AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

ODHIR, raport të përkohshëm për 11 Majin: Fushatë e polarizuar dhe akuza për burimet shtetërore

by SHT Media
29/04/2025
in Politikë
6
0
ODHIR, raport të përkohshëm për 11 Majin: Fushatë e polarizuar dhe akuza për burimet shtetërore
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prezenca e ODIHR që do të monitorojë zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri ka dalë me një raport të përkohshëm për ecurinë e fushatës zgjedhore dhe garës, duke iu referuar periudhës 1 deri në 21 prill.

Sipas ODIHR fushata që ka nisur më 11 prill ka qenë e qetë. “Personalizimi i retorikës, sulmet mes liderëve të partive kryesore dhe akuzat për korrupsion e lidhje me krimin e organizuar kanë dominuar debatin publik, sidomos në rrjetet sociale”, konstaton misioni i vëzhgimit.

Në raport bëhet me dije se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë 94 ankesa për shkelje të lidhura me fushatën, përfshirë përdorimin e aseteve publike dhe presionin ndaj nëpunësve civilë.


“Janë hapur hetime administrative për 70 raste, dhe në tre prej tyre janë propozuar gjoba. 96 monitorues janë angazhuar për të vëzhguar zbatimin e rregullave në 12 qarqe, duke raportuar mbi 1,160 raste që nga janari deri në prill. Ndër shqetësimet kryesore janë ndikimi i rrjeteve të ashtuquajtura “patronazhistë”, presioni ndaj punonjësve të administratës publike dhe përdorimi politik i burimeve shtetërore. Edhe pse ligji ndalon përdorimin e institucioneve publike për qëllime elektorale, praktika të tilla vazhdojnë të raportohen”, konstaton ODIHR.

Ndërkohë, mungesa e një kuadri ligjor për fushatat në rrjetet sociale ka nxitur partitë të nënshkruajnë një Kod Vullnetar Etik për Fushatat Digjitale, që synon shmangien e gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe mungesës së transparencës. Sakaq, KQZ po monitoron aktivitetin online të 50 institucioneve publike.

Duke qenë se këto do të jenë zgjedhjet e para në historinë e Shqipërisë ku do të votojë edhe Diaspora, sipas ODIHR çështjet që kanë dominuar diskursin publik janë integrimi në BE, ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit.

“Si PS ashtu edhe PD kanë premtuar rritje të pensioneve dhe pagës minimale, ndërsa partitë më të vogla janë përqendruar në reforma kundër korrupsionit dhe shërbime sociale. Sfondi politik i fushatës është i trazuar. Arrestimi i ish-Presidentit Ilir Meta dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, kanë nxitur protesta dhe tensione politike. Arrestimet janë konsideruar nga opozita si të motivuara politikisht”, nënvizon raporti.

ODIHR në fund thekson se “në përgjithësi, zgjedhjet e 11 majit po zhvillohen në një kontekst të tensionuar politik, të karakterizuar nga kriza besimi, hetime të profilit të lartë për korrupsion, ndarje brenda partive dhe përpjekje për të ruajtur standardet demokratike në një klimë sfiduese”.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.