• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Debati për Buxhetin 2025, Ekonomi tregon pse asnjë amendament i opozitës nuk u miratua nga PS

04/12/2024
in Politikë
Debati për Buxhetin 2025, Ekonomi tregon pse asnjë amendament i opozitës nuk u miratua nga PS

Buxheti për vitin 2025 me vlerë 8.2 miliardë euro, i cili është më i madhi që Shqipëria ka pasur në 3 dekada, është miratuar me 75 vota pro, 24 kundër.

Diskutimet në Kuvend u dominuan nga beteja elektorale për qeverisjen e vendit. Opozita propozoi 55 amendamente të cilat përfaqësojnë programin e saj elektoral, duke nisur nga premtimi kryesor i PD që asnjë shqiptarë të mos marrë më pak se 200 euro të ardhura në muaj, qoftë pensionist, qoftë i papunë.

Të gjitha amendamentet e opozitës u rrëzuan nga shumica socialiste.



Për të diskutuar më shumë për diskutimet në Kuvend sa i përket miratimit të projektbuxhetit, në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus me Aleksandër Furxhi ishte deputetja e Partisë socialiste Milva Ekonomi.

Deputetja Ekonomi u shpreh se asnjë amendament i opozitës nuk u miratua nga PS sepse rritja që ata kërkonin ishte shumë e lartë. Deputetja tha se synimi është të shtohen vendet e punës, të jepen më shumë mundësi për punë, duke prishur kështu zinxhirin e varfërisë.

Intervista e plotë:

Përse minimum jetik, përcaktimi i tij si i tillë është bërë një vijë e pakapërcyeshme në debatet që u zhvilluan në Parlament? Përse nuk e pranuat arsyetimin, argumentimin dhe propozimin e PD-së?

Ekonomi: Në një prezantim që beri ministrja Koçiu lidhur me qëndrimin që mbajmë ne si grup parlamentar dhe qeveri për minimumin jetik, lidhet me faktin që kërkohet një metedologji më pak e studiuar. Sepse ka të bëjë dhe me mënyrën se si minimum jetik diskutohet në Bashkimin Evropian dhe se si përdoret minimum jetik dhe me faktin tjetër që në Shqipëri kemi një politikë sociale që shënjestron grupet që janë në nevojë, dhe për ndihmën ekonomike dhe papunësinë, por dhe për të tjerë njerëz që janë në nevojë. Së treti ishte që politika jonë ka të bëjë me heqjen nga zinxhiri i varfërisë, cikli i varfërisë, sepse në momentin që ti do rrisësh punën do krijosh mundësinë që njerëzit të jenë anëtarë aktiv të forcave së punës dhe normalisht e prish zinxhirin e varfërisë. Synimi është të shtohen vendet e punës, të jepen më shumë mundësi për punë. Ky ishte argumenti që u përdor sot në diskutimet parlamentare.

Sipas jush, cilët janë treguesit kryesor të këtij buxheti?

Ekonomi: Buxheti kalon një sërë diskutimesh, që nga prezantimi që bënë në Parlament ministri i Financave e pastaj në çdo Komision Parlamentar diskutohet buxheti që vjen si parashikim i ministrit të financave së  bashku me gjithë parashikimet e ministrave për sektorët që ata mbulojnë. Kur buxheti miratohet në parim fillojnë diskutimet nen për nen, ku secili grup parlamentar, secili Komision Parlamentar mund të paraqesë në Komisionin e Ekonomisë amendime të ndryshme. Në Komisionin e Ekonomisë u bënë plot ndryshime në buxhetin fillestar, sipas kërkesave nga grupet e interesit dhe nga institucionet e pavarura. Sot dëgjuam 55 amendime që kërkonin një shtesë prej 5 miliardë euros, ndërkohë që ne buxhetin e kemi 8.3 mld eurosh shpenzimesh. Rritja që ato kërkonin ishte shumë e lartë. Për çdo amendim që ato u bënë u vendos argument pse nuk vlente. Buxheti vazhdon të ketë po ato linja, për shpenzimet, të ardhurat dhe borxhin  e ruan strukturën makroekonomike dhe bën kujdes që shpërndarja sipas sektorëve të bëhet duke planifikuar edhe nevojat që ka sektori po dhe grupi i interest.

Opozita këmbngulë se bonusi për pensionistët në pranverë është një rreng elektoral, cila është përgjigja?

Ekonomi: Për mua nuk është fare një rreng elektoral, ky është serioziteti ynë për t’u marrë me klasën e pensionistëve. Ne shpërndajmë bonuse që nga viti në vit ka ardhur me rritje. Ne duam që rritjen ekonomike ta shpërndajmë në çdo kategori të popullatës së vendit. Skema e pensioneve ka nevojë për një reform dhe reforma që po mendohet ka të bëjë me bonusin e pranverës.

Buxheti i vitit të ardhshëm kryefjalë ka investimet publike, të cilat për herë të parë arrijnë vlerën e 1.6 miliardë euro ose sa 6.2% e prodhimit të brendshëm bruto, niveli më i lartë në 3 dekada.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!