AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

PD mbajti të shtunën Primaret/ Ngjela: Berisha po kthen dhunën në parti! Nuk i interesojnë emrat, por…

by SHT Media
03/03/2025
in Politikë
6
0
“Berisha ka humbur ekuilibrin”, Ngjela: SPAK-un e drejton Uashtingtoni! Dosjet janë në duart e…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të hënë në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit politike, brenda dhe jashtë vendit.

Duke nisur nga procesi i primareve në Partinë Demokratike, Ngjela tha se pavarësisht se në parim është një hap pozitiv, në thelb ngelet farsë.

Sipas tij, primaret nuk do të kenë ndikim në formimin e listave me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, qëllim për të cilin është pretenduar se po bëhet ky proces.

“Si koncept ishte zhvillim. Por fakti që paskan dalë kundër Saliut u tregua që “ku shkove, atje ku ishe”. Ai ktheu prap dhunën në politikën e brendshme të PD-së. Nuk i interesojnë këta që erdhën, seç kërkon të nxjerrë, nuk kupton gjë fare. Ende nuk dimë do dënohet apo jo. Ka një barrë thesë në krah dhe merret me bretkosa, të shikojmë gjyqin”,- tha Ngjela.

Për avokatin, Partia Socialiste nuk do ketë aspak kosto elektorale nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

“Si bën gjë fare, ajo parti nuk i nxjerr votat nga individët, janë votat e partisë ato. Dhe kanë filluar që në vitin 46’-47’. Nuk kanë nevojë farë për emra. PS dhe pastaj seç nxjerr PS, ata kanë adhurues”,- u shpreh ai.

“Nuk kanë kundërshtarë. Kundërshtarët janë në batak. Nuk kanë fjalë jo më fjali, as program, as sistem mendor, as ide”,- theksoi Ngjela.

Avokat Ngjela foli edhe për luftën në Ukrainë dhe zhvillimet më të fundit ndërkombëtare të prodhuara nga ky konflikt. Ai analizoi krisjet mes SHBA dhe BE, të ndodhura pas rikthimit të republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

‘Gjithë problemi i BE është që duke përfituar nga mbrojtja që i jepte, SHBA, e cila e kishte dosmosdoshmëri mbrojtjen e Perëndimit… Mirëpo ky ndërroi politikë dhe BE ka dalë zbuluar, jo se s’ka para, por nuk ka shpenzuar për mbrojtjen”,- tha Ngjela.

“Do t’i ngrenë ushtritë në nivelet e larta të krijimit të zonës së tyre të sigurisë? Kam përshtypjen që po, para kanë para sa të duash, teknologji kanë në nivele të larta. Por u interesonte që jemi nën ombrellën e NATOs, kontributet e tyre në NATO ishin shumë të vogla në krahasim me të Amerkës”,- shtoi ai.

Ngjela komentoi edhe përplasjen mes presidentit Volodymyr Zelenskyt dhe Trumpit në Zyrën Ovale.

“Njëri mbronte atdheun, tjetri mbronte pushtuesin. Jashtë moralit më di mua ti. Zelensky mbrojti atdheun. Politika perëndimore është e mendimit që të vazhdojë lufta që të rrënohet Rusia. Të dhënat e mia janë që po e ndihmon underground, në mënyrë të fshehtë, e di dhe Rusia”,- deklaroi ai.

Kundër mendimit të përgjithshëm të opinionit publik në Shqipëri dhe mbarë botën, kreu i PD-së, Sali Berisha, tha përplasja në Zyrën Ovale mes Trump dhe Zelenskyt, ishte për faj të këtij të fundit.

Ngjela e cilësoi këtë si një tentativë të dëshpëruar të Berishës për të fituar aleatë në Uashington.

“Kush e pyet atë, ai s’ka pushtet, ai kërkon aleatë që të vijë në pushtet, shumë e thejshtë, ku ka votë ai. Ata që do ta besojnë, do bien brenda. Nuk fiton dot. Është pamundësi absolute”,- tha Ngjela.

“Është në dekancë, nuk dihet do të ndënohet apo jo. Po u dënua del nga politika”,- theksoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.