AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama: Bektashizmi, monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet nga shteti dhe populli shqiptar

by SHT Media
25/01/2025
in Politikë
6
0
Rama: Bektashizmi, monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet nga shteti dhe populli shqiptar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, theksoi se “Bektashizmi është një monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shteti dhe populli shqiptar”.

Kreu i qeverisë deklaroi se bektashizmi është një thesar shpirtëror jo vetëm për bektashinjtë, por për të gjitha komunitetet fetare në vend.

Në fjalën e tij, Rama tha se “është privilegj të marr fjalën në këtë përvjetor jubilar të krijimit të qendrës botërore të Bektashizmit në Shqipëri dhe të përcjell qoftë shprehjen e admirimit për rolin e  bektashinjve shqiptarë në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe përpjekjen shqiptare për pavarësi. Qoftë edhe shprehjen e solidaritetit për vështirësitë gjithnjë e më të madha, unikale në llojin e tyre me të cilat përballen në ditët tona ata që sot e gjithë ditën mbajnë ndezur flakën e këtij besimi”.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se “Bektashizimi erdhi me një mesazh që është rrëqethës për nga thjeshtësia e vet. Në shek. 15 apo 16 bektashinjtë u vendosën edhe në trojet tona, duke na sjellë edhe një mënyrë të re jetese. Për vetë bektashinjtë nuk kishte asnjë trajtim të veçantë dhe kur më pas teqetë u bënë shkollat shqipe. Nëse sot ne flasim shqip dhe sot alfabeti ynë është latin, nuk është grek, nuk është sllav, por latin, kjo i detyrohet ndër të tjera në mënyrë shumë të posaçme teqeve ku baballarët krijuan një rrjet të tërë të përcjelljes së alfabetit të shkrimit dhe këndimit të gjuhës. Bektashinjtë njihen zyrtarisht falë përpjekjeve të kohëve të fundit të Baba Mondit ka një njohje edhe në Kosovë dhe Maqedonia e Veriut, por Shqipëria e përcaktuar prej tyre, u bë trualli i mbijetesës së një komuniteti fetar që përndryshe mund të ishte zhdukur. Për shqiptarët ky është një testament kombëtar”.

“Gjithkush duhet ta shohë si detyrim për të mos e lënë të vdesë dhe për ti garantuar vazhdimësinë e jetës, frymës së ngjizur në fletoren e bektashinjve të shkruar nga Naim Frashëri, dora vetë”, tha kreu i qeverisë.

“Askush që flet shqip dhe që është shqiptar prej vërteti, se ka edhe disa që flasin shqip dhe Allahu na ruajt ne prej tyre, dhe Allahu u bëftë derman mendjes së tyre, por shyqyr Allahut dhe lavdi Zotit janë pak shumë. Dhe ngaqë nuk kuptojnë pa u munduar, flasin pastaj shumëçka që është t’ju ridrejtuar Allahut me lutjen që t’ju bëjë derman edhe për mendjen e tyre. Fletoren e Bektashinjve lexohet shpejt dhe t’i thotë të gjitha ato që ke nevojë për të mos u ngatërruar dhe për të mos i vendosur shkopinjtë në rrota një karvani që i ka ardhur koha të ndalet dhe të hapë këtë portë të shpëtimit dhe prosperitetit krah për krah me komunitetet e tjera për komunitetin bektashi.

“Bektashizmi këtu nuk mund të vdesë si një jetim që shqiptarët i tregojnë rrugën”, theksoi ai.

Ndërsa shtoi se “do të ishte vrasja me duart tona e të gjithëve ne e një vlerë shpirtërore që siç është brenda nesh sot duhet ti përcillet brezave”.

Ka një arsye, u shpreh Rama,  pse këtu u bë trualli i mbijetesës së një komuniteti fetar që përndryshe do të ishe zhdukur.

“Nuk është thjesht një fakt historik, për shqiptarët ky është një testament kombëtar. Është testament i një fuqie që nuk vjen nga ndarjet për shkak se ne jemi të ndryshëm, por vjen nga uniteti i të ndryshmëve për shkak se ne jemi një lloj shqiptarë. Bektashizmi është një thesar shpirtëror jo vetëm për bektashinjtë, por edhe për myslimanët, edhe për katolikët, ortodoksët, e për çdokënd tjetër që nuk beson në Zot, por i thotë vetes shqiptar.Të gjithë të tjerët janë me shumë vëllezër e shumë motra, nga një cep i globit në një cep tjetër, bektashinjtë janë vetëm. Dhe nëse erdhën këtu 95 vite më parë si jetimë, të një perandorie që iu tregoi derën, bektashizmi këtu nuk mund të vdesë si një jetim që shqiptarët i tregojnë rrugën.”

Kryeministri deklaroi se askush s’ka pse i trembet idesë së këtij statusi të posaçëm të Selisë së Kryegjyshatës Botërore.

“S’ka nevojë të mendojë komuniteti mysliman se do të jetë inekzistent, nuk shuhet komuniteti katolik apo ortodoks, ky komunitet është në rrugën e shuarjes, nuk është parashikim, po ndodh para syve tanë, dhe prandaj historia e bektashinjve është në vetvete thirrja imponuese për t’i dhënë selisë përmes një statusi të ngjashëm si të Vatikanit fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd, s’do të kërcënojë askënd, s’do vërë në diskutim, se ça nuk dëgjon njeriu nga shqipot kur u shkon mendja për të bërë ndonjë gjë të re. Shqipëria nuk është shtet federal, por unitar. Komunitetet fetare s’kanë arsye të shqetësohen, trajtim i merituar që ka qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur kur s’e kishin, ne e kemi gati që ta lëmë të vdesë?! I jep Shqipërisë edhe më shumë dritë, do të thithë këtu më shumë njerëz nga e mbarë bota, mos shiko fenë e tjetrit shiko zemrën e tij, thotë profeti Muhamed, në këto fjalë të një thjeshtësie madhështore qëndron, ne nuk jemi për të ndarë, por për të bashkuar”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.