AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Pas kreut të SPAK, Berisha shpërthen edhe ndaj kryetares së KLP: Ti je njeri i krimit, ke turpëruar veten

by SHT Media
11/11/2024
in Politikë
6
0
Pas kreut të SPAK, Berisha shpërthen edhe ndaj kryetares së KLP: Ti je njeri i krimit, ke turpëruar veten
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi sot duke deklaruar se dënonte fyerjet dhe kërcënimet ndaj Altin Dumanin nga Sali Berisha, i cili një ditë më parë e etiketoi atë si “horr dhe llum”.

Pas deklaratës së KLP, Berisha ka reaguar sërish duke e quajtur Duamanin “mercenari i organizatës kriminale Skapi”. Ai ka sulmuar dhe kryetaren e KLP Mirela Bogdanin duke i thënë se “ka turpëruar veten dhe se është njeri i krimit”.

“Sot kryetarja e KLP-së, zonja Bogdani, e cila është kryetare e KLP-së, kandidatura e Arben Rakipit, e mafiozit, e kryemafiozit të Shkollës së Magjistraturës dhe xhelatit të Sigurimit të Shtetit, sot ka bërë një komunikatë pas sulmeve të ligjshme që unë me fakte, me dokumente kam bërë kundër Altin Dumanit, mercenarit të organizatës kriminale Skapi i partisë dhe BKH-së, kundër prokurorëve skapistë që i paguajnë qytetarët shqiptarë sa 70 pensionistë në muaj”, deklaroi Berisha nga dritarja e banesës.



“Zonja Bogdani, nuk të njoh dhe nuk e kam për mbarë që për njerëz që nuk i njoh, të flas. Por për deklaratën tënde, së pari duhet të siguroj çdo punonjës të institucioneve të Shqipërisë, që bëjnë punën me nder, që bëjnë punën me përkushtim, unë kam vetëm respekt dhe vetëm respekt. Por ti zonjë, që reagove sot, ti je skllave e Vath Stakës dhe Altin Dumanit.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, unë sot denoncova faktin se anëtari i KLP-së, favoriti i zonjës Bogdani, Vath Staka është një kriminel me çizme, i cili me urdhër të Taulant Ballës ka liruar 2 terroristë.

Terroristë u them sepse ata i vendosën tritolin për të ekzekutuar në publik Lulzim Kullën, paçka se ekzekutimi publik është një akt makabër dhe përreth tij mund të vriteshin kushedi sa të tjerë, sepse tritolin e kishin vendosur nën shalën e biçikletës. Zonjë, e ke kuptuar ti se çfarë ke bërë me deklaratën tënde të sotme? Ke turpëruar, ke implikuar veten se ke mbrojtur një kriminel të KLP-së. Ti nuk je njeri i ligjit, por je njeri i pilafit, je njeri i tarafit. Ti nuk je njeri i ligjit, ti je njeri i krimit. ,Shko pak merri dosjen e Lulzim Kullës. Shko e shihe se kush e urdhëroi anëtarin e KLP-së, dhe kërkon respekt. Turp të keni, po si mund t’u respektoj juve?

Prandaj fyerjet, poshtërimin, sulmet ndaj institucioneve i bëni ju që mbroni krimin dhe kriminelët dhe në vend që të falënderoni për denoncimin, lëshoni deklarata të diktuara nga Fatmir Xhafaj, nga Edi Rama, nga Llum Dumani, etj.

Çfarë je ti, KLP, që shkon si ushtare në komisionin Xhafaj, cilat janë lidhjet tua, thuaja shqiptarëve që të detyrojnë në komisionin e Geron Xhafës? Unë u them atyre që kanë votuar atë komunikatë, uniteti juaj është unitet në krim. Është unitet në mbrojtje të krimit. Është unitet në turpin e dheut. Ndaj dhe o mercenarë, mos mendoni se do mund të mbani në këmbë këtë regjim me vetëposhtërimin që i bëni vetes dhe institucionit që drejtoni. Edhe njëherë, ju falënderoj me mirënjohje”, tha ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.