• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Rama keqpërdor fondet publike, SPAK të hetojë”, Basha: Gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri!

03/01/2025
in Politikë
Frikë nga SPAK për ’21 Janarin’? Basha: Mos harrojmë që u bë për Ilir Metën

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për keqpërdorimin e fondeve publike.

Në një postim në facebook, Basha thekson se ndërsa gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, sipas të dhënave të Eurostat, Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për një kopsht në oborrin e zyrës së tij.

Basha i bën thirrje SPAK të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik ndaj qytetarëve. Ai theksoi se qeveria aktuale nuk po punon për mirëqenien e qytetarëve, por për interesat e saj personale.

“Shqipëria ka potencialin të jetë një vend i mundësive të mëdha, por sot qeveritarët janë të zënë duke mbushur xhepat e tyre,” u shpreh Basha, duke prezantuar një vizion ndryshe për vendin.

Postimi i plotë i Bashës:

Shqipëria ka të gjithë potencialin të jetë një vend i mundësive të mëdha për çdo shqiptar: të ketë punë dhe paga të larta për të rinjtë, trajtim dinjitoz për ata në nevojë apo të sëmurë, pensione të denja për pensionistët, shërbim shëndetësor bazuar në nevojën dhe jo xhepin e tyre, dhe arsim cilësor për të gjithë. Plani ynë i hartuar me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj dhe i shpalosur në detaje për qytetarët e dëshmon këtë.

Por sot, asgjë nga këto nuk ndodh, sepse qeveritarët janë të zënë duke mbushur xhepat e tyre, në vend që të punojnë për të mirën e shqiptarëve.

Sipas Eurostat, afërsisht gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa natën e Vitit të Ri shumica e tyre e kanë kaluar me sfidën për të siguruar ushqim të mjaftueshëm dhe ngrohje për fëmijët.

Ndërkohë, Edi Rama i sfidon ata duke treguar se vetëm për egon e tij, ka shpenzuar rreth 430 milionë lekë për një kopsht në oborrin e zyrës së tij—pa asnjë përfitim për qytetarët shqiptarë. Kjo është një arsye e mjaftueshme që SPAK të nisë menjëherë hetimet ndaj Edi Ramës për shpërdorim detyre me pasojë dëm ekonomik. Që nga dita e parë në pushtet, ai e ka trajtuar Shqipërinë si pronë private, duke i bashkëndarë pasuritë e vendit miqve nga bota e krimit dhe biznesit.

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!