AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Më plasi shpirti o të keqen vëllai”, vijojnë përplasjet mes Gentian Sharrës dhe Nuredin Dumanit në gjyq

by SHT Media
20/02/2025
in Kronikë
6
0
“Më plasi shpirti o të keqen vëllai”, vijojnë përplasjet mes Gentian Sharrës dhe Nuredin Dumanit në gjyq
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë vijuar përplasjet në seancën e kësaj të enjteje ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë”. Nuredin Dumani ka dëshmuar mbi disa ngjarje kriminale të ndodhura të qytete të ndryshme, por kjo ka sjellë reagimin e të pandehurit tjetër, Gentian Sharra.

Sharra, teksa i drejtohej gjykatëses, por edhe gazetarëve në seancën me dyer të hapura, ka thënë se Dumani ka bërë 5 deklarata të ndryshme.

“Dumani ka bërë 5 deklarata të ndryshme. Ta dëgjojnë edhe gazetaret, i ka bërë lëmsh deklaratat. Më plasi shpirti o të keqen vëllai, duke dëgjuar fjalët e tij, duke ndryshuar fjalët javë për javë.

(për një nga episodet) A e dëgjoni! Paskan vjedhur hajdutët. Nuk i paskan numëruar lekët e nuk i kanë ndarë. Po aman o zonja gjyqtare”, ka thënë Sharra, shkruan A2 CNN.

“Grabitje, vrasje, vjedhje, kjo është puna për ne!” Nuredin Dumani rrëfen detaje nga ngjarjet në Kavajë e Elbasan 

Ka vijuar gjyqi me dyer të hapura ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë”. I pandehuri Nuredin Dumani ka vijuar t’u përgjigjet pyetjeve të avokatëve.

Ndër të tjera, ai ka rrëfyer edhe dy grabitje, një në qytetin e Kavajës dhe një të një kambisti në Elbasan.

Avokati Hazizaj: Keni bërë ndonje vjedhje ne Kavajë?

Dumani: Po kam bërë me klientin tënd. Kam qenë unë Talo Çela, Gentian Sharra dhe Ilirajn Feçi. Unë dhe Talo do bënim grabitjen, Sharra ishte shofer tek Audi me targa të vjedhura.

Feçi lëvizte me një BMW Seria 5. Makinat ishin të vjedhura. Ne takoheshim shpesh, 2-3 herë në javë. Ne nuk flisnim për gjëra që s’kishim njohuri, por për vjedhje grabitje, se aty kishim njohuri.

Kur ka ndodh vjedhja?

Dumani: Vjedhja ka ndodhur në fund 2012 dhe fillim 2013, se nuk jam i saktë me datat.

Çfarë keni veshur atë ditë?

Dumani: Rroba, të bardha dhe të kuqe jo njëherë, por ishim të veshur sportiv se do të iknim me vrap, emrin s’ja dija, por ja the ti tani. Jemi larguar me Audin, ku Gentian Sharra ishte shoferi i mjetit. Ai ishte 20 metra larg vendit ku do bënim grabitjen, në makinë. Ilirjan Feçi ishte në gatishmëri, nëse vinte policia apo diçka tjetër. Organizimin është bërë në afërsi të rrugës, tek shtëpia e hallës së Ilirjan Feçit. Aty e kishim si bazë, për makinat e vjedhura, se familja e hallës, jetonte në Itali. Kam shkuar vetëm tek shtëpia e hallës.

Cila është shuma që grabitët?

Dumani: Diku tek 20 milionë, i kemi ndarë në mënyrë të barabartë secili nga 5. Unë jetoj në një shtëpi me vëllain, jetojmë në një shtëpi. S’kam blerë shtëpi.

Keni ndonjë shok me emrin Tani?

Dumani: S’më kujtohet, pasi shumica nuk janë më.

(Ndërhyn Enver Diva, i thotë ai gënjen ka frikë se janë mediat aty).

Në Elbasan ke kryer grabitje tjetër?

Dumani: Mesa mbaj mend unë kemi kryer. Kemi organizuar. Puna për ne është grabitje, vrasje, vjedhje. Ne e quajmë punë këtë. Kur dikush të gjen punë, grabitje për shembull, e studion zonën e të tjera dhe krijon një lloj sigurie se sa para ka me vetë “viktima”. Duhet të jesh i sigurt sa para ka me vete se ke përgjegjësi. Ai që e gjen punën, mund të marrë 10 përqind, ose 15 dhe nuk vjen fare atje. Ose merr njëlloj sa ne. I ndajmë 50 me 50.

Grabitja ka ndodhur në 2018. Kambistin e grabitëm sapo falej namazi, se ishte Ramazan dhe pash njerëz që po shkonin në xhami, pranë kalasë së Elbasanit. Për fat të keq të tyre gjithë kambistët dalin në të njëjtin orar. Me armë kam qëlluar unë, fillimisht në gjoks.

Ardian Çollaku nuk e di a ishte pronari. Grabitjen e kryem me një mjet, e përplasëm diku që të prishjej, Opel i bardhë me xhama të zinj, e kemi bërë pas shtëpisë së Talo Çelës. Aty vendosnim xhamat e zinj. Viktima kishte Benz me portobagazh, vishnje.

Pasi ka dal kambisti nga shtëpia, i jemi afruar afër me makinë, unë kam zbritur i kam thënë ulu në tokë, dhe më tha gjuaj. Ai kundërshtoi. Unë e kam qëlluar 1 ose dy herë në gjok dhe një herë në kupën e gjurit mesa mbaj mënd, në gjurin e djathtë. Pasi morëm parat jemi larguar. Unë kam marrë 17-20 milionë lekë, të njëjtën shumë ka marrë edhe Dorian Shkoza, Ardian Çollaku, Gent Sharra dhe Talo Çela.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

14/10/2026

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

14/10/2026

U diagnostikua me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit!

14/10/2026

Bombardime të fuqishme në Liban, avionët luftarakë dhe artileria izraelite godasin disa zona!

14/10/2026

“Protesta s’ka lidhje me opozitën”- Hasimja: Janë në pozicion jashtë loje, opozitën po e bëjnë njerëzit në shesh!

14/10/2026

Kjo nuk është më protestë, por cenim i rendit kushtetues

14/10/2026

Kaosi dhe dhuna në rrugët e Tiranës, biznese dhe institucione, Policia vijon shoqërimet pas përfundimit të tubimit

14/10/2026

Kushtet e Kroacisë për Malin e Zi, zbulohen 8 kërkesat e Zagrebit përpara integrimit

14/10/2026

Dhuna në protestë, Policia shoqëron shumë persona të dyshuar nga zona të ndryshme të Tiranës!

14/10/2026

VIDEO/ Momenti kur protestuesit sulmojnë komisariatet nr.2 dhe 3! Hyjnë në territorin e tyre dhe shkatërrojnë, shikoni pamjet

14/10/2026

Protesta/ Bardhi denoncon dhunën policore ndaj deputetëve opozitarë: Akt i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit!

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Berisha: Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, studentët nuk i lëshojmë!

14/10/2026

Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

14/10/2026

“Këta nuk janë studentë, janë më të sofistikuar”- Leka: I vetmi ndryshim nga 14 shtatori 1998 është se…

14/10/2026

“Mund të vrasin njerëz”- Protesta, Çupi: Çunat me kapuçë nga Tetova dhe të Vetëvendosjes po krijojnë grusht shteti!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?
  • Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.