• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Diaspora”/ Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende! Kompania postare s’ka marrë pagesë, kontrata publike pas procesit 

29/04/2025
in Politikë
“Diaspora”/ Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende! Kompania postare s’ka marrë pagesë, kontrata publike pas procesit 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh sot për mediat se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 345 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces.

Ky numër i korespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri tani, teksa u pohua problematika se ende nuk kanë përfunduar në duart e diasporës nga kompania postare, mbi 30 mijë zarfa me fletët e votimit.Celibashi shpjegoi se ka ende kohë edhe 2 javë për këtë dorëzim dhe deri tanik procesi ka shkuar më mirë edhe se në vendet e tjera që kanë praktikë më të hershme.

“Janë mbi 70 mijë votues që e kanë kthyer fletën e votimit nga mbi 245 mijë të regjistruar. Presim ardhjen e fletëve të tjera të votimit. Presim që kompania postare të shpërndajë të gjitha fletët e votimit, zarfet. Kanë mbetur edhe 30 mijë fletë votimi e pak për t’u shpërndarë, ka gati edhe 2 javë kohë dhe presim që të shpërndahen”, tha Celibashi.


Ai vlerësoi këtë proces të votës së diasporës si hera e parë që ndërmerret nga KQZ, duke dhënë nota shumë pozitive, edhe pse problematikat janë prezente, por që nuk e cenonin procesin në tërësi. Madje sipas tij, edhe ankimet nga partitë politike janë sporadike dhe jo shumë thelbësore.

“Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit dhe kthimit po shkon normalisht dhe nuk kemi problematika të mëdha. Nuk kemi sistem që po dështon, funksionon, por ka dhe probleme. Edhe shqetësimet e partive politike janë sporadike. Po verifikojmë për zgjidhje problematikat që kanë dalë. Por duhet të themi se sistemi është duke fnksionuar dhe shqetësimet janë të tilla sa nuk e vënë në dyshim integritetin e procesit. Duhet thënë edhe se 70 mijë e kanë kthyer fletën evotimit, ose 30% e totalit dhe vetëm 30 mijë nuk kanë mundur ta marrin dot fletën. Si proces dhe kjo eksperiencë e parë e jona është disa herë më e mirë se e vendeve me traditë në këtë proces, por duket se problemet marrin vëmendjen më të madhe sesa pozitiviteti i procesit”, tha Celibashi.

Për hetimin e rasteve të publikimit apo deklarimit të votës në rrjetet sociale nga shumë emigrantë, Celibashi u shpreh se kjo i takon SPAK, Prokurorisë dhe Task-Forcës, për të gjitha kallëzimet, denoncimet, regjistrimet dhe hetimet që kryejnë.

“Nuk mund të jap mendim për këtë pasi i përket SPAK dhe Prokurorisë nëpërmjet Task-Forcës për krimin elektoral, por çdo rast që haset referohet”, tha Celibashi.

Në lidhje me kontratën me kompaninë postare, pas problematikës së dorëzimit, ai sqaroi:

“Kontratën dhe detajet me kompaninë do e bëjmë publike pas këtij procesi dhe është normale. Nuk mund ta komentoj këtë marrëveshje kontraktuale, s’ka detyrim ligjor për ta bërë këtë. Pagesa bëhet pasi të përfundojë kryerja e shërbimit. Si në rastet e tjera, edhe në këtë, kompania nuk ka marrë asnjë pagesë, sepse do pritet përfundimi i procesit, se si ka shkuar ai”.

Stylish GIF

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!