• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Votimi nga jashtë, Celibashi: Nuk mund të vihet në dyshim integriteti i procesit, i realizuar shumë mirë

06/05/2025
in Politikë
Votimi nga jashtë, Celibashi: Nuk mund të vihet në dyshim integriteti i procesit, i realizuar shumë mirë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi e ka vlerësuar si të  realizuar “shumë mirë” procesin e votimit nga jashtë. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka raportuar edhe lidhur me problematikat e evidentuara deri më tani, Celibashi tha se megjithatë, integriteti i votimit nga jashtë nuk mund të vihet në dyshim.

“Nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë. Është një proces që nuk është realizuar në mënyrë perfekte, por është një proces i realizuar shumë mirë, gjykuar nga numrat. Ndoshta ne nuk jemi në terren, por nga ato që vijën këtu te ne, asesi ky proces nuk mund të vihet në diskutim. Po lexoja në lidhje me procesin e votimit nga jashtë në Gjermani dhe me gjithë respektin për standardin Gjerman, atje diskutohet për humbjen e 40 mijë votave. Ky proces meriton të vlerësohet i arrirë dhe ka përmbushur qëllimin e vet. Janë 144783 votues të cilët e kanë sjellë fletën e votimit, janë rreth 225 mijë të cilët e kanë marrë, janë numra që tregojnë se sistemi ka funksionuar. Nëse dikush do të duhet të japë llogari për çfarë nuk është bërë mirë, ne nuk kemi pikë hezitimi në këtë gjë”, tha Celibashi.

Lidhur me problematikat e hasura, Celibashi deklaroi se janë 21 mijë zarfe që ende nuk janë shpërndarë dhe ndodhen në zyrat e DHL-së, ku prej të cilëve 11 mijë janë për shkak se votuesit nuk janë gjetur nga shërbimi postar.


“Janë 21 mijë zarfe që nuk janë shpërndarë akoma, o janë në zyrat e tyre o janë në proces. Prej tyre, 11 mijë janë për shkak të problematikave të lidhura me pasaktësi në adresë, email e kontaktit apo numrin e telefonit. Pra DHL këta 11 mijë votues nuk ka mundur t’i gjejë, t’i kontaktojë. Për këtë arsye i kemi bërë thirrje votuesve që janë regjistruar të interesohen pranë shërbimit të DHL. Pjesa tjetër lidhet me ata votues që DHL mund t’i ketë kontaktuar, por nuk janë përgjigjur dhe janë akoma në pritje deri në datën 8 në zyrat e DHL”, deklaroi kreu i KQZ-së.

Ndalur te situata në Greqi, ku opozita ka pretenduar për disa problematika,  ndërsa dje i dërgoi edhe një letër KQZ lidhur me këto, Celibashi tha se janë marrë masat që duhej të merreshin, bazuar në fakte. Ai theksoi se duhet të ketë prova për çdo  pretendim të ngritur.

“Mbi ato fakte që ne na janë paraqitur, kemi marrë ato masa që duhej të merrnim. Mund të ketë qenë rasti i tillë, por nëse një zgjedhës nuk e ka marrë fletën e votimit ka gjithë mundësinë për ta raportuar vetë zgjedhësi. Ajo që ka rëndësi dhe për të kuptuar se çfarë ka ndodhur vërtetë, ose vetë partitë të paraqesin faktet. Tej kësaj nuk e di sesi ne si institucion mund të operojmë. Nuk është që ne kemi një fakt dhe nuk e kemi adresuar.

Duhet të ketë prova për çdo pretendim të ngritur. Çdo votues nga jashtë që është përballur me një problematikë është i lirë ta raportojë këtë. Në një shumicë rastesh që ne na janë bërë me dije, kur kemi bërë  verifikimin kanë rezultuar spekulime të pastra. Ka raste kur na kanë thënë vajta dhe nuk e gjeta zarfin atje dhe rezulton që ai nuk është fare i regjistruar. Qëndron thirrja që ne kemi bërë publike, për ata votues që janë regjistruar dhe nuk kanë marrë asnjë kontakt nga DHL, duhet të komunikojnë me DHL. Janë problematika me numrin e kontaktit që këta votues kanë lënë dhe adresën e email. Na raportojnë nga DHL që janë numra jo të saktë”, theksoi ai.

Lidhur me kallëzimet e kryera, Celibashi tha se në total, SPAK ka hapur 35 procedime penale, nga të cilat 8 janë nisur me iniciativë të vetë Prokurorisë së Posaçme. Nga Prokuroria e Përgjithshme, Celibashi deklaroi se janë regjistruar 32 kallëzime, ku për 7 prej tyre është vendosur mosfillimi i hetimit, ndërsa një i ka kaluar për kompetencë SPAK.

Stylish GIF

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!