AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Gërdeci pasojë e një qeverie kaq pranë krimit dhe mbi bomba, sikur të ishin kallama misri

by SHT Media
08/02/2025
in Politikë
6
0
Gërdeci pasojë e një qeverie kaq pranë krimit dhe mbi bomba, sikur të ishin kallama misri
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat kanë zbardhur së fundmi detaje të krimit shtetëror që ndodhi në Gërdec në mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 njerëz, u plagosën qindra të tjerë dhe fshati u rrafshua nga shpërthimi. Ngjarja tronditi Shqipërinë dhe u pasua me krizën politike dhe debate të forta në parlamentin e Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dha dorëheqje, por kjo nuk dukej e mjaftueshme për opozitën që kërkonte dorëheqjen e kryeministrit. Një ndër deputetët aktivë në denoncimin e ngjarjes tragjike të Gërdecit, ishte edhe Spartak Ngjela. Në një fjalim në parlament, në debatet për ngjarjen e Gërdecit, Ngjela i drejtohej prokurores së përgjithshme për dy letrat që i kishte dërguar për këtë ngjarje dhe akuzonte ashpër qeverinë dhe kryeministrin Berisha.

***

“Ndoshta jemi përpara një gjendjeje shumë të rëndë, e cila krejtësisht dhe kryesisht vjen si pasojë e tri arsyeve: njëra është arsye psikologjike, tjetra subjektive dhe e treta logjike, për të cilën do t’i drejtohem Prokurores së Përgjithshme.

Për të parën, do t’ju jap një maksimë dhe për të dytën do të analizoj Delijorgjin: kujt i takon, si ka kaluar dhe çfarë përfaqëson. E para ishte psikologjike dhe e kam marrë nga një avokat i largët në kohë, por i afërt në hapësirë, që në shqip i themi Ciceron, por ata i kanë thënë Markus Tulius Ciceron. Ai ka thënë latinisht: “Non qui parihambet cet, qui plus qupid paru perest ( jo ai që ka pak, por ai që kërkon shumë është i varfër).

Kjo është arsyeja kryesore që ky korrupsion i madh qeveritar, me familjarë qeveritarësh të lartë, ra në këtë llum, i cili do t’i marrë me vete, sepse unë do t’jua shpjegoj provat këtu me radhë. Sepse kanë dashur më shumë dhe jo vetëm që dolën të varfër, por  u shkatërruan totalisht në historinë e këtij kombi.

Më lejoni t’ju shpjegoj përse i drejtohem Prokurores së Përgjithshme. Zonja Prokurore, të ka ardhur rasti të hetosh një çështje, e cila do të hetohet dhe kurrë nuk do të mbetet e tillë, sepse, më lejoni t’ju them: nëse ekziston një qeveri në botë që nuk di se ndodhet një fabrikë armësh që çmonton armë 12 km larg Tiranës, jashtë të gjithë parametrave dhe, njëkohësisht, pranë një qendre të banuar dhe Qeveria nuk e di, kjo Qeveri nuk mund të rri dot asnjë minutë. Nëse e di, është e inkriminuar. Atëherë, zonja Prokurore, unë të them se kjo Qeveri e di.

Cilat janë arsyet?  Si ka mundësi që të mos di se në këtë qendër, 12 km afër Tiranës, ka  një fabrikë fantazëm, që operon pa leje ? Cila është leja? Nuk ka ende një leje për këtë fabrikë dhe askush nuk di asgjë. Atëherë, si ka mundësi që të mos dihet kjo  gjë? E pamundur. Nëse nuk dihet, fatkeqësi për ata që nuk e dinë. Nëse dihet dhe është lejuar, këtë duhet ta hetojë Prokurorja.

Në fund fare, zonja Prokurore, ki parasysh një gjë, se unë ju kam dërguar një letër, do t’ju dërgoj edhe dy të tjera, se kjo çështje kërkon hetim ndërkombëtar. Shumë mirë ke bërë që i je drejtuar FBI-së, t’i presim të gjitha provat dhe provat do ta shikoni se janë të rënda. Pse? Unë e shikoj profesionalisht. Kurrë nuk ka mundësi të mos dihet një çështje kaq pranë një Qeverie që pretendon se drejton vendin, kaq pranë krimit dhe mbi bomba, sikur të ishin kallama misri. Jo, këtu nuk ka pakujdesi.

I rikthehem asaj që thashë në fillim: nuk është i varfër ai që ka pak, ai që kërkon shumë  është i varfër dhe bie brenda”, deklaroi Ngjela në fjalimin e tij në seancën parlamentare në mars 2008.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.