• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Dështon armëpushimi 2 mujor- Izraeli sulmon Gazën, vriten zyrtarë të Hamasit

18/03/2025
in Botë
Sulm i madh izraelit në një banesë në Gaza, raportohet për disa të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Dy muaj armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit kanë dështuar pasi ushtria izraelite ka sulmuar Gazën për të eliminuar objektivat e Hamasit

“Izraeli, që tani e tutje, do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Nga sulmi i sotëm, mësohet se mes të vdekurve janë figura të larta të sigurisë dhe politike të Hamasit. Nga ana e tyre mjekët shprehen se mes të vrarëve janë edhe shumë fëmijë.

Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë në Gazë e drejtuar nga Hamasi thotë se numri i të vdekurve nga sulmi izraelit gjatë natës ka shkuar deri në 330 të vrarë.

Hamasi ka reaguar duke thënë se kjo çon në përshkallëzimin e konfliktit dhe se Izraeli ka shkelur në mënyrë të njëanshme armëpushimin duke vënë në rrezik fatin e pengjeve.

Me mbështetjen e SHBA-së, Izraeli ka bërë presion për kthimin e pengjeve në këmbim të një armëpushimi afatgjatë dhe lejimin e kthimit të ndihmës në Gazë. Nga ana tjetër, Hamasi ka këmbëngulur që t’i jepet fund luftës një herë e mirë si dhe tërheqje të plotë të trupave izraelite nga Gaza në përputhje me kushtet e marrëveshjes origjinale të armëpushimitm, transmeton BBC.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se ishte informuar nga Izraeli për sulmet e fundit dhe se në vend të një marrëveshjeje të re, Hamasi kishte zgjedhur “refuzimin dhe luftën”.

Kjo është vala më e madhe e sulmeve ajrore që nga 19 janari, kur hyri në fuqi armëpushimi. Dy ditë më parë, bisedimet në Doha, të cilat zgjatën për 72 orë, ku u përfshinë zyrtarë të nivelit të lartë nga Egjipti, Katari dhe SHBA, nuk arritën të zgjasin fazën e parë të armëpushimit, apo të kalonin në fazën e dytë.

Sipas deklaratës zyrtare të qeverisë izraelite, kryeministri  Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz urdhëruan sulmet të martën në mëngjes.

“Ky sulm vjen pas refuzimit të përsëritur të Hamasit për të liruar pengjet tanë, si dhe refuzimin e tij të të gjitha propozimeve që ka marrë nga i dërguari presidencial i SHBA Steve Witkoff dhe nga ndërmjetësit. Izraeli, tani e tutje do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje”, thuhet në deklaratën zyrtare të qeverisë izraelite.

Më të lexuarat

  • Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2

    Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!