AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Krasniqi: Kosova shembulli më demokratik, Kurti i detyruar të bëjë koalicion

by SHT Media
10/02/2025
in Politikë
6
0
Krasniqi: Kosova shembulli më demokratik,  Kurti i detyruar të bëjë koalicion
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lirim Krasniqi, bashkëdrejtues i GERMIN, ka deklaruar se Kosova është një shembull i shkëlqyer i demokracisë në rajon, sidomos për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve.

Duke komentuar procesin e votimit dhe numërimit të votave, si dhe rezultatet e deritanishme ku Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar rreth 42% të votave, Krasniqi shprehu se votuesit kanë dërguar dy mesazhe të qarta përmes këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, një mesazh është drejtuar për partitë që janë në pushtet dhe një tjetër për partitë opozitare.

“Procesi zgjedhor ishte shembullor në aspektin teknik, pa ndodhur asnjë incident. Kosova ka treguar edhe një herë se është shembulli më demokratik në rajon. Zgjedhjet u organizuan shkëlqyer, rezultatet dolën shpejt dhe u pranuan nga të gjithë aktorët politikë. Votuesit kanë dërguar dy mesazhe: një për partitë në pushtet, që kërkon kompromis për bashkëqeverisje, dhe një për partitë opozitare, që tregon rritje besimi, por jo mjaftueshëm për t’i besuar pushtetin”, tha Krasniqi.

Ai gjithashtu komentoi rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se nëse Albin Kurti formon një qeveri pa Listën Serbe, do të jetë i detyruar të bëjë koalicion me një nga partitë shqiptare, si PDK, LDK, ose AAK.

“Nëse z. Kurti formon qeverinë pa Listën Serbe, ai do të duhet të bëjë koalicion me një nga partitë shqiptare, si PDK, LDK ose AAK. Nëse do një qeveri të fortë me më shumë numra, atëherë do të bashkëpunojë me LDK ose PDK, ndërsa për një qeveri më të vogël që ai e dominon, mund të bëhet koalicion me AAK”, shtoi Krasniqi.

Për më tepër, Krasniqi theksoi se Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë dhe të shohë pushtetin si një mjet për avancimin e agjendave kombëtare, duke bashkëqeverisur me të tjerët. Ai theksoi se VV nuk mund të formojë një qeveri të vetme pa përfshirë partitë e tjera shqiptare, përveç minoriteteve etnike.

Pyetur mbi rënien e përqindjes së numrit të votuesve krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, Krasniqi shpjegoi se KQZ nuk ka përditësuar listat zgjedhore me numrin e saktë të banorëve të Kosovës. Si pasojë, numri i përgjithshëm i votuesve ka mbetur i njëjtë me katër vjet më parë, dhe rënia në përqindje nuk është e vërtetë. “KQZ ende nuk ka pastruar listat e votuesve nga ata që kanë ndërruar jetë, dhe kjo ka ndikuar në përqindjen e ulur të votuesve. Megjithatë, numri total i votuesve është po ai i vitit 2021”, përfundoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.