• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Plagosi me armë 3 grekë pas ‘festës së beqarisë’, dorëzohet pas 2 vitesh bosi shqiptar i krimit

17/03/2025
in Kronikë
Plagosi me armë 3 grekë pas ‘festës së beqarisë’, dorëzohet pas 2 vitesh bosi shqiptar i krimit

Një 39-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti për tentativë të trefishtë vrasjeje dy vite më parë, është vetëdorëzuar pranë autoriteteve në Kretë të Greqisë dhe është arrestuar pasditen e djeshme (16 mars).

Rreth orës 18:00, fillimisht në Komisariat është paraqitur avokati i 39-vjeçarit dhe pas pak ka mbërritur dhe është vetëdorëzuar vetë shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua.

Ditët e fundit, avokati Spyros Dimitriou, kishte kontaktuar sigurimin për dorëzimin e klientit të tij. Pas ngjarjes së përgjakshme, 39-vjeçari është arratisur drejt Shqipërisë, ku ka qëndruar për një kohë të gjatë.

Ngjarja ka ndodhur më 16 dhjetor 2023 në Gazi të Kretës, ku viktima kanë qenë tre banorë vendas që po argëtoheshin në një lokal nate në zonë. Ndaj të arrestuarit, i cili tashmë ndodhet përballë drejtësisë, autoritetet kishin lëshuar një urdhër ndalimi.

Një grup prej gjashtë a shtatë burrash nga Kreta po argëtoheshin në Gazi pasi njëri prej tyre do të martohej në ditët në vijim dhe po mbante festën e beqarisë me miqtë. Grupi ka kaluar nëpër lokale të ndryshme nate dhe rreth orës 03:00 kanë shkuar në një tjetër.

Në orën 6:00 dolën dhe shkuan për të ngrënë në një piceri. Menjëherë pas kësaj, teksa disa njerëz po hanin, një prej tyre bërtiti teksa pranë po kalonte një xhip. Dy persona zbritën nga mjeti dhe një prej tyre goditi me shuplakë një nga kundërshtarët. Gjakrat u nxehën teksa personi i dytë ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj tyre. për pasojë një 28-vjeçar dhe dy vëllezër kanë mbetur të plagosur, të gjithë nga grupi i Kretës, informon ‘Protothema‘.

Policia e Atikës ndoqi hetimet dhe nga verifikimet rezultoi se autori ishte një 39-vjeçar shqiptar i thirrur me nofkë “Nardi”. Ai rezultoi se ishte një nga anëtarët kryesorë të një prej gjashtë organizatave kriminale të zbërthyera nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës, në kuadër të operacionit të madh policor me 50 të arrestuar dhe 187 identifikime.

Bëhet fjalë për grupe që hapnin shtëpi dhe ferma bari, trafikonin drogë dhe merreshin me aktivitete kriminale, deri te kontrolli i sigurisë së lokaleve të natës. Një prej tyre ishte dhe 39-vjeçari, i cili gjithashtu kishte siguruar mbrojtje për lokalet e natës në Gazi.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!