AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha sërish në telashe, tjetër kallëzim në SPAK për kreun e PD, avokati: Ka falsifikuar…

by SHT Media
11/01/2025
in Politikë
6
0
Berisha sërish në telashe, tjetër kallëzim në SPAK për kreun e PD, avokati: Ka falsifikuar…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja “Partizani” është vetëm maja e ajsbergut për Sali Berishën, pasi nëse SPAK heton siç duhet të gjitha aferat e tij përfundojnë pas hekurave jo vetëm ish-kryeministri, por edhe e gjithë banda që ka bashkëpunuar me të për të shkaktuar krime dhe grabitje masive në Shqipëri. Historikisht Berisha është cilësuar si politikani që ka “rrjepur” popullin në 30 vite, mirëpo për herë të parë prokurorët specialë shqiptarë nën patronazh nga amerikanët kanë gjetur forcën që ta hetojnë.

Situata për kreun e PD sa vjen dhe rëndohet, pasi edhe nëse do t’ia hedhë paq aferës “Partizani”, dosjet e tij janë “mal” në SPAK, duke nisur që nga “21 Janari”, vrasjet në Tropojë, “Gërdeci”, apo edhe çështje të tjera që lidhen me fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e parave. Por Berisha duhet të shqetësohet edhe për një tjetër kallëzim që ka shkuar së fundmi në Prokurorinë e Posaçme.

Në dokumentet që disponon gazeta “SOT”, avokati i njohur Idajet Beqiri kërkon nga SPAK fillimin e procedimit penal për kryedemokratin dhe kryerja e hetimeve, për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve zyrtare”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar si vepra penale nga nenet 186, neni 148 dhe 190 të Kodit Penal.

Ja çfarë përmban kallëzimi

Avokati Beqiri ka çuar në SPAK dokumentet që provojnë falsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit lidhur me ditëlindjen e tij, gjë që sipas ligjit, çon në heqjen e mandatit të deputetit dhe në dënimin e ish-kryeministrit Berisha.

“Sali Berisha duke filluar nga data 20.04.2016 dhe në vitin 2021 ka plotësuar një “Formular Vetdeklarimi” para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në të cilin ka deklaruar gjeneralitetet e tij, duke mos shënuar në këtë formular ndryshimin e datëlindjes së tij nga data 1 korrik 1944, në datën 15 tetor 1944, shkakun se përse e ka ndryshuar datëlindjen dhe me çfarë rruge e ka bërë një ndryshim të tillë. Në formularin e vetdeklarimit, në “TË DHËNAT PERSONALE”, gërma “B” theksohet: “B. Gjeneralitete të mëparshme” (Nëse keni ndryshuar zyrtarisht ndonjë nga të dhënat e gjeneralitetit tuaj apo keni përdorur një gjeneralitet tjetër, qoftë edhe pa e ndryshuar zyrtarisht, listoni secilën prej tyre, duke plotësuar të gjitha të dhënat që janë ndryshuar dhe aq herë sa janë ndryshuar. Mosdeklarimi i ndonjë gjeneraliteti sipas kësaj pike, që mund të pengojë verifikimin sipas dispozitave të ligjit nr. 138/2015, përbënë vepër penale sipas nenit 190 të Kodit Penal”). Më poshtë në këtë formular përcaktohen kush janë gjeneralitetet “EMËR, MBIEMËR, ATËSI, AMËSI, DATLINDJE dhe VENDLINDJE”. Në Regjistrin Themeltar të Shtetasve që ndodhet në Zyrën e Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake nr. 2, Tiranë datëlindja e shtetasit Sali Berisha ka qenë 1 korrik 1944. Në këtë regjistër i është vënë një vijë fshirje kësaj datëlindje dhe mbi të është shkruar datëlindja 15 tetor 1944”, thuhet në kallëzimin penal.

Procesverbali

Avokati ka vendosur në dispozicion të SPAK dhe procesverbalin që është mbajtur në Zyrën e Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake nr. 2 Tiranë në datën 28.10.2009 në të cilin theksohet: “Proces verbal i mbajtur sot në datën 28.10.2009, në Zyrën e Gjendjes Civile Njësia Bashkiake Nr.2, Tiranë për shkak të nevojës urgjente të aplikimit dhe të pajisjes me kartë identiteti të Kryeministrit të Republikës Z. Sali Berisha. Duke qenë se nga të dhënat e regjistrit Themeltar të Gjendjes Civile datëlindja e tij figuron 01.07.1944, ndërsa dokumentet e tjera kanë si datëlindje datën 15.10.1944, dhe duke qenë se nuk është sjellë ende akti i lindjes, me miratim të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, u krye sot korrigjimi i datëlindjes së Z. Sali Berisha dhe në ditët në vijim do dërgohet nga ana e kësaj drejtorie akti i lindjes përkatës”, thuhet në dosjen që ka shkuar në SPAK.

Shpërdorimi i detyrës

Sipas Idajet Beqirit, këtu ka shkelje pasi akti i lindjes nuk mund të korrigjohet me asnjë lloj akti administrativ ose përmes një vendimi gjyqësor.

“Në rastin konkret kemi një shpërdorim të hapur të detyrës në bashkëpunim, sepse në Republikën e Shqipërisë nuk ka asnjë praktik të vetme që të korrigjohet datëlindja, qoftë edhe me vendim gjyqësor, nëse ekziston akti i lindjes. Akti i lindjes nuk preket dhe nuk mund të korrigjohet me asnjë lloj akti administrativ ose përmes një vendimi gjyqësor.

Në radhë të dytë, korrigjimi i datëlindjes është bërë ende pa ardhur akti i lindjes. Në procesverbal theksohet se akti i lindjes do të dërgohet më vonë: Po nëse në aktin e lindjes datëlindja e Z. Sali Berisha do të jetë 1 korrik 1944, sikurse është në fakt, si mund të ç’bëhet kjo vendimmarrje në kundërshtim me ligjin që bëri apriori dhe jo mbi bazën e aktit të lindjes korrigjimin e datëlindjes së tij?! Por mbi të gjitha, Z. Sali Berisha përderisa e ka korrigjuar datëlindjen e tij me një dokument zyrtar që ka lënë gjurmë, sikurse është korrigjimi i bërë në Regjistrin Themeltar të Gjendjes Civile dhe në Proces verbalin e Zyrës së Gjendjes Civile, ku nga data 1 korrik 1944 që ishte datëlindja e tij, është korrigjuar dhe dokumentet zyrtare i ka marrë me një datëlindje tjetër, atë të 15 tetorit 1944, në bazë të formularit të vetëdeklarimit, në “TË DHËNAT PERSONALE”, gërma “B”, ishte i detyruar ta pasqyronte këtë ndryshim duke e theksuar në këtë akt që i ka paraqitur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndryshe sikurse shkruhet në këtë Formular “Mosdeklarimi i ndonjë gjeneraliteti sipas kësaj pike, që mund të pengojë verifikimin sipas dispozitave të ligjit nr. 138/2015, përbënë vepër penale sipas nenit 190 të Kodit Penal””, thuhet në dosjen që ka shkuar në tryezën e SPAK.

Sa vite burg rrezikon Berisha?

Sipas avokatit Idajet Beqiri, Neni 190 i Kodit Penal e dënon Berishën për këto shkelje me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.” Nëse SPAK është i interesuar për motivin e kryerjes së veprave penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, falsifikimit të dokumenteve zyrtare si dhe të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit para KQZ në vitin 2016 dhe në vitin 2021 nga Z. Sali Berisha, ish Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, kemi dyshime të arsyeshme për dy motivetë cilat mund t’i deklarojmë para Jush. Sa më sipër, vlerësoj dhe ju kërkojmë të regjistrohet procedimi penal dhe të kryhen veprimet e duhura hetimore ndaj ish Kryeministrit dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Sali Berisha”, thuhet në kallëzim.

Arsyet e kallëzimit

Idajet Beqiri thotë se këtë kallëzim penal po e bën pasi është vënë në dijeni si qytetar dhe si avokat të disa dyshimeve të arsyeshme të bazuara në akte zyrtare dhe prova direkte si dhe në fakte të bëra publike se nga ana e Zotit Sali Berisha janë konsumuar veprat penale të cituar në objektin e këtij kallëzimi.

“Bazuar në faktin se personi që kallëzoj në kohën që ka kryer veprat penale ka qenë Kryeministër i Shqipërisë dhe në vazhdim është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për të mos prishur provat, për të mos i fshehur dhe asgjësuar ato, për të mos ndikuar te dëshmitarët okularë, të aplikohen ndaj të kallëzuarit masa sigurimi personal sipas parashikimeve të neneve 228, 237 dhe 238 të Kodit Penal. Për të njëjtat arsye që theksoj sa sipër ndaj personit të kallëzuar Sali Berisha vlerësoj se duhet të aplikohet sa parashikohet në Seksionin IV, në nenet 221 e vijues të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet ndër të tjera në kallëzimin penal./Gazeta Sot

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.