AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Rama ka të drejtë”, Agron Duka kundër Berishës: Jo shkrirjes së SPAK, Prokuroria në zgjedhje mos të merret me çështje ordinere

by SHT Media
20/02/2025
in Politikë
6
0
“Rama ka të drejtë”, Agron Duka kundër Berishës: Jo shkrirjes së SPAK, Prokuroria në zgjedhje mos të merret me çështje ordinere
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Situata politike, zgjedhjet e 11 Majit, koalicionet, beteja e SPAK me krimin dhe sulmet ndaj tij, ishin disa nga temat e trajtuara në ‘Studio Live” ditën e sotme, ku i ftuar për një analizë-intervistë ishte kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Teksa është pyetur nga moderatori Arbër Hitaj për strategjinë elektorale dhe koalicionin opozitar, politikani u shpreh për Report Tv se PAA do e ketë një deputet të sigurt në listat e mbyllura të PD, sipas marrëveshjes së bërë mes partive.

Ai theksoi se largimi i fraksioneve nga PD e dëmton atë në zgjedhjet e 11 Majit dhe se bashkimi do të ishte pozitiv, pasi do rriste shanset për një rotacion pushteti.

Duka tha edhe se nëse fitojnë, nuk do ia japë votat Berishës për nismën e tij për shkrirjen e SPAK, duke u shprehur kundër idesë, teksa kërkoi që SPAK të shkëpusë e godasë lidhjet e krimit me politikën.

“Nuk jam për shkrirjen e SPAK, nuk do ia jap votën. Berisha nuk besoj se i kërkon apo do e dëgjojë mendimin tim, por jo, nuk jam për shkrirjen e SPAK”, u shpreh ai.

Në lidhje me krimet zgjedhore, këmbënguli se më mirë do ishte të goditej dhe shkëputej lidhja e krimit të organizuar me politikën, pasi krimi ndërhyn në zgjedhje. Duka theksoi se ishte gjysmë dakord me Ramën për deklaratën e sotme, pasi nuk kishte nevojë për një survejim të thelluar të partive dhe mbështetësve të tyre, por Prokuroria thjesht të përqëndrohej tek segmenti krimi i organizuar-politikë.

“Jam gjysmë dakord me Ramën, ato mirë bëjnë se ka dhe krim zgjedhor në Shqipëri. A trembet Rama apo ka diçka tjetër nuk e di. Është evidente, këpusni lidhjet e krimit me politikën, i keni në dosje, po u bë kjo është bërë e gjitha. Por dosja 339 e krimit zgjedhor u harrua. Në Shkodër dihet se ku janë lidhjet e krimit me politikën dhe kështu në qytete të tjera. SPAK të mos merret me gjëra ordinere, të zakonshme. Në zgjedhje, ka përfshirje të krimit të organizuar. Të punohet të shkëpusin krimin nga politika”, tha kreu i PAA.

Ai kritikoi diskursin e kryeministrit Rama ndaj drejtësisë dhe opozitës, teksa theksoi edhe se partitë e reja do kenë vështirësi për të fituar aq mandate sa pretendojnë, pasi elektorati priret drejt partive të mëdha, për më tepër që nuk janë në koalicione. Duka parashikoi se ato nuk mund të shkojnë më shumë se 1-2 deputetë, por votat e tyre të fragmentarizuara dëmtojnë opozitën në tërësi.

“Një kandidat i PAA do jetë në listat e mbyllura të PD. Në lidhje me shkëputjen time mund të them se partitë e mëdha duan vendime të mëdha. Një anije si e jona nuk besoj se e ndjen shumë tronditjen me ikjen time nga gara për deputet, madje rinovohet edhe partia me gjak të ri. Ju e keni parasysh se çfarë ndodhi me zotin Sali Berisha me largimin e tij nga PD, tërheqja e tij më 2013 ka qenë pak a shumë në moshën time, gabim i Bashës që e largoi nga partia, por ai është rikthyer dhe nuk ka njeri tjetër që e bën më mirë këtë punë. Pra largimi i Berishës nga largimi i PD e tronditi partinë, kurse te ne, jemi parti të vogla. Basha bëri taktika negative me lëvizjet e tij në opozitë në drejtim të saj”, tha Duka.

Ai e sheh me negativitet të madh përçarjen brenda opozitës dhe veçanërisht te PD.

“Ata që kanë ikur nga PD mund të dëmtojnë opozitën dhe këto janë anët negative. Nëse do ishin bashkë do ishte frymë tjetër, nëse do ishin altruistë. Flas këtu për Bashën, Shehajn, Djathtas 1912 dhe të tjerat që janë larguar nga PD. Ka largime të shumta nga trungu i PD-së dhe kjo solli dëm, është anë negative. Ikja e tyre sjell humbje votash. Pozitive është fakti se njerëz të qeverisë po dalin si të korruptuar nga qeverisja që ka pasur, edhe pse kryeministri Rama po mundohet ta zbusë, sepse ajo i takon. Por në bazë shikoj se ka pakënaqësi të madhe dhe opozita ngacmon nervin”, shpjegoi ai.

Duka shpjegon edhe shkakun pse është bashkuar me PD, teksa kanë siguruar një emër në listat e mbyllura.

“Kodi Zgjedhor nuk na lë hapësira të shumta. Kemi bërë një kontratë me PD-në dhe do i qëndrojmë deri në fund asaj. Me PD u bashkuam prej Kodit, sepse s’na favorizon. Ka një revoltë dhe shpresojmë të kthehet në votë. Rama po luan me intelektin e njerëzve, kur u votua me 74 vota dhe tani pas 12 vitesh pret 100 vota deputetësh, nuk besoj se i merr aq. Do jetë mirë të mos e bëjë asnjë parti vetëm qeverinë. Do timonin vetë, do ta heqi vetë vallen, por nuk është mirë kështu, pasi kur ke aleatë shërben për zbutje të drejtimit”, tha kreu i PAA.

Gjithashtu kritikoi fjalimet agresive të kryeministrit, me etiketime të opozitës dhe fjalë fyerës:

“Mënyra e komunikimit të Ramës kohët e fundit nuk është i duhuri, me zhaba, zhapiq, gjarprinj, bufa, e dëgjojnë të gjithë, për mua është gabim i paparë”.

Kurse për partitë e reja tha:

“Partitë e reja uroj që mos të marrin vetëm vota, por edhe mandate, se ajo ka rëndësi. Por këto nuk duhen parë 6 muaj para zgjedhjeve, sepse kur vjen dita e votimit, qytetarët shkojnë tek partitë e mëdha. Ndaj ne si parti e vogël nuk favorizohemi dhe na detyroi të bashkohemi me PD. Besoj se ky do jetë fundi i tyre, vështirë që të përkthehen në mandate me kapërcime si 8 mandate, 20, 70 apo më shumë. Shpresoj dhe besoj diku aty te 1 apo dy mandate, pra shpresoj që ato vota që kanë të përkthehen në deputetë”, shprehet Duka.

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.