• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Shqipëria në BE në 2030? Adea Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

20/05/2025
in Politikë
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatore, flet në “Opinion” në Tv Klan pas samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Tiranë. Samiti mblodhi liderët e Europës, por pyetja kryesore është rreth zotimit të qeverisë për mbylljen e procesit të negociatave dhe anëtarësimit në BE në vitin 2030.

Pirdeni  tha se nuk është një premtim elektoral, por zotim që brenda vitit 2027 të përfundojë procesi i plotësimit të kritereve që kërkon BE. Ajo thotë se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe procesi do ta tregojë që mund të anëtarësohet përmes meritës.

Blendi Fevziu: Çfarë shansesh reale ka Shqipëria që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian në 2030?

Adea Pirdeni: Nuk është një premtim elektoral, është një zotim i drejtpërdrejtë i qeverisë shqiptare  për  t’iu qëndruar të gjithë atyre zotimeve që ne kemi ndërmarrë që Shqipëria të bëhet një vend anëtar në 2030. Unë dua ta nis shumë shkurt, në korrik 2023, Parlamenti Europian miraton një rezoltutë që i kërkon Shqipërisë dhe Komisionit Evropian të bëhet gati që Shqipëria të anëtarësohet brenda 2030 në BE. Do të thotë që të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Parlamentin Europian, kanë shprehur vullnetin që Shqipëria të përgatitet për t’u bërë anëtare në 2030.

Blendi Fevziu: Ky është vendim politik europian apo ne realisht i plotësojmë kushtet për të qenë?

Adea Pirdeni: I gjithë procesi i integrimit zvhillohet me dy korsi, korsia teknike ku do të thotë që Shqipëria përgjatë gjithë procesit të negociatave do të duhet të dëshmojë jo vetëm që i ka plotësuar kriteret, por që garanton pakthyeshmëri të reformave nga njëra anë, por nga ana tjetër, korsia edhe politike ku duhet patjetër që të ketë një vullnet nga ana e shteteve anëtare të BE për të mundësuar që ky vend i cili ka plotësuar këto kritere bazuar në merita, të anëtarësohet. Kjo do të thotë që ne jemi aktualisht në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Shqipëria ka fituar besueshmërinë në nivelin e Bashkimit Europian që është një vend që jo vetëm ka kapacitetin për të ndërmarrë reforma të rëndësishme, por edhe për t’i zbatuar ato dhe natyrisht, ne besojmë që gjatë gjithë këtij procesi do të dëshmojmë dita-ditës që Shqipëria t’i përmbushë kriteret dhe të anëtarësohet me meritë të plotë.

Pirdeni tha se afati i vendosur është ambicioz, por shprehet besimplotë për vijimin e procesit.

Adea Pirdeni: Mali i Zi dhe Shqipëria konsiderohen si pararojë në procesin e negociatave. Mali i Zi ka  marrë një zotim që të përmbyllë procesin brenda 2026. Ne kemi ndërmarrë zotimin që ta përmbyllim këtë  proces  brenda 2027 sipas një kalendari të dakordësuar me Komisionin Europian. Mendojmë që këto janë afate realiste, ambicioze patjetër, nuk do të jetë e lehtë. Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që do të kërkohet shumë më tepër punë, ju përmendët përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, parlamenti i ri i Shqipërisë do të ketë shumë më tepër ngarkesë nga ç’ka pasur më para por jemi besimplotë që me këtë rrugëtim që kemi nisur, këto kapacitete që ne kemi dhe mbi të gjitha me këtë lloj besimi që kemi fituar nga partnerët europianë, do të vijojmë procesin.

Ministrja u pyet nëse do të jenë të gatshme vendet e BE për ratifikimin e Shqipërisë si vend anëtar. Ajo u përgjigj duke thënë se e rëndësishme është kryerja e detyrave që i janë caktuar Shqipërisë dhe garantimi  për të vijuar me procesin e anëtarësimit.

Adea Pirdeni: Për Shqipërinë është e rëndësishme që të kryejë me shumëë diligjencë të gjitha detyrat e shtëpisë që Shqipëria ka. Do të thotë që ne duhet të përmbyllim me shumë seriozitet të gjithë procesin e negociatave, të gjithë kapitujt dhe të garantojmë që në fund komisioni të japë një opinion pozitiv për Shqipërinë për të vijuar me procesin e nënshkrimit të traktatit të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Natyrisht kjo do të përfshijë diskutime në nivel bilateral me çdo vend anëtar të Bashkimit  Europian.

Më të lexuarat

  • Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama sulmon sërish influencerët: Dalin me lloj-lloj kremrash dhe përhapin gënjeshtra për ‘like’ dhe ‘followers’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sinjal lufte? Irani del me thirrjen urgjente: Largohuni sa më shpejt nga Ngushtica e Hormuzit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qytetarët i duan larg protestës, Flutura Açka publikon foton ku Gaz Bardhi dhe deputetët e PD-së festojnë: A keni moral ta quani veten “opozitë”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtori i bankës së parave ruse Lizandër Saraçi organizator i protestave kundër qeverisë. A do veprojë SHISH dhe krimi ekonomik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ramës nuk i ndahet tersi, i ngec mikrofoni në Fier!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blogeret e protestës / Kush është më e ‘zgjuar’ Dea Mishel apo Rizarta Hoxha? Njëra uron për fatkeqësi dhe e di se Skënderbeu ka lindur në 1956, tjetra nuk njeh presidentin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!