• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Pse nuk ka urgjencë SPAK-u për 21 Janarin?”, Rama: Pllakën e varrit drejtësisë së vjetër ia kam vënë unë me PS

13/02/2025
in Politikë
“Pse nuk ka urgjencë SPAK-u për 21 Janarin?”, Rama: Pllakën e varrit drejtësisë së vjetër ia kam vënë unë me PS

Në një tjetër komunikim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, kryeministri Edi Rama është shprehur se SPAK-u nuk është vegël e askujt. Si shembull merr rastin e 21 Janarit, i cili sipas tij tregon që SPAK-un nuk e kontrollon ai vetë. Kreu i qeverisë pyeti se pse kjo çështje nuk hetohet me urgjencë, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, po.

“Ça më kërkoni mua për 21 Janarin? Hë? Ça duhet të bëj unë për 21 Janarin? E shikoni? Besoj që tani vetëm duhet të jesh idiot si idioti noterik i Shvejkut ose duhet të jesh komplet një ligësirë me dy këmbë që të vazhdosh të thuash që SPAK-un e kontrollon Edi Rama. SPAK-u bën një politikë të caktuar në kuptimin e vendimmarrjeve të tij, por nuk është vegël e askujt, kjo është shumë e qartë. Po atëherë kërkojani SPAK-ut 21 Janarin, ça më kërkoni mua? Më thoni mua prapë erdhi 21 Janari, hipokrit, e premtove. Po e premtova që nuk do të ikë 21 Janari, unë po ua them prapë, nuk ikën 21 Janari pa u ndëshkuar, por nuk mund të them kurrë se nuk jam unë që e bëj ndëshkimin. Dhe ju kam thënë 21 Janari është nga ato çështje ku drejtësia vonon por në fund nuk harron. Atëherë çfarë? Urgjencë e madhe për të paraburgosur kryetarin e bashkisë. Pse nuk ka urgjencë për 21 janarin? Mund të më thoni mua, për një krim monstruoz, janë vrarë 4 njerëz. Kur vijnë ato familje këtu ça tu them unë se si ndihem. Ça të bëj unë?”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se ka vdekur koha kur qeveria kontrollonte drejtësinë. Pllakën e varrit, tha se ia ka vënë ai me Partinë Socialiste.

“Study history, thotë Churchill. Si? Do ta bëjë qeveria drejtësinë? Do ta bëjë partia? Ka vdekur ajo kohë. Jo vetëm ka vdekur ajo kohë kur partia, qeveria, kryeministri kontrollonin drejtësinë, kontrollonin prokurorinë, kontrollonin gjykatën dhe merrnin në mbrojtje gjithë horrat. Ka vdekur. Pse ka vdekur? Sepse pllakën e varrit ia kam vënë unë me PS, Hidhuni përpjetë thoni çfarë të doni, kjo është e vërteta historike”, tha Rama.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!