AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ish-deputeti i mohoi gjetjet e SPAK/ Zbardhet çfarë ndodhi në dëshminë me dyer të mbyllura të ish-deputetit Çyrbja

by SHT Media
15/11/2024
in Politikë
6
0
Ish-deputeti i mohoi gjetjet e SPAK/ Zbardhet çfarë ndodhi në dëshminë me dyer të mbyllura të ish-deputetit Çyrbja
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jurgis Çyrbja, ish deputet i PS ka përfunduar dëshminë në SPAK, pas disa orësh marrje në pyetje dhe është shoqëruar për në ambientet e paraburgimit.

Nuk dihet ende se çfarë ka deklaruar Jurgis Çyrbja në prani të prokurorit të posaçëm dhe gjykatës së posaçme. Burimet i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxa se në këtë seancë pyetjeje me dyer të mbyllura ka qenë i pranishëm edhe avokati i ish deputetit, Ilir Murati.
Gjatë ballafaqimit me gjykatën thuhet jo zyrtarisht se ish-deputeti i ka mohuar gjetjet e SPAK.

Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja u arrestua më 21 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai ra në pranga së bashku me Ahmet Mashën, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Mbi ish-deputetin rëndojnë veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Përmes aplikacionit SKY ai komunikoi informacion sekret me personazhe kriminalë në Durrës.
Pas akuzave për shpërdorim detyre dhe thirrjes në ambientet e SPAK, Çyrbja vendosi që ta linte më parë mandatin e deputetit.
Çyrbja gjithashtu akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me firmat që ka hedhur në 4 raste mbi pronësinë e gati 25 mijë metra katrorë tokë në zonën e Rrashbullit në Durrës. Hetimet ndaj tij lidhen me postin e drejtorit të Hipotekave në këtë qytet, një detyrë që e mbajti deri në 2017 kur edhe mori mandatin e parë në parlament.
I kallëzuar prej vitit 2021 nga deputeti Edi Paloka, ai këmbënguli se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se nuk kishte kompetenca të kontrollonte praktikat që i delegoheshin nga vartësit.
Detajet nga përgjimet e Sky Ecc:
Qindra qytetarë procedoheshin nga policia për ndërtime pa leje gjatë 2020, por jo kjo nuk mund të ndodhte ndaj kushëririt të të shumë kërkuarit Altin Hajri, i cili përmes Sky Ecc kërkonte ndërhyrjen e shefit të komisariatit.
Si garant Hajri dyshohet se kërkonte ndërhyrjen e Jurgis Çyrbes bëjnë me dije burimet që tregojnë se Altin Hajri premtonte se do t’i jepnin një kafe shefit.
Në një rast i shumë kërkuari shprehet i shqetësuar për arrestimin e dy personave për të cilët i kërkon deputetit të ndërhyjë tek policia për t’i liruar dhe për këtë premton se mund të paguheshin deri në 20 mijë eur që kunati të linte burgun. Ndërhyrjen e kërkonte tek zyrtarë të policisë së kohës.
Hajri shprehet i gatshëm që shefit i cili i kishte ndihmuar t’i merrnin masat me stil për dy kostume.
Ndërkohë që nuk mungojnë edhe bisedat për angazhim në zgjedhje pohojnë burimet e Top Channel që Çyrbja të ngjitej në listë.
Për votimet e 2021 Altin Hajri premton se do t’i jepte 3 duke shtuar më tej se numri tre ishin fshatrat: Rromanat Maskuri dhe Arapajl.
E ndërsa Spak po identifikon përdorues të tjerë të Sky si edhe njerëz me pushtet në Durrës të cilëve u përmendet emri me shkurtime, nuk mbeten në këtë dosje edhe njerëz të krimit.
Këta të fundit identifikuar si Plarent Dervishaj, Julian Mecaj apo Besim Huqi që kërkohej nga Spak interesohen për lëvizjet sekrete të policisë qe rezulton nga dosja se si tradhtoheshin nga eprorë ende të pazbuluar.
Në një rast tjetër një shtetas i identifikuar si Kreshnik Budlla bëjnë me dije burimet shkruan “çfarë të bëjmë punë s’kemi, në kërkim jemi” dhe që më pas pyet nëse forcat civile ishin të Tiranës apo Durrësit.
Në një episod tjetër ai që shkruan dyshohet se është Jurgis Cyrbja që në 6 në mars 2021 jep alarmin në Sky Ecc “në orën pesë vijnë ata të Tiranës lajmëro ça të kesh mundësi” e citojnë të jetë shprehur.



SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.