• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Nuk mjafton vetëm urrejtja për Ramën dhe ata që votojnë Ramën…

20/05/2025
in Politikë
Nuk mjafton vetëm urrejtja për Ramën dhe ata që votojnë Ramën…

Nga Erion Delvina

Në jetën publike shqiptare njoh njerëz që operojnë me gjuhë urrejtjeje pa u ndalur prej vitit 2013 e deri më sot.

12 vjet jetë publike nën këto tituj: “Unë e urrej Ramën”, “Sa shumë e urrej Ramën”, “Sa shumë e urrej atë që voton Ramën”, “Sa shumë e urrej shumicën që voton Ramën”, “Sa shumë e urrej shumicën që voton Ramën, por e urrej edhe atë 12%-in që nuk voton partinë time e shpie ujë te mulliri i Ramës”.

Të tillët e kanë marrë më qafë PD-në në çdo studio. Koha televizive ka qenë e tyre e tëra. Prej kohësh Rama nuk dërgonte folës dhe avokatë publikë në studio. E imagjinoj duke u thënë të vetëve: “Lerini të flasin! Lerini t’i ndërpresin dhunshëm bashkëbiseduesit. Lerini të mbyllin veshët ndaj tjetrit! Lerini, me pak fjalë, të jenë fytyra e PD-së.”

Me ndërhyrje të dhunshme morën minuta, asnjëherë vota.

Të tillë, siç Ramës i duhej, i dhanë fytyrë edhe tezave të PD-së, duke e patologjizuar.

Urrejtja dhe përçmimi e shemb regjimin Rama!

PD, sa më sipër, erdhi hap pas hapi në ditën e sotme, që është në pikën që vuan për njerëz publikë të këndshëm.

Ndaj Zegjineja herën e parë të merr vëmendjen, herën e dytë buzëqeshjen, të tretën memen e të katërtën herë votën për mandatin e katërt: sepse me PD-istin publik sot nuk mund të diskutosh këndshëm.

PD në publik humbi çdo trajtë kujdestareje, u bë urryese.

Mirëpo pushtetmbajtësit duhet të kenë në imazhin garues trajtën e nënës, e jo të nënës së Urrejtjes, të babait e jo të babait të Urrejtjes, të gjyshit e gjyshes së shtëpisë: kujdestarë të kujdesshëm, e jo urryes frenëlëshuar.

Shkencat e komunikimit po e studiojnë “paqytetarinë politike në media” si taktikë prej më së paku pesë vjetësh.

Kjo më duket më e mençur si qasje se sa ajo që ambasadat dhe projektexhinjtë rendin në fletë pa kuptim e shumë të përgjithshme si thjesht e vetëm “gjuha e urrejtjes”.

Revista prestigjioze shkruajnë për paqytetarinë politike në media. Mirëpo Shqipëria është rast krejt tjetër: në Shqipëri nuk është taktikë komunikimi. Në Shqipëri është e përbrendësuar.

Mund t’ju identifikoj të paktën 20 politikanë me jetë publike dhe 20 personazhe publike që jetojnë duke urryer e duke komunikuar nën urrejtje, rregullisht, veshëmbyllur.

Ata e urrejnë vërtetë shumicën e prapambetur që votoi mandatin e katërt të Edi Ramës, Agronin e Ramës, Qorin e Ramës, Doshin e Ramës, Lapajn e Ramës dhe Shabanin e Ramës!

Ata nuk dëgjojnë. Edhe kur po u jep të drejtë nuk janë dakord me ty sepse ti je i urryeshëm, se mund të jesh i Ramës, ose i dikujt të Ramës sepse për sa nuk ke Urrejtje me siguri i tyri nuk je.

Pas zgjedhjeve kor vajtues, përpara tyre ansambël urryes.

Vepra e tyre e fundit është “populli dhe territoret e Ramës” dhe ajo harta që po qarkullon mes proautonomistëve urryes. PD-së, në pikën ku ka ardhur, nuk i duhet të shpëtojë rrotën e historisë së vetë.

PD-së, këtij aseti publik, i duhet me emergjencë të heqë dorë nga rrotat e k. Për dyzetë rrota ka humbur 300 mijë vota.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!