AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

A i financon “Soros” atë dhe Lapajn? Shabani: Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë marrë para prej tij

by SHT Media
16/02/2025
in Politikë
6
0
A i financon “Soros” atë dhe Lapajn? Shabani: Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë marrë para prej tij
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Endri Shabani i Nismës Thurje ka sqaruar në A2 CNN lajmet e shpërndara ditët e fundit në internet se ai dhe Adriatik Lapaj financohen nga Soros. Në Ditarin me Erion Dushin në A2 CNN Shabani akzuoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ai është njeriu më i financuar prej Soros, përmes vajzës dhe dhëndrit të tij. Ai thotë se emrin e filantropit e ka dëgjuar për herë të parë nga kreu demokrat gjatë përurimit të një shkolle kur ishte ende fëmijë.

“Video është e vitit 2014 ku ne kemi thirrur median për të promovuar një projekt që ka qytetarë që nuk kanë para për avokat dhe fondacioni “Shoqëria e hapur” paguante avokatin për ata qytetarë që nuk kishin para. Këta duan të krijojnë bindjen që këta janë si ne, por po të ishte se bashkëpunimi ime Soros do ishte një lloj varësie, njeriu më i financuar nga Soros ka qenë Sali Ramë Berisha. Berisha e ka sjellë Soros në Shqipëri kam qenë në fillore tek “Ali Demi” në 1996 u restaurua shkolla me fondet e Soros dhe erdhi Berisha për ta promovuar. Aty kam dëgjuar për herë të parë Soros dhe tha ky filantrop i madh. Ai e prezantoi, pastaj vajza e tij Argita dhe dhëndri Jamarbër kanë pasur një shoqatë “Perla”,  kanë marrë lekë janë zhdëp me projekte të marrësh lekë nga sorosi nuk është pengesë të flasësh kundër Sorosit”.

Sipas Shabanit, këto janë përpjekje të Berishës pasi nuk kanë çfarë të thonë tjetër për dy partitë e reja.

“Këto janë përpjekje të Berishës. Kur dikë e shajnë ose akuzojnë se është agjent i Soros, i Trump do të thotë se nuk i kanë gjet asgjë. Berishën nuk ke pse i përmend lekët nga Soros, mjafton t’i përmendësh njerëzit që ka vrarë në bulevard dhe Gërdecin, e kupton arsyen pse nuk duhet të jetë në pushtet, por ne nuk kemi qenë në pushtet, nuk kemi vrarë e vjedhur njeri dhe sajojnë këto”.

I pyetur për ftesën e Berishës për partitë e reja, Shabani tha në A2 CNN se do të ishte më e sinqertë që këtë ftesë t’ia bënte Ramës pasi sipas tij i bashkon i njëjti misionkundër drejtësisë, ndërsa me ta nuk i bashkon asgjë.

“Qëllimi ynë është të fuqizojmë SPAK e GJKKO që kushdo që emërohet në atë post ta kuptojë që ka ardh në politikë për të shërbyer dhe jo ata të bëhen miliarderë dhe ne të largohemi nga vendi ynë. Berisha e ka thënë hapur që e do pushtetin për ta çmontuar SPAK-un, të njëjtën gjë dhe Rama. Synimi ynë është që këta të largohen nga politika. Pasuria që na kanë vjedh të konfiskohet, të vuajnë për këto e të shkojnë në burg. Synimi i tyre është të rrinë aty ku janë. Nuk na bashkon asgjë me ata. Këtë thirrje t’ia bënte Ramës se kanë të njëjtin mision në raport me SPAK-un, vjedhjet, votuan dy marrëveshje bashkë. Do ishte më e sinqertë t’ia bënte Ramës sesa të rinjve”.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

27/11/2026

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

27/11/2026

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

27/11/2026

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

27/11/2026

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

27/11/2026

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

27/11/2026

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

27/11/2026

Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

27/11/2026

Kuko: Jemi në dyert e BE-së, Shqipëria ndër vendet me zhvillimin më të mirë në rajon

27/11/2026

“Më kanë përgatitur skenarin e vrasjes”, Laçi: Më ofruan miliona euro që të mos dëshmoj kundër Berishës

27/11/2026

Konflikt mes disa personave në Fier, 3 shoqërohen në polici

27/11/2026

Putin prezanton nëndetësen e parë bërthamore me raketa hipersonike “Zircon”: Rusia vijon modernizimin e marinës! (VIDEO)

27/11/2026

Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

27/11/2026

Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

27/11/2026

Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore
  • Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.