• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Prada e Dior/ Sekuestrohen mbi 100 mijë euro dhe mallra kontrabandë në Rinas, e pësojnë 6 persona

16/03/2025
in Kronikë
Prada e Dior/ Sekuestrohen mbi 100 mijë euro dhe mallra kontrabandë në Rinas, e pësojnë 6 persona

Rreth 100 mijë euro, mallra kontrabandë dhe 1.2 milionë lekë janë sekuestruar nga Policia Kufitare gjatë kontrolleve në aeroportin e Rinasit.

Policia bën me dije se gjashtë persona do të hetohen në gjendje të lirë për futjen e mallrave kontrabandë në vendin tonë dhe falsifikim të dokumenteve.

Efektivët kanë goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave dhe konkretisht është proceduar penalisht shtetasi ukrainas me iniciale O. R. 43 vjeç, i cili do udhëtonte nga Rinasi për në Dubai.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën dhe sekuestruan 76000 euro të cilat tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar në kufi.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi shqiptar me inicale M. F., 34 vjeç, i cili do udhëtonte drejt Parisit, ku gjatë kontrollit shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan 11370 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas ligjit.

Me një shumë të mëdha parash u ka kap edhe shtetasi shqiptar me iniciale A. Ch, 41 vjeç, i cili do shkonte në Bolonja. Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 11900 euro dhe 1.240.000 lekë të rinj, të cilat si kishte deklaruar sipas ligjit në kufi.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato doganore, u godit një rast i tentativës për futje të mallrave kontrabandë, ku u procedua për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasi me iniciale S. Q. 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili po sillte mallra nga Kina.

Gjatë kontrollit të riut iu gjeten në dy valixhe dhe në një çante sportive, një sasi mallrash të ndryshme, të pa shoqëruara me fature përkatëse, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në zyrën doganore Rinas për zhdoganim.

Njoftimi i policisë

PKK Rinas/Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i kontrolleve intensive në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë nga Shqipëria, euro dhe lekë, pa i deklaruar sipas ligjit në kufi.

Gjithashtu, është goditur një rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë.

Si dhe dy raste të falsifikimit të dokumenteve.

Procedohen penalisht 6 shtetas.

Sekuestrohen 99 270 euro, 1.240.000 lekë të rinj, dy dokumente të falsifikuara dhe mallra të ndryshme kontrabandë.

1-Shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit Rinas, kanë intensifikuar kontrollet në bashkëpunim me autoritetet doganore të aeroportit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i kontrolleve në dalje, janë evidentuar dhe goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave dhe konkretisht:

1-Është proceduar penalisht shtetasi ukrainas O. R. 43 vjeç, i cili do udhëtonte nga Rinasi për në Dubai.

Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan 76000 euro të cilat tentoi ti nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar në kufi.

2- U procedua penalisht shtetasi shqiptar M. F., 34 vjeç, i cili do udhëtonte drejt Parisit, ku gjatë kontrollit shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan 11370 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas ligjit. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.

3- U procedua penalisht shtetasi shqiptar A. Ch, 41 vjeç, i cili do shkonte në Bolonja, pasi gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 11900 euro dhe 1.240.000 lekë të rinj, të cilat si kishte deklaruar sipas ligjit në kufi. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.

4-Njëkohësisht u proceduan penalisht për veprën penale ”Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave, ose i vizave”, shtetasit:

-D. L., 28 vjeç, banues në Kamëz. Ky shtetas është paraqitur tek sporteli i Policisë Kufitare, me qellim udhëtimi në Spanjë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, Policia i gjeti një kartë identiteti Italiane me te dhënat e një shtetasi italian dhe me fotografi të ngjashme si e tij. Nga verifikimi i kryer në laboratorin e verifikimit të dokumenteve dyshohet se këtë dokument ky shtetas e ka falsifikuar.

-E. K., 40 vjeç, i cili do udhëtonte për në Barcelonë. Në dalje të R.SH, ky shtetas u kalua për kontroll në vijën e dytë sepse rezultonte dhe i kthyer ne kategorinë Deportiv. Nga kontrolli i kryer në çantën e shpinës shërbimet e Policisë i gjetën një pasaportë italiane me të dhënat e një shtetasi italian dhe me fotografi të ngjashme si fotografia e tij. Pasaporta Italiane u kalua ne laborator për ekzaminim, ku nga ekzaminimi rezultoi e dyshuar e falsifikuar. Në këto kushte shtetasit E. K, iu refuzua dalja nga R.SH.

5-Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore u godit një rast i tentativës për futje të mallrave kontrabandë, ku u procedua për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasi S. Q. 27 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësit e Policisë në PKK Rinas, ndaluan për kontroll jashtë zonës doganore shtetasin S. Q., i cili po sillte mallra nga Kina. Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjeten në dy valixhe dhe në një çante sportive, një sasi mallrash të ndryshme, të pa shoqëruara me fature përkatëse, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në zyrën doganore Rinas për zhdoganim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!