AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Nga pasaportat, te zhvillimi ekonomik dhe siguria e punonjësve të AMP, Qeveria miraton disa vendime

by SHT Media
08/05/2025
in Politikë
6
0
Nga pasaportat, te zhvillimi ekonomik dhe siguria e punonjësve të AMP, Qeveria miraton disa vendime
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e fundit të zhvilluar në 7 maj Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh që kanë të bëjnë zhvillimin ekonomik dhe sigurinë e punonjësve të institucioneve shtetërore. Mes tyre, bien në sy ndryshimet ligjore në dokumentet e identifikimit, shpallja e një zone të re të zhvillimit ekonomik në Shijak, si dhe masa të reja për mbrojtjen e punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Me dy akte normative, qeveria bëri dy shtesa në ligjin për letërnjoftimin elektronik dhe pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë, duke përfshirë në tekstin ligjor pas fjalës vendbanim termin “brenda dhe…”, që synon të lehtësojë procesin e aplikimit për këto dokumente për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.

“Në nenin 9/5, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, pas fjalës “… vendbanim …” shtohen fjalët  “… brenda dhe …”. Në nenin 14/4, të ligjit nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas fjalës   “… vendbanim …” shtohen fjalët “… brenda dhe ….”:, thuhet në vendim.


Një nga vendimet kryesore është shpallja e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Xhafzotaj, Shijak, me zhvilluesin “VERTIGO” sh.p.k., e cila do të shtrihet në një sipërfaqe prej mbi 135 mijë m². Zona do të presë industri të ndryshme, nga ajo përpunuese te teknologjia e informacionit, duke synuar rritjen e investimeve dhe punësimit.

Po ashtu, u miratuan masa për mbrojtjen e veçantë të punonjësve të AMP-së të kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës. Vendimi parashikon krijimin e një komisioni vlerësimi dhe ndërhyrje urgjente në rast kërcënimi serioz.

“Punonjësit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (në vijim AMP), të cilit, gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, i kërcënohet jeta, familja dhe prona nga veprime të paligjshme të të tretëve, i sigurohet mbrojtje e veçantë. Me mbrojtje të veçantë kuptohen masat me karakter organizativ e profesional për sigurimin dhe ruajtjen e veçantë të jetës, familjes dhe të pronës së punonjësit të kërcënuar të AMP-së, si dhe çdo masë tjetër, që lidhet me këtë mbrojtje”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Ndër vendimet e tjera përfshihen miratimi i logos së Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve, miratimi në parim i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Poloninë, si dhe ndryshime në projektin e shpronësimeve për linjën 110 kV Lushnjë–Fier.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.