• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Bardhi ‘trimërohet’ pas largimit të Ramës nga seanca: Prit thonjtë, lahu dhe pastaj…

18/11/2024
in Politikë
Bardhi ‘trimërohet’ pas largimit të Ramës nga seanca: Prit thonjtë, lahu dhe pastaj…

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ishte ai që i ktheu përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me bonusin e pensionistëve edhe pse kreu i qeverisë braktisi sallën pas fjalimit të tij.

Ai tha se bonusi është një shpërblim që çdo vend europian e jep në shenjë solidariteti. Por për Bardhin, Rama nuk e ka vjetor bonusin e fundvitit. Sipas tij, kreu i qeverisë e jep bonusin për efekt të zgjedhjeve.

“As bonusin e fundvitit nuk e ka vjetor. Prandaj në buxhetin që ka ardhur në vitin 2025 nuk parashikon bonus për fundvitin 2025 sepse nuk ka ndërmend ta japë. E ka thënë në 2020 për efekt të zgjedhjeve 2021 po e jep në 2024 për efekt të zgjedhjeve të 2025. Mendon se me këtë politikë do mashtrojë shtresën më në nevojë, shtresën e pensionistëve”, tha Bardhi.



Ai hodhi akuza ndaj qeverisë se buxheti është i përcaktuar për një dorë njerëzish dhe jo për qytetarët.

“Buxheti është për 5 individë dhe ti me ta e ke sqaruar gjerë e gjatë duke pirë raki e duke ngrënë qofte”, tha ai.

Më tej shtoi se gjatë fjalës së tij Rama nuk tha asgjë për buxhetin e vitit të ardhshëm. Megjithatë e paralajmëroi se nuk do të bien në kurthin e kreut të qeverisë. Këtu e kishte fjalën me retorikën e përdorur nga kryeministri drejt opozitës, ndërsa Bardhi tha se demokratët në parlament do të flasin për buxhetin e nuk do të bien në nivelin e tij.

“Në fakt do merremi me buxhetin se ndryshe nga këtu që je këtu për të sulmuar opozitën që të mbash me krimin e organizuar karrigen, ne jemi këtu për ti shërbyer qytetarëve. Prandaj nuk biem në nivelin tënd. Se kush është mbeturinë, se kush është i palarë, e se kush qelbet erë tre kilometra nga vendi që është atë e di çdo njeri që të ka takuar ty. Shko prit njëherë thonjtë, shko lahu, kurohu dhe pastaj hajde bëj kryeministrin e Shqipërisë”, tha Bardhi.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!