• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Listat e mbyllura do t’i lëmë bosh”, Alibeaj: U penalizuan shqiptarët, ne do të ecim me lista të hapura

25/12/2024
in Politikë
“Listat e mbyllura do t’i lëmë bosh”, Alibeaj: U penalizuan shqiptarët, ne do të ecim me lista të hapura

Nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e partive të vogla për listat e mbyllura, do të penalizohen shqiptarët dhe jo partitë. Kështu u shpreh në Ditarin me Bruna Çifligun, Enkelejd Alibeaj sipas të cilit, me këtë sistem pjesa që nuk mbështet as Ramën dhe as Berishën nuk kanë arsye të dalin në votime dhe shqiptarët do të qeverisen nga pakica.

“Ligji zgjedhor është i partive, por mbi të gjitha i shqiptarëve. Penalizimi që u bëhet shqiptarëve është ky; që lista e mbyllur është e fshehtë nuk del as në fletën e votimit se këta i mban në xhep si njëri, si tjetri. Elektorati është i ndarë në 3 pjesë; me Ramën, Berishën dhe një pjesë e madhe nuk duan as njërin, as tjetrin. Me këtë sistem kjo pjesë e madhe shqiptarësh që nuk mbështesin as njërin as tjetrin a gjejnë ndonjë incentivë të shkojnë në kutitë e votimit? Për Ramën e Berishën do të ishte shumë mirë që këta të mos dalin në votime. Dhe ky është mëkati më i madh që duhet të qeverisen nga pakica. Kjo pjesë duhet të dalë masivisht në votime”.

Sipas tij kjo pjesë duhet të dalë masivisht në votime dhe për këtë, Alibeaj shpjegoi në A2 CNN, se partia e tij Djathas 1912 do të shkojë në votime me lista të hapura.



“Ne Djathtas 1912, do të ecim me lista të hapura. Nëse është e moralshme dhe i shërben qytetarëve shqiptarë. Rama e Berisha vendosën që një parti që të regjistrohet dhe të ketë të dy listat; të hapurën dhe të mbyllur. Ne listat e mbyllura do t’i lëmë bosh. Ligjërisht mendoj që nuk ka asnjë problem se po, kam të drejtë të jap dorëheqjen. Ka shumë mënyra për të arritur te hapja e listave”.

Pa dashur të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së tyre, Aliabeaj shprehu keqardhjen dhe tha se do të presë arsyetimin e gjykatës për këtë çështje.

“Do të shohim arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse çorbën e bën politika, dhe ka bërë politika. Në 26 korrik bashkuan votat dy grupimet politike për interesin e përbashkët si; pushtetin dhe kundër drejtësisë lënë çdo skrupull moral dhe bashkojnë votat. Do ta pranojmë se nuk ka zgjidhje tjetër. Unë kam keqardhje. Nuk dua të jem hipokrit në këtë sistem pushtetet janë të ndara. Është e natyrshme që mes tyre të mos ketë të njëjtin opinion, ndaj në këtë rast pakënaqësitë që mund të kemi, sa kohë je pjesë e njërës degë të pushtetit e kë gjuhën të prerë për të folur për palën tjetër”.

Më të lexuarat

  • Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!