AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Lista e PD, e turpshme! Votat e mia, larg Berishës”, Dash Sula u la jashtë garës së 11 majit: Lapaj në gjurmët e kreut të PD! Familjarët e tij…

by SHT Media
17/03/2025
in Politikë
6
0
Zjarri në Kuvend, ankohet Dashnor Sula: Faturuan 40 mijë lekë, karrige që kanë 15 vite që nuk ndërrohen
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti demokrat, Dashnor Sula e cilëson të turpshme listën e Sali Berishës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Sula u shpreh se qarku i Elabsanit, është i papërfaqësuar për demokratët.

“Kemi pasur komunikim edhe gjysmë ore më parë, jo me zotin Berisha, me zotin Noka. PD kërkonte që unë të isha në pjesën e listës së hapur në Elbasan, e vendosa, dakord do të kandidoj në listën e hapur të PD, pavarësisht se më bënë një padrejtësi. Kushti im ishte që të tërhiqte një kandidat nga lista. Kjo ishte kërkesë edhe për moral, edhe për logjikë politike. I thashë zotit Noka, nëse shkoj poshtë 10 mijë votave personale, në 2021 kisha 8 mijë vota personale. Dola i pari në vitin 2005 me vota personale. S’i janë gatuar aty, unë i di gjërat e sakta. Nukd o dua t’ia përmend emrin dhe t’i jap kënaqësi atyre. Pas datës 11 maj do flasim. Nëse del ndryshe, do i ulem në gjunjë PD dhe Sali Berishës. Kanë hallin e 12 majit. Për herë të parë, Edi Rama bën listën më të mirë pas 3 listash.

Berisha kthen të vjetërit. Në listën e hapur nuk vendos njerëz që marrin vota. PD dhe opozita duhet të ishte kundra atij kodi zgjedhor. Ajo parti ka lindur dhe po vdes me Sali Berishën, ajo është fatkeqësia më e madhe e asaj partie. Zoti Berisha nuk do zë ndryshe. Edhe të dua unë t’i çoj votat e mia, nuk i çoj dot. Unë, do shikoj pas leximit të votave më 11 maj, jam demokrat, do duhet të jem demokrat, do mbështes opozitën, por reagoni, reagoni, reagoni. Nëse ajo parti nëse nuk kthehet, ajo është e destinuar të vdesi”, theksoi ai.

Sula ka shtuar se kreu i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, me të cilin nuk arriti dakordësi për futjen në lista, është në gjurmët e kryedemokratit Sali Berisha.

Ai u shpreh se Lapajt i kërkoi garanci, teksa në listat e sigurta, ai kishte vendosur familjarë dhe të afërm.

“Duhet të jem shumë i sinqertë, nuk është se mua më ka thënë njeri personalisht, por duke bërë analizën të situatës, apo sjelljes, qajes, që zoti Lapaj si drejtues i nisës Shqipëria bëhet, duke parë ftesën që ky formacion më bëri dhe e pranova, ato më kanë telefonuar mua. Por në momentin që vendoset për të pasur një bashkëpunim, duhet sinqeriteti. Unë ika nga PD për shkak të padrejtësisë që mu bë. Jam i vetmi deputet i opozitës, të tjerët kanë votuar pro kodit zgjedhor, i vetmi që voitoi kundër jam unë, që nuk isha për bunkerizim të listave. Unë vendosja të vijoja rrugëtimin tim politik me Berishën, që të bënim rotacion politik. Zoti Lapaj tha se anëtarësia më ka përzënë, zoti Lapaj pretendon se emrat e parë të listave në Elbasan do jepnin dorëheqje, kjo nuk ka si të ndodhë. Pasi diskutuam, ju thoni që 5 emrat e parë janë kot, të panjohur, unë them të tërhiqen që tani. Ju thoni nuk i tërheqim tani, jo kur të marrin mandatin. Mendoje herën tjetër miku im”, theksoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

14/10/2026

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

14/10/2026

U diagnostikua me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit!

14/10/2026

Bombardime të fuqishme në Liban, avionët luftarakë dhe artileria izraelite godasin disa zona!

14/10/2026

“Protesta s’ka lidhje me opozitën”- Hasimja: Janë në pozicion jashtë loje, opozitën po e bëjnë njerëzit në shesh!

14/10/2026

Kjo nuk është më protestë, por cenim i rendit kushtetues

14/10/2026

Kaosi dhe dhuna në rrugët e Tiranës, biznese dhe institucione, Policia vijon shoqërimet pas përfundimit të tubimit

14/10/2026

Kushtet e Kroacisë për Malin e Zi, zbulohen 8 kërkesat e Zagrebit përpara integrimit

14/10/2026

Dhuna në protestë, Policia shoqëron shumë persona të dyshuar nga zona të ndryshme të Tiranës!

14/10/2026

VIDEO/ Momenti kur protestuesit sulmojnë komisariatet nr.2 dhe 3! Hyjnë në territorin e tyre dhe shkatërrojnë, shikoni pamjet

14/10/2026

Protesta/ Bardhi denoncon dhunën policore ndaj deputetëve opozitarë: Akt i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit!

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Berisha: Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, studentët nuk i lëshojmë!

14/10/2026

Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

14/10/2026

“Këta nuk janë studentë, janë më të sofistikuar”- Leka: I vetmi ndryshim nga 14 shtatori 1998 është se…

14/10/2026

“Mund të vrasin njerëz”- Protesta, Çupi: Çunat me kapuçë nga Tetova dhe të Vetëvendosjes po krijojnë grusht shteti!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?
  • Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.