar dhe angazhim për ruajtjen e demokracisë në Shqipëri.

Kërkesat drejtuar komunitetit ndërkombëtar

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!