• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Firewall” kombëtar apo bllokim i trafikut drejt domain-eve dhe serverave? Eksperti: Ja si mund të realizohet bllokimi i TikTok

23/12/2024
in Politikë
“Firewall” kombëtar apo bllokim i trafikut drejt domain-eve dhe serverave? Eksperti: Ja si mund të realizohet bllokimi i TikTok

Eksperti i IT, Besmir Semanaj, përmes një postimi në rrjetet sociale sqaron 6 mënyrat që mund të aplikojë Qeveria për mbylljen e aplikacionit Tik Tok, sikundër paralajmvroi Kryeministri Edi Rama, vendim që pritet të zbatohet nv ditët e para të vitit 2025. E ndërsa shpjegon 6 mënyrat që mund të çojnë në mbylljen e aplikacionit, eksperti i IT-së gjithashtu rendit edhe 3 pengesat madhore që mund të zhbëjnë paralajmërimin.

Semanaj shkruan se Qeveria mund të urdhërojë ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP) në Shqipëri që të bllokojnë TikTok duke ndaluar trafikun drejt domain-eve dhe serverave të TikTok. Sipas tij, aAutoritetet mund të kërkojnë nga kompanitë si Apple dhe Google të heqin TikTok nga App Store dhe Play Store për përdoruesit në Shqipëri, duke e bërë më të vështirë shkarkimin ose përditësimin e aplikacionit.

“Operatorët celularë mund të kufizojnë qasjen në TikTok në rrjetet e tyre të të dhënave (4G, 5G), duke përdorur teknikat e bllokimit të ngjashme me ato të ISP-ve.



Shqipëria mund të vendosë një “firewall” kombëtar, siç e ka bërë Kina me “Great Firewall”. Kjo kërkon një infrastrukturë të avancuar dhe kosto të larta, por do të mundësonte kontroll të rreptë të trafikut të internetit”, shkruan Semanaj, duke renditur kështu metodat që mund të aplikohen për mbylljen e Tik Tok.

Postimi nga Besmir Semanaj

Mënyrat dhe mundësitë teknike që mund të përdorë qeveria shqiptare për mbylljen e TikTok!

Mbyllja teknike e TikTok për një shtet si Shqipëria është një proces kompleks, që kërkon masa teknike, ligjore dhe bashkëpunim institucional. Ja disa mënyra se si mund të realizohet kjo:

1. Bllokimi i aksesit përmes ISP-ve (Internet Service Providers):

Qeveria mund të urdhërojë ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP) në Shqipëri që të bllokojnë TikTok duke ndaluar trafikun drejt domain-eve dhe serverave të TikTok. Kjo bëhet duke përdorur teknika si:

DNS blocking: Bllokimi i domain-it të TikTok (p.sh. tiktok.com) në sistemin e DNS që përdorin ISP-të.

IP blocking: Bllokimi i adresave IP të serverave që përdoren nga TikTok.

Deep Packet Inspection (DPI): Përdorimi i teknologjive për të monitoruar dhe ndaluar trafikun që lidhet me TikTok.

2. Kufizimi në App Stores:

Autoritetet mund të kërkojnë nga kompanitë si Apple dhe Google të heqin TikTok nga App Store dhe Play Store për përdoruesit në Shqipëri, duke e bërë më të vështirë shkarkimin ose përditësimin e aplikacionit.

3. Ndërhyrja në rrjetin e telefonisë celulare:

Operatorët celularë mund të kufizojnë qasjen në TikTok në rrjetet e tyre të të dhënave (4G, 5G), duke përdorur teknikat e bllokimit të ngjashme me ato të ISP-ve.

4. Vendosja e një firewalle kombëtare:
Shqipëria mund të vendosë një “firewall” kombëtar, siç e ka bërë Kina me “Great Firewall”. Kjo kërkon një infrastrukturë të avancuar dhe kosto të larta, por do të mundësonte kontroll të rreptë të trafikut të internetit.

5. Ndërhyrje ligjore dhe penale:
Qeveria mund të nxjerrë ligje që ndalojnë përdorimin e TikTok dhe të sanksionojë shkelësit, duke përfshirë përdoruesit ose kompanitë që ofrojnë akses në platformë.

6. Bllokimi i financave dhe reklamave:
Ndalimi i aktiviteteve financiare të TikTok në Shqipëri, si reklamat dhe pagesat për krijuesit e përmbajtjes, mund të reduktojë përdorimin dhe mbështetjen për platformën.

7. Ndryshimi i konfigurimeve të rrjetit në nivel ndërkombëtar:
Shqipëria mund të kërkojë mbështetje nga kompanitë ndërkombëtare për të kufizuar trafikun drejt TikTok, duke ndaluar aksesin nga Shqipëria në serverat e platformës.

Vështirësitë:
1. VPN dhe Proxy: Përdoruesit mund të përdorin VPN ose proxy për të anashkaluar bllokimet.
2. Kostoja dhe ndërlikimi teknologjik: Implementimi i këtyre masave kërkon burime financiare dhe teknike të mëdha.
3. Kritika ndërkombëtare: Një vendim i tillë mund të shihet si shkelje e lirisë së shprehjes dhe të ngjallë kritika nga organizatat ndërkombëtare.

Më të lexuarat

  • Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Planet ushtarake të Gjermanisë frikësojnë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alimehmeti: Në protestë ka drejtorë të Partisë Socialiste, duhet reflektim edhe te PD

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji sfidon Berishën: Pse nuk flet për ‘kullën e ortakërisë’ me Ramën te Pallati i Kongreseve?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Lëvizje e re politike me karakter kombëtarist dhe nacionalist”, studentja zbulon fazën e dytë të protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë ka përfituar secila palë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!