AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

DOKUMENTI / Fondacioni i 6 milionë dollarëve ka anëtarë vetëm familjen Seci! Në fokus edhe… autizmi!

by SHT Media
29/04/2025
in Politikë
6
0
DOKUMENTI / Fondacioni i 6 milionë dollarëve ka anëtarë vetëm familjen Seci! Në fokus edhe… autizmi!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Make Albania Great Again”, fondacioni që ka marrë përsipër të mbulojë deri 6 milionë dollarë, pagesa për lobimin e partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, është vetëm një organizatë e familjes së Nuredin Secit. Aktet e siguruara ekskluzivisht nga Report TV, dëshmojnë se në përbërje të tij nuk figuron asnjë emër tjetër nga grupi i “patriotëve shqiptaro-amerikanë” që kanë vendosur të dhurojnë shuma të larta në mbështetje të PD-së.

Fondacioni siç zbuloi më herët Report Tv, u themelua vetëm pak ditë përpara firmosjes së kontratës, në të cilën, krahas emrit të Flamur Nokës, është vetëm ai i shqiptaro-amerikanit Nuredin Seci, në rolin e garantorit dhe personit që do të kryejë pagesat.

Report tv ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e themelimit të këtij fondacioni, 27 marsin e kaluar, ku thuhet qartë, e zeza në të bardhë, se anëtarët e Bordit Drejtues të këtij fondacioni janë Nuredin Seci, Valdrin Seci, djali i tij dhe Ajshe Seci, bashkëshortja e Nuredinit. Sipas akteve, qëllimi i fondacionit, i regjistruar nga shteti i New Jerseyt si organizatë jo fitimprurëse, është promovimi i të mirës së përbashkët dhe mirëqenia e komunitetit lokal të atjeshëm. Në fund ka edhe një shtesë të shkurtër ku thuhet se ai “mund të angazhohet edhe në aktivitete politike.


Në këtë akt themelimi të MAGA-s shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, evidentohet se adresa e themeluesit Nuredin Seci dhe familjarëve të tij, të vetmit anëtarë bordi, është e njëjtë me atë të fondacionit, pra “65 Woodland Road Woodcliff Lake, New Jersey 07677”, pra vila 2 milionë dollarëshe, të cilën Report Tv e ka raportuar më herët.

Ky dokument ngre pikëpyetje të mëdha rreth qëllimit të vërtetë të themelimit të Fondacionit. Partia Demokratike u përpoq ta projektonte si një organizatë që kishte mbledhur rreth vetes përfaqësuesë të komunitetit. Por në fakt janë vetëm 3 anëtarët e ngushtë të një familjeje me origjinë nga Tropoja. Periudha disa ditore, nga themelimi, te kontakti me kompaninë e njohur lobuese “Continental Strategy”, te pranimi nga ana e kësaj të fundit e kërkesës për t’u angazhuar e deri të firmosja, qartazi lënë të kuptohet se ajo u ngrit thjesht si një mbulesë për realizimin e pagesës.

Valdrin Seci, djali 32-vjeçar i Nuredin Secit, ka në Shqipërinë një tjetër fondacion të njohur si “Seci Foundation”, i cili ka hapur thotë se ka dy qendra për fëmijët me autizëm në Shqipëri, një në Tropojë dhe një në Tepelenë.  Në fushën e trajtimit të fëmijëve me autizëm në Shqipëri njihet bashkëshortja e ish Kryeministrit Berisha, Liri Berisha, me fondacionin e saj “Fëmijët Shqiptarë”.

Nga ana tjetër Valdrin Seci shpesh është bërë edhe objekt i lajmeve në media shqiptare për lidhjen me një personazh të showbizzit shqiptar, Agnesa Hadërgjonaj dhe jetën luksoze që bëjnë. Hadërgjonaj e promovon fondacionin Seci edhe në rrjetet sociale. Në njëvjetorin e fondacionit pak ditë më parë, stafi i tij falënderonte donatorët Vladrin Seci dhe Agnesa Hadërgjonaj për kontributin. Djali i Nuredin Secit, Valdrini figuron pronar i 2 bizneseve në New Jersye në SHBA, një i vogël me punëtor vetëm vetën dhe SECI HOME IMPROVEMENT, një kompani për rregullim të çative.

Në New Jersey rezultojnë disa firma në pronësi të familjarëve të Nuredin Secit, si “Seci Construction, Inc” me pronar nipin e tij Akil Seci biznes i cili është bërë dhe objekt i autoriteteve hetuese në SHBA. Ndërsa Valbona Seci,  agjente imobiliare, e cila realizoi dhe shitjen me 2 milionë dollarë të vilës që raportohet si selia qendrore e “Make Albania Great Again”, punon për “Fair Lawn”, edhe kjo kompani po ashtu me probleme ligjore.

Sa i përket kontratës së firmosur së firmosur nga Flamur Noka, ajo rezulton të jetë më e shtrenjta edhe për një kompani shumë të njohur lobimi në SHBA si “Continental Strategy”. Në periudhën shkurt prill 2025 kjo firmë ka lidhur 5 kontrata ku në vend të parë me shumën 250.000 dollarë në muaj renditet PD e Shqipërisë, me një diferencë të theksuar nga të tjerat.

Kontratën 6 milionë dollarëshe Flamur Noka e firmosi në emër të të gjithë koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa nuk ka asnjë informacion që për këtë të jenë pyetur kryetarët e 25 partive të tjera. Ndërsa Partia Demokratike ka vendosur të mos japë asnjë informacion të mëtejshëm për kontratën e lobimit, për të cilën janë paguar tanimë 750 mijë dollarë, angazhimi disa milionësh, i marrë nga Seci, tre ditë pas themelimit të Fondacionit, mbetet një pikë e errët në këtë histori.

Për këtë kontratë, Prokuroria e Posaçme njoftoi se nisi hetimet menjëherë. Tashmë përmes hetimit do t’i takojë SPAK të tregojë burimin e financimit marramendës, për një kontratë që është më e shtrenjta në historinë e lobimeve në politikën shqiptare.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.