AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Tensionet e fushatës në Lezhë/ Nënkryetari i Bashkisë publikon videon kur Gjin Gjoni i bllokon rrugën

by SHT Media
07/05/2025
in Politikë
6
0
Tensionet e fushatës në Lezhë/ Nënkryetari i Bashkisë publikon videon kur Gjin Gjoni i bllokon rrugën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një strukturë e paligjshme e ngritur nga kandidati i PD-së, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, e ka kthyer Lezhën në vatër të nxehtë elektorale, në këtë prag 11 maji. Persona të angazhuar nga strukturat e PD-së dalin në terren, kryesisht gjatë natës, për të frenuar sipas tyre blerjen e votës. PS nga ana tjetër akuzon se këto grupe janë edhe të armatosur.

Lidhur me incidentin e një nate më parë, ku kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Eduard Ndocaj, bllokoi një automjet të nënkryetarit të bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi, bashkë me kreun e PS-së në fshatin Kolsh, me pretendimin se po blinin vota, ka dalë edhe një tjetër video ku është përfshirë edhe kandidati i Berishës, Gjin Gjoni. Është vetë Zefi që ka ndarë një video ku dallohet që i kanë bllokuar makinën dhe pranë ia afrohet Gjin Gjoni, duke e pyetur, ‘Ç’po bën? Ku po shkon?’, ndërsa i thotë edhe ‘Po të kontrolloj’.

Zefi ka bërë thirrje për reagim të organeve të drejtësisë dhe ka njoftuar se pas kallëzimit në Komisariatin e Lezhës, do t’i dorëzohen materialet filmike dhe do të depozitohet kallëzim në SPAK për ‘bandën me persona të inkriminuar’ të PD-së që, sipas tij, po ushtrojnë presion në qytet.


“Fytyra e vërtetë e bandave të ‘Shqipërisë Madhështore’, ku kandidatët për deputet të cilët kanë punuar në sistemin e drejtësisë dhe i dinë më mirë ligjet dhe të drejtat e njeriut, ushtrojnë terror me zë dhe figurë në çdo cep të Shqipërisë në justifikim të humbjes që i pret më 11 Maj. Presioni dhe shantazhi nuk ndal të drejtën, përkundrazi, pas kallëzimit në komisariatin e policisë Lezhë, do dorëzohen të gjitha materialet filmike dhe do pasojë kallëzimi në SPAK për gjithë bandën me persona të inkriminuar, kallëzim për shkelje të të drejtave, ushtrimin e presionit dhe shpifjes. Peshën më të madhe do ta marrë në kallëzim edhe Kaubojsi që mbrëmë na u prezantua si deputet,” shkruan Zefi në postimin e tij.

Për rastin, nënkryetari i bashkisë së Lezhës bëri kallëzim në polici se një 38-vjeçar, banor i Kolshit, për motive që lidhen me fushatën elektorale, i bllokoi rrugën me automjetin e tij. Policia njoftoi se nisi hetim në gjendje të lirë për 38-vjeçarin për prishje të qetësisë publike, pengim të qarkullimit dhe kanosje.

Në postimin në Facebook, Zefi thotë se për rastin do t’i drejtohen edhe SPAK me kallëzim.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.