AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Do dergjen edhe 4 vite në opozitë”, Sula: A ia vlen të shpenzohesh 6 mln dollarë për imazhin e Berishës?

by SHT Media
29/04/2025
in Politikë
6
0
“Do dergjen edhe 4 vite në opozitë”, Sula: A ia vlen të shpenzohesh 6 mln dollarë për imazhin e Berishës?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Dashnor Sula ka komentuar kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë lobuese “Continental Strategy” në SHBA.

Përmes një reagimi në facebook, Sula shkruan se porositësja e kësaj kontrate lobimi është vetë PD, dhe nuk bëhet fjalë për një ‘dhuratë’ që ka përfituar nga shqiptarët atje.

Më pas, ai shtron pyetjen se nëse ia vlen që në një vend si Shqipëria, ku opozita ka denoncuar nivelin e varfërisë, të shpenzohen shuma kaq të mëdha parash për të rregulluar imazhin e një individi.


Sipas tij, Partisë Demokratike nuk i interesojnë qytetarët por vetëm pastrimi i figurës së Berishës.

Postimi i plotë i Sulës:

Dritëhijet e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

Kur nuk mëson nga gabimet, ato përsëriten në përmasa edhe më të mëdha. Partia Demokratike, forca kryesore e opozitës po përballet aktualisht me gabimet e mëdha për shkak se nuk ka mësuar nga e kaluara.

Prej disa muajsh u vendos në qendër të vëmendjes dhe përball akuzave për burimin e parave të dyshimta për të lobuar në SHBA. Ajo damkë edhe sot nuk i është hequr ish-kryetarit Lulzim Basha.

Por, historia përsëritet. Vetëm 2 javë nga zgjedhjet parlamentare del një tjetër kontratë lobimi e PD në SHBA që shkon deri në vlerën e 6 milionë eurove.

Zyra e Shtypit në Partinë Demokratike në një reagim të sajin thot se PD është thjeshtë përfituese e dhuratës.

Në fakt e vërteta është se KLIENTI që ka porositur kontratën e lobimit është vet Partia Demokratike. Për pagimin e kësaj kontrate që tri muajt e para shkon deri në 750 mijë dollarë është themeluar një Shoqatë, dhe se garantor është një shqiptaroamerikan me mbiemrin SECI.

Me pak fjalë si në kreditë që marrim në banka, Seci është personi që del garant që do paguaj paratë nëse Partia Demokratike nuk i paguan.

Kjo është edhe pika që kërkon trasnparencë dhe në momentin që kjo trasparencë mungonë, krijohen dyshime dhe përfundojmë njësoj si me dyshimet për paratë ruse me Lulzim Bashën.

Neni 23/1 i ligjit për partitë politike dhe neni 92/2 në Kodin Zgjedhor e sanksionon qartë se “1. Çdo parti politike duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, sipas formatit të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shumën e fondeve të përfituara nga çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna që lidhen me identifikimin e qartë të dhuruesit. Në çdo rast, dhuruesi, në kohën e dhurimit, nënshkruan detyrimisht një deklaratë dhurimi, sipas formatit të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Lista e personave, që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë, si dhe vlera përkatëse, duhet të bëhen kurdoherë publike”, thuhet në pikën 1 të nënit 21 të ligjit për Partitë Politike.

Pra, Partia Demokratike duhet të kishte bërë transparencë se kush janë personat të cilët kanë dhuruar paratë për Partinë Demokratike për zërin përkatës të kontratës së lobimit. Kjo do të bënte të mundur evidentimin e burimeve financuese dhe në këtë mënyrë PD nuk do dëmtohej në prag zgjedhjesh por do të ishte ballëlartë.

Po ashtu Neni 92/2 i Kodit Zgjedhor sanksionon se për dhurime mbi 50 mijë lekë, paratë duhet të deklarohen dhe kalojën në një llogari të Posaccme. “Dhurimi i fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 50 mijë lekë duhet të bëhet vetëm në llogari të posaçme të hapura në banka nga subjekti zgjedhor. Llogaritë deklarohen në momentin e regjistrimit sipas nenit 64 të këtij ligji”, thuhet në Kodin Zgjedhor.

Nga verifikimet paraprake të kryera deri më tani, asnjë nga këto pika nuk është respektuar. Pra kemi të bëjmë me një rast që nuk ka transparencë.

Nëse lëm mënjanë aspektin juruidik dhe trajtojmë atë politik. A ja vlen që në një vend si Shqipëria, me një popullsi që ne opozita e kemi denoncuar me nivelin e varfërisë më të lartë në rajon të shpenzojë 6 milionë dollarë për imazhin e një individi?

A do të përfitonin më shumë demokratët nëse këto 6 milionë dollar, donacione do të përdoreshin për të bërë fushatë në Shqipëri? A do të ishte më mirë që Parta Demokratike të Shpenzonte ato 6 milionë dollar dhe të merrte 10 deputetë më shumë në Parlamentin e Shqipërisë?

Partisë Demokratike i intereson më shumë të kishte harxhuar ato para në Shqipëri dhe të vinte në Pushtet apo ti shpenzojë për Lobim në SHBA, të pastroj figurën e primarit dhe demokratë të dergjen në opozitë edhe 4 vite të tjera?

Këto janë pikpyetjet që ngrihen dhe të bëjnë të reflektosh se cilat janë qëllimet reale të lidershipit të PD.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.