AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Shumë funksionarë para drejtësisë? Rama: Kohë që po bëhet histori në Shqipëri!

by SHT Media
30/12/2024
in Politikë
6
0
Shumë funksionarë para drejtësisë? Rama: Kohë që po bëhet histori në Shqipëri!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi “theu rekord” me konferencën më të gjatë të fundvitit ndonjëherë, kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me faktin se pse shumë funksionarë të lartë gjenden para drejtësisë. Ai ritheksoi se asnjëherë nuk ka komentuar vendimet apo proceset që u takojnë institucioneve të drejtësisë.

Sipas Ramës, Shqipëria aktualisht është në fazë historike sa i takon “betejës” kundër krimit e korrupsionit.

Gazetarja Elja Zotka: 11 vite më parë ju mendonit se sistemi korruptonte individin, sot pas 11 vitesh ku shumnë funksionarë që janë përpara drejtësisë, mendoni njësoj?



Kryeministri Edi Rama: E para, është e habitshme për mua që prej vitesh i përgjigjem kësaj pyetjeje dhe nuke  di çfarë nuk kuptohet nga ato që them unë. Por dua t’ju kujtoj se ajo që po nddoh me drejtësinë nuk është e shkëputur nga ajo që unë kam thënë, janë bashkë. Sepse kur unë kam thënë, nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, nuk kam thënë një fjalë që e kam shpikur unë. Është dituri publike kjo, e kam mësuar dhe e besoj 100%. E dyta, pikërisht se e kam besuar atë që kam thënë, kam udhëhequr përpjekjen për reformën në drejtësi. Si pjesë e betejës për të ndërtuar një sistem që njerëzit nuk mund ta korruptojnë. Nuk e di me sa e masni, shumë apo pak është relative dhe varet nga çfarë pike referimi nisesh. PS ka 800 mijë mbështetës, do ketë edhe më shumë në pranverë. Gjatë këtyre mandateve duhet të ketë pasur mbi 50 ministrave, mbi 500, 600 drejtues vendorë, mbi 200 deputetë. Çfarë do të thotë tashi shumë, shumë çfarë?! Ju mund të thoni se reformën e solli Amerika me aeroplan, mund ta thoni… ndërkohë për këdo që njeh dhe do të njohë historinë e reformës në drejtësi, mjafton të kthehet në kohën kur ne ishim në opozitë. Janë me dokumenta.

A do ta pastrojmë llumin nga sistemi i drejtësisë? Është pastruar një pjesë e madhe apo jo? Janë pyetje që i kam shtruar para reformës në drejtësi. Mos vallë mendoni se kur unë kam thënë në mënyrë të përsëritur që duam një drejtësi që sheh drejt dhe kur të jetë për të goditur, të godasë kë duhet goditur, mendoni se kam bërë retorikë? Për qejf? Unë çdo gjë që them e mendoj, e besoj…Kërkojeni një kryeministër në të gjithë Europën, që nuk ka bërë një koment për një çështje konkrete. Pse? Sepse unë që bëj koment edhe për punën tuaj, vallë nuk kam komente për të bërë? Kam plot, por është vendimmarrje strategjike kjo. Kemi hequr duart nga ai pushtet, është hera e parë në historinë e këtij vendi. Historia kur lexohet duket sikur është bërë nga njerëz që kanë ardhur nga Hëna, jo mor kështu kanë qenë edhe ata, si ne. Kjo është një kohë që po bëhet histori në Shqipëri. Unë nuk jam këtu as për të ngrënë pula, as për të shijuar jetën sipas mënyrës se si e kuptojnë shijimin e jetës ata që kanë më shumë vetura se çorape. Unë jam këtu për historinë dhe ne po bëjmë historinë! Është hera e parë që nga viti 1912, më jepni fakte, më tregoni kur ka pasur Shqipëria një gjyq, një proces të pandikuar nga pushteti politik?!

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.