AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Sinaj ‘gozhdon’ Bardhin: A u qëndron akuzave për Nokën e Berishën? Kisha në plan të ikja nga politika, por…

by SHT Media
20/11/2024
in Politikë
6
0
Sinaj ‘gozhdon’ Bardhin: A u qëndron akuzave për Nokën e Berishën? Kisha në plan të ikja nga politika, por…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me debate po zhvillohet mbledhja në Këshillin për Mandatin, Imunitetin dhe Rregulloren, ku po diskutohet mandati i deputetit të PS, Vullnet Sinaj, për të cilin opozita kërkon heqjen e mandatit duke e akuzuar se përmes bizneseve të tij, ka përfituar para nga buxheti i shtetit.

Gjatë debatit me Gazment Bardhin, Sinaj tha se nuk do të largohet nga politika. Ai shtoi se kishte plan të largohej nga politika, por Bardhi e riktheu.

Ndërkohë, Sinaj i kujtoi Bardhit edhe akuzat që ka hedhur ndaj Flamur Nokës dhe Sali Berishës. Madje, Sinaj i tha se nëse Bardhi e mban fjalën, s’duhet të jetë me deputet në zgjedhjet e ardhshme, referuar deklaratës së tij se s’do kandidojë nëse me Berishën kryetar.



Për akuzat ndaj Nokës, Bardhi s’kishte asnjë fjalë, veçse i tha se nuk i jep llogari se çfarë bën ai me kolegët e partisë.

Vullnet Sinaj: A i shkon deri në fund akuzave që kë bërë për Berishën kur ishe me Bashën? A i shkon deri në fund akuzave që ke bërë për Nokën? Ai i shkon deri në fund akuzës që bërë në Kuvend se zv.kryeministrja ka vërë njerëz për të vrarë kryetarin e Baskisë Fier?

Akuzave ose shkoji deri në fund ose prano që ti je një deputet që do të krijosh sherre dhe probleme në këtë vend. Unë do jem deputet herës tjetër dhe ti s’do jesh. Ke thënë vetë po të jetë Berisha kryetar s’do jem deputet, duhet të mbash fjalën. Unë mund të kisha iku po më ktheve nga rruga, s’më le të ikja, më do këtu për debat.

Gazment Bardhi: Kjo është për përgjegjësinë, tuaj zonja kryetare. Së pari deputeti është ftuar për çështjen që e kemi ftuar. Nuk e merr fjalën sa hera ta kërkojë, aq më tepër që e ka ezuruar të drejtën për të folur dhe ka të drejtë të ndërhyjë kur i bëhet pyetje nga anëtaret e këshillit.

E lexove SMS që të erdhi dhe të përgëzoj se për të lexuar di. Unë nuk akuzohem që i kam vjedh lekë buxhetit të shtetit, akuza që ngre ti është se jam zënë me partinë time me një koleg timin. S’të jap llogari ca bëj unë në partinë time. Nuk është problemi im që ti s’di të kuptosh deklaratat e mia se atë nivel ke.

Skam thënë asnjë moment që paskan paguar për ta vrarë, kam thënë janë në atë nivel sherri sa janë të gatshëm të paguajnë. Ti e vetmja gjë që di të bësh është të të sjellin një SMS dhe ta lexosh, të përgëzoj që e lexove pa gabime, me pikë dhe presje.

Vazhdo të lexosh do kesh kohën për dispozicion për të lexuar. Do të hidhesh nga dega në degë se je kapur duke futur të dyja duart në buxhetin e shtetit, ta mirëkuptoj hallin por s’ta zgjidh dot.

/a.r

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit

27/11/2026

Prokuroria belge kërkon 10 vite burg për Alush Takën/ Kush është shqiptari që drejtonte “DHL-në e drogës”

27/11/2026

“Nuk kërkojmë dhurata, por…”! Mbyllet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama zbardh katër çështjet kryesore të diskutimeve

27/11/2026

Vodhi në familjen mbretërore, Daily Mail: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite

27/11/2026

Begaj takon Presidenten e Kosovës: Shqipëria mbështet integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës

27/11/2026

Shishe uji e vezë drejt Ramës, Gjykata rrëzon përjashtimet e Bardhit e Balliut nga Kuvendi

27/11/2026

Eisenkot arrin marrëveshje me Yair Golan: Ju premtuam se do ta zëvendësonim Netanyahun!

27/11/2026

Beqiri për protestën e 28 Nëntorit: Berisha nxit dhunën, por pasojat ligjore do t’i vuajnë vetë protestuesit

27/11/2026

Kontrolle në Lushnjë e Fier, sekuestrohen 6 armë zjarri, e 2 maska silikoni. Në pranga 4 persona

27/11/2026

Stuhi të fuqishme dhe përmbytje në SHBA, anulohen paradat e Ditës së Falënderimeve

27/11/2026

Nga Kruja në Vlorë, nga Vlora në hashtag

27/11/2026

Veliaj, tjetër lëvizje nga burgu! Halit Valeti merr drejtimin e IMT-së së Tiranës

27/11/2026

Plani i Rritjes, Shqipëria merr fonde të tjera nga BE-ja, por Kosova dhe Serbia nuk përfitojnë!

27/11/2026

Si votuan tiranasit më 2023 dhe si votojnë sot

27/11/2026

Marta Kos: Qasje e re për integrimin, më shumë Europë para anëtarësimit! Ballkani Perëndimor të përfitojë nga tregu i përbashkët

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit
  • Prokuroria belge kërkon 10 vite burg për Alush Takën/ Kush është shqiptari që drejtonte “DHL-në e drogës”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.