AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Biseda e fundit me Talo Çelën”, flet Nuredin Dumani: Në pritë më nxori Sueli

by SHT Media
18/03/2025
in Kronikë
6
0
“Biseda e fundit me Talo Çelën”, flet Nuredin Dumani: Në pritë më nxori Sueli
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Nuredin Dumani ka vijuar dëshmitë e tij si i penduar i drejtësisë.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, që ndjek gjyqin në GJKKO, ka mundur të zbardhë një pjesë të diskutimeve në gjyqin që zhvillohet me dyer të mbyllura.

Fatos Gosa, i pandehur në dosjen “Plumbi i Artë”, kundërshtoi me forcë akuzat dhe thëniet e Nuredin Dumanit ndaj tij.

Fatos Gosa: Jam kot këtu unë. Ta dëgjojnë të gjithë. Nuk kam lidhje. Nuk e kam takuar asnjëherë atë njeri. Vetëm drejtësi dua. Asgjë tjetër. Nuk dua mëshirë. Është gjynah mo.

Seanca vijoi më tej me përgjigjet e Dumanit ndaj avokatit të Gosës. Dumani ka treguar raportin e tij me Talo Çelën, si dhe ka folur për atentatin ndaj tij në aksin Elbasan-Peqin më 30 Mars 2022, ku mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua nga policia.

Dumani thotë se në atë ngjarje, që kishte shkuar për të bërë një vrasje në Elbasan, u nxorr në pritë nga Suel Çela.

Avokati Përparim Kulluri: Si jeni arrestuar?

Nuredin Dumani: Isha i plagosur.

Avokati Përparim Kulluri: Keni thënë se do vrisnit Otin? Pse nuk e vratë?

Nuredin Dumani: Sepse nuk ishte në Elbasan.

Avokati Përparim Kulluri: Pse i thatë Suel Çelës “më vranë” dhe pastaj “më vratë”?

Nuredin Dumani: Sepse vetëm ai e dinte që unë isha aty.

Avokati Përparim Kulluri: Pse i jeni drejtuar Suel Çelës me fjalën “më vratë” në Sky. Pse ja atribuon tentativën e vrasjes Suel Çelës?

Nuredin Dumani: Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan. Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën. Unë vetëm pas atentatit i shkruaja. Më pas nuk kam komunikuar më edhe pse ai ka kërkuar. Do zbardhet  Matriksi e do dalin.

Avokati Përparim Kulluri: Pse e bëre marrëveshjen me prokurorinë?

Nuredin Dumani: Se atëherë m’u hapën sytë.

Avokati Përparim Kulluri: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?

Nuredin Dumani: Asnjë gjë.

Avokati Përparim Kulluri: Kur e njohe Talo Çelën?

Nuredin Dumani: Fundi i 2009 fillim 2010. Jam njohur nga Ilirjan Feçi.

Avokati Përparim Kulluri: Pse u prishëm marrëdhëniet me Talo Çelën?

Nuredin Dumani: Ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllain tim.

Avokati Përparim Kulluri: A ka ndenjur makina që u përdor në vrasjen e Andi Zylyfit në garazhin tënd?

Nuredin Dumani: Po. Ka qenë një makinë që e kishte vjedhur më parë Altin Ndoci.

Avokati Përparim Kulluri: A është përdorur në ngjarje tjetër?

Nuredin Dumani: Po, për një ngjarje tjetër në Spitallë. Porositës ishte Baca, Gim Kabashi.

Avokati Përparim Kulluri: Keni pretenduar se Fatos Gosa ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit?

Nuredin Dumani: Po ka qenë. E kam paguar.

Avokati Përparim Kulluri: Si ka informuar Gosa?

Nuredin Dumani: Me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të.

Avokati Përparim Kulluri: Kur e ke takuar Talon për herë të fundit?

Nuredin Dumani: Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë.

Avokati Përparim Kulluri: Keni thënë që Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë dhe ishte interesuar për vrasjen e kushëririt të vet, vëllait të Alibeajt dhe Dylgjerit dhe se i bënte karshillëk Kel Kamamit.

Nuredin Dumani: Po, i shkonte Kel Kamamit paralel me makinë.

Avokati Përparim Kulluri: Kur i ke shkeputur marrëdhëniet me Talon?

Nuredin Dumani: Takimi i fundit ka ardhur ai tek shtepia ime. Fund 2019, fillim 2020. Ne kishim debatuar shumë me të.

Avokati Përparim Kulluri: Kur jeni shkruar për herë të fundit?

Nuredin Dumani: Me sky, në verë 2010.

Avokati Përparim Kulluri: Keni diskutuar për vrasjen e Talo Çelës?

Nuredin Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 milionë Euro për vrasjen e Erion Alibej. Më tha do të jap edhe Talon. I thashë, dua 1.5 milionë Euro, po më sill Talon përpara.

Avokati Përparim Kulluri: Ke thënë që ke marrë pagesë tek Dine Çami për vrasjen e Andi Zylyfit.

Nuredin Dumani: Ishin 2 prerje. Një i madh dhe një i vogël. Shumën e vogël do ja jepja informatorit, Tos Gosës. Informatorët marrin nga 15 në 30 mijë. Gosën e takova tek pishat. Unë isha me një makinë të vogël. Ai ka qenë me një “Golf” të zi. Vetëm jemi përshëndetur. 2-3 minuta kemi ndenjur aty. Kur erdhi RENEA tek shtepia ime për një ngjarje në Peqin, mua më erdhi RENEA në Durrës. Dikush më kishte shitur, se nuk ka mundësi. Kur e pyeta Talon, ai më tha se Fatos Gosa do ketë folur.

Avokati Përparim Kulluri: Ke thënë që Talo doshte të vriste Fatosin.

Nuredin Dumani: Jo se do e vriste, por tha se duhet hequr, pasi di shumë. Unë u ankova tek Talo për policinë. Ai më tha se do e ketë sjellë Fatos Gosa.

Avokati Përparim Kulluri: Me Erion Alibeajn ke folur për vrasjen e kushëririt të tij?

Nuredin Dumani: Po, kam folur. I kam thënë, më vjen keq, se unë ju dhashë mjetet për një atentat në Peqin, por nuk e dija se ishte kushëri i Alibejt.

Ndërhyn i pandehuri Fatos Gosa: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Talo Çelën. Nuk e kam pasur mik. Dua të dalë e vërteta. Do dali e vërteta. Unë kam pasur miqësi me familjen e Andi Zylyfit. Si mund ta bëj unë atë për 15 mijë Euro.

Gjykata: Pse mendoni se Dumani ka bërë deklarim të rremë ndaj jush?

Fatos Gosa: Këta kishin Leonard Palushi, një polic krimesh që e paguanin. Sollën në Peqin kontroll RENEA-n në disa familje. Deklarimin e rremë Dumani e ka bërë për hakmarrje. Pasi jam arrestuar kanë inskenuar grabitjen e djalit tim në mes të Peqinit. Vjen policia, ndërsa çuni ishte në shtëpi. Nuk kam qenë tek ajo vrasje. Nëse kam qenë le të dënohem. Politika më ka lidhur me këta maskarenj. 8 vjet ndenji një palë, e 8 vjet pala tjetër. Unë t’ju merrja pasaportat njerëzve që më vinin në lokal.

Gjykata: Jeni takuar ndonjëherë?

Fatos Gosa: Asnjëherë. Doja të isha i qetë, por më falni për emocionin. Unë kam tre vjet në burg dhe nuk kam takuar asnjëherë gruan dhe vajzën time.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

14/10/2026

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

14/10/2026

U diagnostikua me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit!

14/10/2026

Bombardime të fuqishme në Liban, avionët luftarakë dhe artileria izraelite godasin disa zona!

14/10/2026

“Protesta s’ka lidhje me opozitën”- Hasimja: Janë në pozicion jashtë loje, opozitën po e bëjnë njerëzit në shesh!

14/10/2026

Kjo nuk është më protestë, por cenim i rendit kushtetues

14/10/2026

Kaosi dhe dhuna në rrugët e Tiranës, biznese dhe institucione, Policia vijon shoqërimet pas përfundimit të tubimit

14/10/2026

Kushtet e Kroacisë për Malin e Zi, zbulohen 8 kërkesat e Zagrebit përpara integrimit

14/10/2026

Dhuna në protestë, Policia shoqëron shumë persona të dyshuar nga zona të ndryshme të Tiranës!

14/10/2026

VIDEO/ Momenti kur protestuesit sulmojnë komisariatet nr.2 dhe 3! Hyjnë në territorin e tyre dhe shkatërrojnë, shikoni pamjet

14/10/2026

Protesta/ Bardhi denoncon dhunën policore ndaj deputetëve opozitarë: Akt i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit!

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Berisha: Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, studentët nuk i lëshojmë!

14/10/2026

Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

14/10/2026

“Këta nuk janë studentë, janë më të sofistikuar”- Leka: I vetmi ndryshim nga 14 shtatori 1998 është se…

14/10/2026

“Mund të vrasin njerëz”- Protesta, Çupi: Çunat me kapuçë nga Tetova dhe të Vetëvendosjes po krijojnë grusht shteti!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?
  • Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.